Shën Naumi (manastir)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Svetinaum.jpg

Shën Naumi manastir në Maqedoni ne kufi me Shqipërine. Nga 1912 der 1925 i përkiste Shqipërisë. Mbreti shqiptar Zog(olli) që erdhi sërisht në fuqi në dhjetor të 1924 përmes një puçi me trupat jugosllave dhe të rusëve të bardhë ia fali mbretërisë jugosllave.[Cito burimet]

Manastiri duhet të jetë ndërtuar në vitin 905 ndofta nga Shën Naumi. Flitet që Shën Naumi të jetë varrosur në kishë. Shpesh si pasojë e mistifikimit është menduar se kisha ka rezistuar që nga koha e Shën Naumit por gjatë sundimit otoman ajo është shkatërruar dhe ndërtuar sërish.

Përshkrime[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimi grekobizantin në pjesën jugore te kapelës së varrit shkruan se ne kohën drejtuesit të manastirit (Hieromonachos) me emrin Stefan, më 13 qershor 1800 piktori Tërpo nga Korça përfundoi pikturimin e kapelës ( Tërpo ka qenë biri i Konstandinit .Konstandini vetë ka qënë “ një mjeshtër prijës i dioqezës së Ohrid në mesin e shekullit 18.”) .

Ikonat e fronit, ndoshta nga nga ikonat e festave të zonës së parë e të dytë të ikonostasit janë në piktori Konstandin nga Korça të vitit 1711 këte e dëshmon edhe firma e piktorit Konstandin në ikonat e erzengjëllit, mëma e zotit Eleusa, dhe Jesu krishti .