Sam & Cat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sam & Cat
Logo
Logo
Titulli alternativ Sem dhe Ket
Zhanri Teen Sitcom
Krijuar nga Dan Schneider
Aktrojnë Jennette McCurdy
Ariana Grande
Cameron Ocasio
Maree Cheatham
Kompizitori i intros Michael Corcoran
Intro "Just Fine" nga Michael Corcoran
Shteti USA
Gjuhë(t) Anglisht
Sezona 1
Episode 33
Prodhimi
Producent(ët) ekzekutiv Dan Schneider
Kohëzgjatja 23 minuta
Studio(t) Schneider's Bakery
Nickelodeon Productions
Transmetimi
Formata e figurës 1080p (HDTV)
Transmetimi origjinal 8 Qershor 2013

Sam & Cat është një Sitcom amerikan për adoleshentë që doli në 8 Qershor 2013. Seriali është një crossover spin-off midis iCarly dhe Victorious. Në këtë serial luajnë Jennette McCurdy si Sem Puket (nga iCarly) dhe Ariana Grande si Ket Valentin (nga Victorious). Vajzat u njohën nga një aventurë shumë e rrezikshme dhe ato u bënë shoqe të ngushta. Ato filluan të punojnë si dado dhe hapën biznesin e tyre në Los Angeles.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Sem Puket (Jennette McCurdy) ka udhëtuar në zonën veriore të SHBA që kur iCarly mbaroi. Ajo shkon në Los Angeles me motorin e saj të zi. Ajo sheh Ketin (Ariana Grande) që bie mbi një makinë mbeturinash dhe Semi detyrohet që ta shpëtojë. Ato bëhen shoqe dhe pasi gjyshja e Ketit shkon në një azil për pleq, Keti e detyron Semin të bëhet shoqja e saj e dhomës. Për të dalë në temë, ato hapin një biznës kujdesi për fëmijë dhe të qeshurat nuk kanë fund në aventurat e tyre. Gjithashtu, dikush që është po aq i rëndësishëm në jetën e tyre është Daisi, komshiu i tyre, dhe Nona, gjyshja e Ketit.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e aktorëve[redakto | redakto tekstin burimor]
Personazhi Aktori
Sem Paket Jennette McCurdy
Ket Valentajn Ariana Grande
Dais Cameron Ocasio
Nona Maree Cheatham
Gumer Zoran Korach
Personazhet kryesorë[redakto | redakto tekstin burimor]
  • Sam Puket -- Ajo është një vajzë agresive, një vajzë si djalë. Është bjonde dhe ishte shoqja e ngushtë e Karlit në iCarly. Ajo ka një motoçikletë të zezë dhe tani vjen si shoqja e ngushtë e Ketit. Asaj i pëlqejnë shumë shakatë dhe gjithmonë tallet me të tjerët. Nëse ngatëroheni me të, ose nëse i thërrisni "zemër" ajo do ju rrajë. Mbajeni mend.
  • Ket Valentin -- Ajo është më e urta dhe më budallqja në të gjithë botën. Ka një zë që e bën gjithmonë të pafajme dhe gjithmonë flet për vëllain e saj që bën aventura. Kjo është Ket, e cila shkon në Hollivud Arts dhe ka një zë të mahnitshëm për të kënduar. Gjyshja e saj, Nona shkon në azil dhe ajo ngelet vetëm, kështu që Semi bëhet shoqja e saj e shtëpisë. Mund të shihni në dhomën e saj një fotografi të profesorit të saj të aktrimit në Hollivud Arts, Sikouitzi.
  • Dais -- Ai është një djalë i vogël me flokët kaçurela dhe që kanë marrë një formë të çuditshme. Ai përpiqet që të bjë para në mënyra të ndryshme si përshembull: të shesë flokët e VIP-ave, të bëhet menaxher etj. Ai është komshiu i Semit dhe Ketit dhe gjithmonë përpiqet që të kalojë shumë kohë me to.
Personazhet dytësorë[redakto | redakto tekstin burimor]
  • Nona -- është gjyshja sportive dhe e gëzuar e Ketit. Ajo jetonte me Ketin derisa erdhi Semi, e cila e dërgoi atë në azil. Në azil ajo ndjehet më mirë dhe rri me njerëz të moshës së saj. Gjithmonë është e ëmbël me të tjerët dhe përpiqet që edhe në azil të bëjë lojëra si bingo. Kur Semi flinte në divan, Nona ecte në gjume dhe e mbyllte Semin në divan, prandaj ajo e dërgoi atë.
  • Maksi, Kloja dhe Darbi -- janë fëmijët të cilët kujdeseshin nga Nona. Më pas, Semi dhe Keti kujdesen për ta. Në episodin #DyShoqet (#Pilot) ata janë fëmijë që vetëm lëvizin dhe të lodhin kokën. Ata i ndiqte një polic kur po mundoheshin të merrnin hamburgera.
  • Gumer -- është një boksier më budalla se Keti. Ai gjithmonë qesh dhe e di se është budalla. Menaxheri i tij është Daisi (përpiqet të marrë para) dhe ata të dy shkojnë shumë bashkë. Gumeri gjithmonë e dëgjon Daisin dhe bën siç i thotë ai.
Personazhet e ftuar[redakto | redakto tekstin burimor]
  • Rubi & Guen -- janë dy vajza angleze që janë shumë të këqija. Ato janë "hajdute" dhe gjithmonë ia u hedhin të tjerëve. Në fillim duken të sjellshme dhe shumë pak të këqija, por kjo është maska e tyre. Ato i vjedhin Daisit 500 dollarë dhe Ketit i vjedhin biçikletën. Në një lojë bingo që organizoi Semi në azil, morrën pjesë edhe dy vajzat britanike, ku Semi ia u mori 500 dollarët dhe biçikletën.
  • Sikouitz -- është profesori i aktrimit në shkollën e Ketit. Ai është pak i çuditshëm dhe gjithnjë i ve nxënësit e tij në prova. Ai gjithmonë e godet Ketin me një top në kokë kur ajo flet dhe gjithmonë hyn në klasë nga dritarja.
  • Lavern De Fazio & Shirli Finei -- janë krijuesit e shfaqjes "SalmonKet" të viteve '70.
  • Elizabeth Gillies -- Xhejd, një nga shoqet e Ketit në Hollywood Arts.
  • Matt Bennet -- Robi Shapiro, një nga shokët e Ket në Hollywood Arts.
  • Lane Napper -- Lejn Aleksandër, një mësues tjetër në Hollivud Arts.

Episodet[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni Nr. i episodeve
Sezoni 1 40
Sezoni 2

Produksioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Në datën 3 Gusht të 2012, kanali Nickelodeon prezantoi serialin spin-off të Victorious dhe iCarly të krijuar nga Dan Schneider. Episodi Pilot u urdhërua në Gusht të 2012. Seriali u zgjodh të kishte 20 episode për sezonin e parë në Nëntor të 2012 që të dilte si premierë në Qershor. Seriali hyri në produksion në Janar 2013. Seriali nisi më 8 Qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më 11 Qershor u urdhërua që seritë të dyfishoheshin, nga 20 episode do të bëhen 40 episode vetëm për sezonin e parë.

URL-të që të çojnë në samandcat.nick.com[redakto | redakto tekstin burimor]

  • samandcat.com
  • snortch.com
  • charityosity.com

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Website zyrtar
Sam & Cat në Nick.com
Sam & Cat në Internet Movie Database
Sam & Cat në TV.com
Sam & Cat's Super Rockin' Fun Time Babysitting Service