Shën Augustini

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Shën Agostini të bashkohen në një artikull të vetëm. ?
Shën Augustini i Hiponit sipas Sandro Botticellit

Shën Augustini i Hiponit (13 nëntor 354 - 28 gusht 430) ishte filozof, teolog dhe peshkop i qytetit të Hiponit në Afrikën Veriore. Cilësohet si njëri ndër mendimtarët më të mëdhenj të historisë dhe teologët më të rëndësishëm të krishterë. Është i njohur për përkufizimet e mëkatit, luftës së drejtë, të ligës etj.

[redakto] Biografi

Shën Augustini u lind në një familje të shtresës së mesme në Tagaste të Algjerisë, atëherë pjesë e Perandorisë Romake. I ati i tij, Patriku, ishte pagan, ndërsa e ëma e krishterë, Monika, i bëri shtytje më të madhe për ta përqafuar krishterimin.

Në kohën e Shën Augustinit Afrika e Veriut kishte dhënë shumë mendimtarë dhe njerëz të rëndësishëm të krishterimit, ndërsa në Perandorinë Romake vetëm sa ishte zyrtarizuar krishterimi si fe. Augustini u dërgua nga prindërit për studime në Kartagjenë, atëherë një qendër e rëndësishme administrative e kulturore. Atje ai u njoh me filozofë të mëdhenj si Ciceroni etj. dhe i parashtroi vetes detyra të rëndësishme akademike.

Ndonëse u rrit nga e ëma si i krishterë, Augustini vetë praktikonte besimin manikaist, sipas teorive të së cilit zbehej fuqia e Zotit. Augustini e pranoi krishterimin vetëm në moshën 33 vjeçare gjatë një qëndrimi të shkurtër në Itali. Kur kthehet në Afrikë, si rrjedhojë e respektit të madh që gëzonte në popullatën e gjerë, shugurohet prift menjëherë. Augustini kishte frikë se detyrat e priftit do ta pengonin atë në zhvillimin e mendimeve në filozofi, ndonëse gjatë kësaj kohe ai qëndroi si njeri i afërt i peshkopit të Hiponit dhe e trashëgoi këtë pozitë pas vdekjes së tij. Peshkopët e krishterë atëherë kishin ndikim të gjerë jo vetëm në çështje fetare, por edhe ato të përditshmërisë politike, shoqërore e kulturore.

[redakto] Ndikimet, shpjegimet dhe teoritë

Në majë të hierarkisë qëndron Zoti dhe gjithçka është e orientuar kah Ai. E liga rrjedh kur gjërat prishin këtë rend dhe orientohet tjetërkah.

Augustini ishte filozof platonik, i një brezi të ri të platonistëve, për arsye se besonte në filozofi si mënyrë të jetesës. Para konvertimit në të krishterë ishte manikaist, ndërsa me pranimin e besimit të ri ai forcoi besimin pelgianist (sipas murgut Pelag) se vetëm me hir të Zotit njerëzit mund t’iu shmangen mëkateve dhe se njerëzit nuk janë aq të fuqishëm.

Në pikëpamje teleologjike, Augustini besonte se gjithçka orientohet drejt Zotit si qëllim përfundimtar. Këtë e shprehte edhe në lutjen: “Zemrat janë të shqetësuara derisa prehen në Ty [Zot].” Augustini mendonte se çdo qëllim tjetër do të jetë zhgënjyes, ndërsa Zoti jo.

Augustini ndërtoi shpjegimin e të ligës përmes qëndrimit se “rendi dhe mirësia janë të pandara nga krijesa”. Ai ofron në shpjegime shtesë hierarkinë e rendit, ku Zoti është në majë. Meqë Zoti është krijues i gjithçkaje, Augustini argumenton se çdo krijesë është e mirë dhe e liga shkaktohet vetëm kur gjërat dalin nga vendi i caktuar që kanë në hierarkinë e rendit.

Augustini vazhdon përpjekjet e Sokratit, Platonit e Aristotelit për të përkufizuar dhe shpjeguar fenomenin e vullnetit. Ai definon vullnetin si një dashuri a dëshirë në njerëz e engjëj që lidhet për objektin e dashurisë. Sipas tij, meqë shpirti përqendrohet në gjërat që i do, ato gdhendin jetën. Përmes mendimeve të tij rreth vullnetit, Augustini arrin te përkufizimet se “e liga është humbje e së mirës” sikur sëmundja që është humbje e shëndetit dhe se “mëkati është drejtimi i gabuar i vullnetit”, pra jo drejt Zotit.

Duke analizuar më tej vullnetin mëkatar, Augustini ngre nocionin se vullneti është i lirë, por duke u larguar nga Zoti, bëhet skllav i objektit të ri dashurisë. Kështu, duke u larguar nga Zoti dhe duke u përqendruar në para, njeriu bëhet skllav i pasurisë. Këtu kemi të bëjmë me një hierarki të re të përkohshme sepse gjithçka që nuk është e orientuar drejt Zotit është e prirë të dështojë. Augustini vetë ofron si shembull Perandorinë Romake jo të krishterë, që kishte në majë të hierarkisë madhështinë romake dhe për atë arsye nuk mund të ekzistonte pambarim dhe u desh të dështojë.

[redakto] Shih dhe këtë