Skeleti i njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skeleti i njeriut

Skeleti është tërësia e kockave të trupit, të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Boshti i skeletit përfshin kockat e fytyrës, të kafkës dhe të shtyllës vertebrore, dhe kafazi i krahërorit ku qëndrojnë brinjët. Skeleti lidhet me gjymtyrët e sipërme me anë të brezit të legenit. Çdo pjesë e skeletit përmbush një funksion të caktuar: kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet jetësore, kurse kockat e gjymtyrëve bëjnë të mundur lëvizjet e shumëllojshme, kontribuojnë në qëndrueshmërinë e trupit, bëjnë të mundur ecjen si dhe kapjen e shtrëngimin e objekteve.

Kockat[redakto | redakto tekstin burimor]

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla - ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta. Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi.Njeriu leviz me ane te sitemit lokomotor.Zakonisht lidhet me sutura kerce dhe nyje.Skeleti i trupit perbehet nga shtylla ruazore derrasa gjoksore dhe brinjet.

Skeleti i njeriut[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeleti
1.1 Eshtrat
1.2 Kyçet
1.3 Kafka
1.3.1 Nofulla
1.4 Vertebra
1.5 Kafazi i kraharorit
1.6 Gjymtyrët e sipërme
1,6,1 Shpatulla
1.6.2 Krahu
1.6.3 Parakrahu
1.6.4 Gishtat e dorës
1.7 Gjymtyrët e poshtme
1.7.1 Legeni
1.7.2 Kofsha (femuri) e njeriut
1.7.3 Gjuri i njeriut
1.7.4 Gishtat e këmbës

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]