Struktura etnike kombëtare e popullsisë se Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e përbejnë shqiptaret, maqedonasit dhe 22 nacionalitete dhe 4 bashkësi etnike te cilëve nuk u është pranuar statusi i nacionalitetit.

Shqiptaret janë popuj autokton ne Maqedoni, bashkë me greket janë popuj me te vjetër te Ballkanit, për numrin e shqiptarëve ne Maqedoni është manipuluar prej kohërave, manipulohet edhe sot, qëllimi kryesor është se si këtë numër te kësaj popullate ta mbaje "pakice".

Ne te dhënat statistikore te vitit 1912 theksohet se ne Maqedoni kane jetuar 136.752 shqiptare. Një te dhëne te tille e demanton një demograf bullgar M. Selischef duke thëne se ne Maqedoni ka pas 194.195 shqiptare (57.443 shqiptare me pak se ne regjistrimet shtetërore). Ne vitin 1912-1913 te dhënat nga Perandoria Turke japin numrin e popullsisë shqiptare ne territorin e Maqedonisë si : Tetova, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kosove, Ohër, Prilep, Resnje, dhe Manastir kane jetuar 230.357 shqiptare. Ne vitin 1900 ka pas 52.000 torbesh, ne vitin 1921 nuk jepen te dhëna për këtë popullate. Sipas regjistrimit te vitit 1948 ne Maqedoni jetojnë 197.524 shqiptare, ndërsa sipas regjistrimit te vitit 1953 ne Republikën e Maqedonisë ka pasur 162.524 shqiptare (Koha e Rankoviçit, shpërngulja e shqiptarëve për ne Turqi), sipas regjistrimit te vitit 1994 ne Maqedoni kane jetuar 441.104 shqiptare qe nuk është reale për shkak se prej 260.000 nxënësve te përfshire ne shkolla 8-vjeçare afër 87.000 ose 33,5 % kane qene nxënës qe e kane ndjekur mësimin ne gjuhen shqipe, pra janë shqiptare. Në Konferencën për shtyp në presqendrën ne Beograd Ante Popovski pohon se në Maqedoni ne vitin 1981 ka pasur 600.000 shqiptare. Nisur nga kjo e dhëne e Ante Popovskit mund te vijmë ne përfundim se me një shtim natyral prej 24 promilave tek shqiptaret e këtij vendi na del se ne regjistrimin e vitit 1991 ne Maqedoni kane jetuar 744.000 shqiptare, ose 33 % i numrit te përgjithshëm te popullsisë se Maqedonisë.

Në vitin 1994 me shtimin natyror 20 promila ne Maqedoni kane jetuar 788.640 shqiptare ose 35 % e popullsisë se përgjithshme te Maqedonisë. Sipas regjistrimit te vitit 2001-2002 ne Maqedoni kane jetuar 509.038 shqiptare qe nuk është aspak reale pasi ne vitin 1991 e deri ne vitin 2002 me shtim natyror 18 promila numri i shqiptarëve ka arrit ne 802.296 shqiptare ose 35 % e numrit te përgjithshëm te popullsisë ne Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.