Shtypi me tampon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtypi me tampon është mënyrë indirekte e shtypit të thellë. Forma e shtypit punohet me rrugë fotokimike në klishe në të cilën formohen thellësira (elementet e shtypit) në të cilat vendoset ngjyra. Në fazën tjetër rakelli i çeliktë në formë të thikës e tërheq ngjyrën nga sipërfaqja e klishesë, ashtu që e njëjta mbetet vetëm në thellësira. Tamponi gjatë lëvizjes e merr ngjyrën nga thellësitë dhe e transferon në bazën në të cilën shtypet.

Koha në mes të marrjes dhe dorëzimit të ngjyrës ka ndikim të madh në kualitetin e shtypit dhe e kufizon shpejtësinë e shtypit, posaçërisht te shtypi me ngjyra e lagët në të lagët . Kjo do të thotë se shtresa (filmi) e ngjyrës të cilën e merr tamponi duhet ngadalë të teret në sipërfaqe të tamponit, me të cilën krejtësisht transferohet në material për shtyp.

Shtypi me tampon hapë mundësi të reja me të cilin me shtyp tradicional nuk ka mundësi të shtypen. Sitoshtypi me etiketë vetëngjitëse është mënyrë ku vetëm pjesërisht zgjidhet problemi i dekorimit të një objektit. Dhe në kundërshtim me këtë, trendi i zhvillimeve kushtëzon njohjen e prodhimeve në bazë të vlerësimit dhe pamjes vizuale, që veçanërisht i jep prioritet kësaj mënyre të shtypit.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdorimi praktik i tamponit për shtyp është i pa kufizuar, sidomos në ato baza ku nuk mund të kryhet shtypi me teknikat themelore. Prandaj mënyrat tjera praktikisht janë të shtrënguara për nga kufizimet në përdorim. Sot nuk ka fushë të industrisë ku nuk shfrytëzohet shtypi me tampon. Dhe një shikim sado i vogël për këtë gjithsesi do të arsyetohet.

Kjo mënyrë e shtypit shndërrohet në prijëse në fushën e shtypit: mjeteve, mjeteve për auto, elementeve të kompjuterit, elektro pjesëve, foto mjeteve, elektronikë, mallrave për amvisëri, shtyp në xham dhe qeramikë, mallra për kozmetikë, mjeteve për mjekësi, mjeteve matëse dhe optike, lojërave, mallrave sportive, amballazhës, pjesëve në industrinë e orëve, materialeve reklamuese, armëve, aleteve etj.