Stampa:23 maj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • 1568 - Holanda shpall pavarësinë në Spanja.
  • 1701 - Pasi dënohet për pirateri dhe vrasje, William Moore, apo siç njihej "Kapiteni William Kidd" varet në Londër.
  • 1805 - Napoleon Bonaparte kurorëzohet mbret i Italisë në katedralen e Milanit.
  • 1846 - Meksika shpall luftë mbi Shtetet e Bashkuara.
  • 1813 – Lideri amerikanojugor i pavarësisë, Simon Bolivar, hyn në Merida, duke filluar okupimin e Venezuelës dhe shpallet El Libertador (“Çlirimtari”).
  • 1915 - Lufta e Dytë Botërore: Italia bashkohet me Aleatët pasi që ata shpallin luftë mbi Austro-Hungarinë.
  • 1929 - Lëshohet filmi i parë vizatimor me fjalë, Mickey Mouse.
  • 1949 - Themelohet Republika Federale e Gjermanisë
  • 1951 – Tibetianët nënshkruajnë marrëveshjen shtatëmbëdhjetëpikëshe për çlirimin paqësor të Tibetit.
  • 1977 – Më shumë se 100 fëmijë dhe gjashtë mësues janë marrë peng në një shkollë fillore në Holandën Veriore.
  • 1998 – Marrëveshja e së Premtes së Mirë pranohet në një referendum në Irlandën Veriore me 75 për qind të vota pro.
  • 2006 – Vullkani i Alaskës, Mali Cleveland, shpërthen.