Tejemumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një djalë që ilustron tejemumin me rërë në Iran

Tejemumi (arabisht: تيمم tayammum) është pastrimi simbolik me dhe të pastër ose sende prej dheu kur nuk ka ujë. Tejemumi ka për synim zëvendësimin e abdesit ose të guslit kur nuk gjendet ujë, ose kur është i pamundur përdorimi i tij.[1] Tejemumin mund të marrim në vendet ku dheu, rëra, çaklli, allçia e të tjera si këta me përbërje dheu nuk janë prekur nga papastërtia. Mund të merret dhe në mermer, tjegull, tullë, gurë, zink, në tokë të lagur apo të djegur apo në vende ku kemi përzierje dheu si muret e suvatuara me llaç.[2]

Farzet e tejemumit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë dy gjëra të detyrueshme për të bërë tejemumi.

  1. Qëllimi (nijeti).
  2. Vendosja e duarve në dhé dhe fërkimi me to i fytyrës dhe duarve gjeri në bërrylave.

Tejemumi sipas sunetit merret në këtë mënyrë:[2] Në fillim bëhet nijeti se për çfarë merret tejemumi dhe fillohet me emrin e Allahut. Pasi pëllëmbët e hapura me gishtat e shtrirë të vendosen në dhé të pastër ose në sende prej dheu, shkunden për të hedhur poshtë trupa të fortë që mund ta dëmtojnë fytyrën duke i përplasur lehtë në mënyrë anësore me njëra-tjetrën dhe pastaj me to fërkohet një herë fytyra. Pastaj pëllëmbët vendosen për së dyti në dhé të pastër ose në sende prej dheu, fërkohen me to parakrahët deri në bërryla nga një herë. Në fillim të djathtën pastaj të majtën.

Kushtet që kërkojnë tejemum[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë tre kushte kryesore që e bëjnë njeriun të kërkojë tejemumi.[2]

  1. Kur nuk gjendet ujë i mjaftueshëm për të marrë gusël ose abdes.
  2. Kur për shkak sëmundjeje apo gjymtimi, nuk përdoret dot uji.
  3. Kur marrja e abdesit ose guslit me ujë dëmton shëndetin.

Situatat që e prishin tejemumin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë tre kushte kryesore që e zhvlerësojnë tejemumin.[1][2]

  1. Gjërat që e prishin abdesin ose e obligojnë guslin, e prishin dhe e bëjnë të pavlefshëm edhe tejemumin.
  2. Kur sigurohet uji për abdes ose gusël, tejemumi zhvlerësohet.
  3. Në qoftë se gjendet uji në kohë dhe personi që ka marrë tejemum është duke u falur, namazi i tij prishet. Ai duhet të marrë abdes e të falet nga e para. Por nëse uji gjendet pasi namazi ka përfunduar, ai namaz nuk përsëritet.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Çfarë Tejemumi, si veprohet?". urtesi.al. 26 dhjetor 2020. https://urtesi.al/cfare-tejemumi-si-veprohet/. Retrieved 4 maj 2024. 
  2. ^ a b c d "Abdesi, Gusli, Tejemumi". Dritaislame1. 9 dhjetor 2020. https://dritaislame.al/abdesi-gusli-tejemumi/. Retrieved 3 maj 2024.