Demografia e Shqipërisë
Shqipëria ka 3.302.960 banorë. Shqiptarët jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 1.9 mil., mbi 600.000 jetojnë në Greqi, 800.000 në Maqedoni dhe gati 100.000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Komuna nën administrimin Serbë). Në Itali,500.000 afër 300.000 arbëreshë, 1.000.000 në SHBA dhe mbi 5.000.000 shqiptarë në Turqi. Shqipëria ka minoritet e veta, deri në vitin 1990 afërsisht mund të kenë qenë rreth 25.000 minoritare grekofone të shpërndarë në Shqipëri dhe kryesisht në zonat minoritare të qyteteve të Sarandës, Vlorës dhe të Gjirokastrës. Përveç minoritetit grek në Shqipëri, ekzistojnë edhe minoritete të tjera, të cilat janë:
Përmbajtja |
[redakto] Rritja e popullsisë
| Popullsia në Shqipëri [1] | |
|---|---|
|
2010 |
3,195,000 |
| Popullsia në Shqipëri | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Banorë | |||
| 2010 | 3.550.000 | |||
| 2001 | 3.073.734 | |||
| 1989 | 3.182.400 | |||
| 1979 | 2.590.600 | |||
| 1969 | 2.068.200 | |||
| 1960 | 1.626.300 | |||
| 1950 | 1.218.900 | |||
| 1945 | 1.122.000 | |||
| 1930 | 833.600 | |||
| 1923 | 814.400 | |||
[redakto] Minoritetet
[redakto] Minoriteti Grek
Sipas të dhënave zyrtare pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqipërise është pakica greke,por ne realitet minoriteti me i madh ne vend është minoriteti jevgjit. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokaster, 35 fshatra te Sarandes, 16 fshatra te Delvines dhe 3 fshatra te Permetit. Pakica kombetare greke është pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se ceshtja e pakicave kombetare ne Shqipëri ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me pakicen greke.
[redakto] Minoriteti Arumun
Ky është minoriteti i dyte per nga numri pas egjiptianeve,kurse minoriteti i trete është ai grek.Vendobanimet e komunitetit vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori dhe Iliri. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha aspektet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë kontributin e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.
Vllehët/arumunët zyratarisht në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik. Poullësia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Komuniteti ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literature.
[redakto] Minoriteti evgjit (Egjiptianët, jevgjitët, evgjitët)
Numëron rreth 300.000-350.000 veta dhe është i shpërndarë kryesisht në qytetet e mëdha të jugut si dhe të Shqipërisë së mesme. Faktikisht është minoriteti më i madh në vend (8-9% e numrit të pergjithshëm të popullsisë).Shteti shqiptar dhe te gjitha qeverite shqiptare qellimisht nuk e kane njohur si minoritet kete grup popullsie,pasi duke e njohur si te tille ata jane te detyruar te zbatojne te gjitha rezolutat e OKB-se dhe te Human Rights Organization me qender ne Helsinki te percaktuara per minoritetet.Si minoriteti me i madh ne vend(si numur vjen direkt menjehere pas shqiptareve)ketij minoriteti i takon qe te kete perfaqesuesit e vet ne parlamentin shqiptar ashtu sic i kane minoriteti grek dhe ai vllah (ndonese minoritete me te vegjel). Ky minoritet banon prej shumë kohësh në Shqipëri, ndërsa historiku i prejardhjes së tyre nuk është shumë i qartë. Disa autorë mbështësin idenë e prejardhjes nga India veriperendimore dhe nuk janë gjë tjetër veçse romë (ciganë) që kanë humbur identitetin dhe gjuhën e tyre dhe gradualisht janë diferencuar si entitet i veçantë, kurse autorë të tjerë me te besuar, sikurse dhe vetë ky minoritet mbështësin idenë e prejardhjes së tyre nga Egjipti. Disa nga karakteristikat e kësaj popullate janë: urtësia, toleranca, dashuria për punën etj. Ndër profesionet më tipike të saj ndër shekuj janë punimi i hekurit (kovaci) dhe muzikanti. Fatkeqësisht është një popullatë tejët e marginalizuar dhe padrejtësisht shumë e përbuzur nga pjesa tjetër e popullatës shqiptare (të bardhët).Për më tepër informacion dhe shkrime rreth këtij komuniteti, vizitoni dhe shkrimet e Giuseppe Catapano.
[redakto] Ciganët (romët, kurbetërit ose arrixhinjtë)
Numri i tyre luhatet nga 50.000-70.000. Flasin gjuhën rome dhe prejardhja e tyre nga India është shkencërisht e vërtetuar. Profesionet karakteristike të tyre janë ai i tregëtarit, i fallxhorit, argëtuesit si dhe prodhimi i shportave prej thupre. Shumica e popullates shqiptare nuk është ne gjendje te diferencoje ciganet(romet) nga egjiptianet(evgjitet). Ciganet nder shekuj kane qene popullsi endacake kurse egjiptianet kane qene te ngulitur ne nje vend dhe jetonin vazhdimish ne lagje te vecanta te qyteteve te medha. Gjatë vitëve të fundit shumica e romeve e kanë braktisur jetën e endacakut dhe janë të ngulitur në një vend. Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Fisi Meçkar është një nga më të rëndësishmit, më të integruarit dhe më të përparuarit. Ata janë vendosur në fund të shekullit XIII nga Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Ata që kanë ardhur nga Turqia kryesisht janë vendosur në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Më pak ka në pjesën veriore të vendit.
Në Shqipëri ka gjithashtu edhe "fise" tjera si Karbuxhijtë. Cergarët dhe Kurtofët. arbuxhijtë janë të vendosur kryesisht në Devoll (Korçë dhe Bilisht). Cergarët janë të vndosur në Fier, Peqin dhe Elbasan.
[redakto] Maqedonasit
Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000. Minoriteti maqedon ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar ktë kërkesë.
[redakto] Malazezët
Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë statusin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.
[redakto] Struktura gjinore dhe moshore e popullsisë së Republikës së Shqipërisë
- 0-14 vjet: 25.6% (meshkuj 476.989 veta / femra 434.298 veta)
- 15-64 vjet: 65.8% (meshkuj 1.199.964 veta / femra 1.144.886 veta)
- 65 vjet dhe më shumë: 8.6% (meshkuj 141.559 veta / femra 165.416 veta)
Të dhënat nga INSTAT-i, viti 2005.
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Referencat
- ^ Instituti i Statistikës: Popullsia 2001-2008; Russell King, Nicola Mai: Out of Albania – From risis migration to social inclusion in Italy, Berghahn Books, New York 2008, ISBN 978-1-84545-544-6
[redakto] Shiko edhe
|
Demografia e shteteve të Evropës |
|
|---|---|
| Shtete | Andora · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe (Anglia · Skocia · Irlanda Veriore · Uellsi) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro ² · Rumania · Rusia ¹ · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia ¹ · Ukraina · Vatikani · Zvicra |
| Territore tjera | Akrotiri dhe Dhekelia ² · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard |
| ¹ Shtet pjesërisht në Azi. ² Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore. | |

