Shqiponja e malit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
| Shqiponja e malit
Adult Golden Eagle (North American subspecies)Aquila chrysaetos canadensis
Adult Golden Eagle (North American subspecies)
Aquila chrysaetos canadensis
| Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Nënklasa: Neornithes
Infraklasa: Neognathae
Mbirendi: Neoaves
Rendi: Accipitriformes
Familja: Accipitridae
Gjinia: Aquila
Speciet: A. chrysaetos
Emri binominal
Aquila chrysaetos
(Linnaeus, 1758)
Light green  = Breeding only Blue = Wintering only  Dark green = All-year
Light green = Breeding only
Blue = Wintering only
Dark green = All-year
Sinonimet

Falco chrysaëtos Linnaeus, 1758

Gjatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

76-89 cm, krahët e hapur: 190-227 cm.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Zog mishngrënës shumë i njohur. Ndeshet rëndom në zonat malore të rajonit. Ka aftësi të mëdha fluturuese dhe shpejtësi të madhe manovrimi. Dallohet lehtë edhe në distanca të largëta falë qafës së gjatë, bishtit të gjatë dhe të gjerë si dhe gjatësisë së krahëve. Të rriturit kanë pupla të verdha në qafë dhe në kokë dhe janë krejtësisht bojë kafe, me shirita të zbehtë në pjesën e sipërme të krahëve. Të vegjlit kanë njolla të bardha në krahë dhe në bazën e bishtit, çka i bën lehtësisht të dallueshëm nga të rriturit.

Përhapja dhe habitati[redakto | redakto tekstin burimor]

Parapëlqejnë mjediset malore dhe shkëmbinjtë.

Riprodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Riprodhohet në shkëmbinj dhe në pemë. Femra pjell dy vezë, me pulla kafe-në të kuqe. Folezimi nis në prill dhe ngrohja e vezëve zgjat afro gjashtë javë. Shpesh vetëm një nga të vegjlit u mbijeton 11 javëve të para, dhe arrin të rritet plotësisht.

Ushqimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Përbëhet kryesisht nga lepuj dhe thëllëza, por dhe nga bagëti të ngordhura, gjitarë të vegjël dhe kërma.

Zëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Në trajtën e kuisjeve”kjek-jek-kjek...”.