Selma Lagerlöf

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf Nobel prize medal.svg
Selma Lagerlöf.jpg
Ditëlindja: 20 nëntor 1858
Vendlindja: Östra Ämtervik, Suedi
Ditëvdekja: 16 mars 1940
Vendvdekja: Östra Ämtervik Suedi
Nënshtetësia: Suedeze

Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf (Östra Ämtervik, 20 nëntor 1858 - Mårbacka, 16 mars 1940), shkrimtare suedeze.

Është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1909, njëherit femra e parë që fiton këtë çmim për punën e vet letrare. Në vitin 1914 bëhet anëtarja e parë e akademisë Suedeze, trupë e cila e ndanë shpërblimin e përmendur.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Motivet qendrore dhe përsonazhet e veprave të saj janë pasqyrim i Suedisë, kryesisht krahina e lindjes Värmlandi, a është inspiruar edhe nga jeta në Italinë jugore, Palestina, socijalizmi modern, legjendat e vjetra të veriut. Bota e ngjarjeve dhe personazhet sillen rreth dashurisë, vdekjes, të keqes dhe të mirës. Arriti ti harmonizojë krishtenizmin dhe socijalizmin. Stili i saj është lirik, i thjeshtë dhe i kuptueshëm.

Vepra e parë është Gösta Berling (Gösta Berlings saga) e botuar më 1891. Në te, me elemente fantastike, përshkruhet jeta në krahinën Värmland në shekullin 19-të.

Romani Qudia e antikristit (Antikrists mirakler) nga 1897 me të cilin mundohet ti pajtojë krishtenizmin dhe socializmin i solli pranueshmëri të plotë. Me udhëtimin në Palestinë inspirohet për krijimin e romanit voluminoz Jerusalemi, I, II (1901-02). Në te përshkruan sektin fetar të krahinës suedeze Dalarna e cila udhëton në Jeruzalem për të formuar zanafillën.

Krshtenizmi është temë edhe në tregimet për fëmijë në Legjenda për Krishtin (Kristus legender).

Në atdheun e vet edhe sot, kryesisht është e njohur si autore e librave për fëmijë "Udhëtimi i çuditshëm i Nilsa Holgersonit nëpë Suedi", I, II (Nils Holgersons underbara resa genom Sverige, 1906-07). Veprën e ka shkruar me porosi, me qëllim për rritjen e vetëdijes për mësim në gjeografi në shkollën fillore. Gjenerata të suedezëve janë ndikuar nga njohja e parë për atdheun e vetë, me djaloshin Nils, i cili shëtiti atdheun me shotën fluturuese.

Jashtë Suedisë është pak e njohur me angazhimin për të drejtat gjinore; e posaçërisht për të drejtat e grave.

Me fillimin e Luftës së dytë botërore, kur Bashkimi Sovjetik pretendoi në Finlandë e cila historikisht ishte më e afërt me Suedinë se sa me Rusinë, Qeverisë finlandeze i dërgoi medaljen e vet të Nobelit, që financiarisht ti ndihmojë. Nga ky gjest i prekshëm, anëtarët e Qeverisë shumën e parave e siguruan në tjetër mënyrë, por në shenjë falënderimi, ia kthyen pronares së vetë.

Vdiq në në mars 1940, në pronën e saj në Mårbacka, në krahinën Värmland.


Pesëdhjetë vite më vonë, më 1991 Suedia lëshon në qarkullim bankotën 20 kruna, me portretin e saj.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gösta Berling (Gösta Berlings saga), 1891
  • Osynliga länkar, 1894
  • Antikrists mirakler, 1897
  • En herrgårdssägen, 1899
  • Jerusalim (Jerusalem), 1901-02
  • Herr Arnes penningar, 1904
  • Legende o Kristu (Kristuslegender), 1904
  • Nils Holgerssons underbara resa genom Sverige, 1906-07
  • Liljecronas hem, 1911
  • Körkarlen, 1912
  • Kejsarn av Portugallien, 1914
  • Troll och människor, 1915.-21
  • Bannlyst, 1918
  • Mårbacka, 1922
  • Löwensköldska ringen, 1925
  • Charlotte Löwensköld, 1925
  • Anna Svärd, 1928
  • Ett barns memoarer, 1930
  • Dagbok för Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf, 1932
  • Höst, 1933
  • Från skilda tider, 1943

Në gjuhën shqipe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Selma Lagerlöf