Demografia e Turqisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lëvizja e popullsisë nga vitim 1961 deri 2002
Struktura e pop. sipas gjinisë dhe moshës

Turqia është e banuar nga turqit, kurdët, shqiptarët, boshnjakët, arabët dhe të tjerë.

Turqia në vitin 1927 kishte 13.6 milion banorë, ndërsasipas regjistrimit të fundit të bërë në vitin 1997 kishte 62. million banorë, në vitin 2009 vlerësohet t,i ketë 76,805,524 banorë. (qershor 2009 .)[1]

Lëvizja e popullsisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Për 78 vjetësh ( 1927-2005) popullsia e Turqisë është rritur për 5 herë që tregon për shtimin trelativisht të lartë të popullsisë dhe imigrimin prej viseve dhe vendeve rreth saj (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Bullgarisë e ish BRSS-së). Shtimi natyror i popullsisë në fund të dekadës së tetë ishte 19.7 ‰ lindshmëria 27.4 ‰ dhe vdekshmëria 7.7 ‰, ndërsa gjatë dekadës së nëntë ishte rreth 15 ‰.


Vite numri i banor.
1935 16.158.018
1940 17.820.950
1945 18.790.174
1950 20.947.188
1955 24.064.763
1960 27.754.820
1965 31.391.421
1970 35.605.176
1975 40.347.719
1980 44.736.957
1985 50.664.458
1990 56.473.033
2000 67.844.903
2007 70.586.256

struktura kombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas të dhënave të vitit 1990,:

turqit përbënin 70-75% të popullsisë ,

kurdët 18%

arabët 2%,

çerkezët 0,5%

dhe 9-10% të tjerë ( vlerësim 2008).[2]

Shqiptarët nuk janë shënuar në rezultatet zyrtare, pasi që ata janë regjistruar si turq, edhe pse numri i tyre nuk është i vogël dhe gjenden në shkallë të ndryshme të asimilimit.

Shqipatrët në Turqi mund të vlerësohen së paku 1.3-3.5 milion banorë (0.5%-2%), të vendosur më shumë në pjesën evropiane dhe të përparme të Azisë, më shumë në qytete më pak në fshatra. Gjuha turke përdoret në 90% të popullsisë si gjuhë e parë dhe e dytë, pastaj vjen gjuha kurde (15%), arabe 2% etj. Pjesa dërmuese e popullsisë është e fesë islame (99%) sunit dhe 15-25% alavit, ka pakica të krishtera dhe ebreje.

shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Demografia e Turqisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/tu.html
  2. ^ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/tu.html