Spini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ne fizike dhe kimi, spini është një tip momenti këndor me tipare jo klasike, i cili konsiderohet si veti themelore e trupit në ndryshim nga momenti këndor orbital, i cili jep lëvizjen e qëndrës së masës rreth një pike të jashtme. Spini i një thërrmije në thelb përfaqëson drejtimin e rrotullimit të saj rreth një boshti të caktuar, i cili në vetvete mund të përdoret për të përcaktuar magnetizimin e vetë thërrmijes.[1] Edhe pse kjo veti speciale shpjegohet vetëm në mekanikën kuantike relativisteDirakut, ajo luan nje rol shume të rëndësishëm edhe në mekaniken kuantike jo-relativiste, psh., vetia përcakton strukturën e atomit.

Ne mekanikën klasike, cdo moment këndor i spinit për nje trup lidhet ne menyre te drejtperdrejte me rrotullimin perreth vetes, psh, rrotullimi i trupit rreth qendres se mases se vet. Per shembull, spini i Tokës është i lidhur me rrotullimin e saj te përditshëm rreth boshtit polar. Nga ana tjeter, momenti kendor orbital i Tokës është i lidhur me lëvizjen e saj vjetore rreth Diellit.

Në të vërtetë, në teorite klasike nuk ka një analog te drejtëpërdrejtë te vetisë vetjake te grimces qe ne mekaniken kuantike merr emrin spin. Koncepti i kesaj vetije jo klasike te therrmijave elementare u propozua ne 1925 nga Ralph Kronig, George Uhlenbeck, dhe Samuel Goudsmit; duhet thene se emri kryesor qe lidhet me fenomenin e spinit ne fizike eshte Wolfgang Pauli.

Shenime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ - RHIC. Vizituar në 6 korrik.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Griffiths, David J.: Introduction to Quantum Mechanics (2nd ed.). Prentice Hall 2004, ISBN 0-13-111892-7


  • Shankar, R.: chapter 14-Spin. In: Principles of Quantum Mechanics (2nd ed.). Springer 1994, ISBN 0-306-44790-8
  • Lawden, Derek: The Mathematical Principles of Quantum Mechanics. Dover 2005, ISBN 0-486-44223-3


Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]