Rroga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rroga është sasia e të hollave e dhënë si kundërvlerë për orë pune. Varësisht nga marrëveshja në mes të punë marrësit dhe punëdhënësit rroga jepet për disa orë brenda ditës ose muajit. Zakonisht për marrëveshjet afatgjata rrogat jepen për orët dhëna të punës brenda një muaji dhe thirren rroga mujore, mirëpo në feudalizëm, kapitalizëm dhe sistemet tjera ku sindikata nuk janë të plotfuqishme rrogat jepen edhe për disa orë të dhëna pune brenda ditës apo javës.

Gjatë kohës së sistemeve klasike socialiste termet për punëmarrësin, të angazhuarin dhe rrogëtarin janë përdorur në një nivel si të punësuar apo punëmarrës.

Sikurse Paga edhe rroga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.