Tempujt mortorë të Egjiptit
Tempulli mortor i quajtur edhe Tempull kultual, Tempull piramidal kanonik apo tempull i ngritur (i njohur nga egjiptianët e lashtë përgjithësisht si Tempujt e Miliona Viteve), ishte pjesë përbërë e kompleksit piramidal gjatë Mbretërisë së Vjetër dhe të Mesme[1] ishte një ndërtesë kushtuar kultit të faraonit të vdekur dhe Ka-së së tij (një nga format e shpirtit të Egjiptit të Lashtë bashkë me Ba-në)[1] në valencën e tij tokësore dhe hyjnore. Ky ishte, pas piramidës kryesore, vendi më i rëndësishëm i kompleksit ku përfundonte procesioni mortor dhe ku ndodhnin ritet vajtuese ndërsa më pas merrnin udhë funksionet e përditshme kushtuar kujtimit të faraonit, të veprave të kryera në jetë dhe të përkujtimit të ngjarjeve të veçanta.
Mbretëria e Vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimet e para, të ndërtuara në veri, që i përkasin Mbretërisë së Vjetër dhe Dinastisë së I, ishin shumë të thjeshtë dhe konsistonin në një kapelë kultuale me një tryezë ofertash dhe dy stela anësore. Afër Dinastisë së IV, ndërtesa e vogël u zgjerua dhe u spostua në lindje për të respektuar aksin e tempullit mortor-rrugë ceremoniale-tempull në luginë me përjashtimet e vetme të tempujve të Dinastisë së V të Niuserreut në Abusir dhe të Userkafit në Sakara, për shkak të ndoshta të mungesës së hapësirës nga ndërtimet më të vjetra apo një modeli të ri të lidhur me tempullin diellor. Në vendin e tij qëndronte një kapelë e vogël, ndërsa struktura e re u bë në këtë mënyrë aq komplekse sa të kthehej në një tempull autonom. Modeli kanonik i tempullit mortor përbëhej nga: portali apo portiku i hyrjes, vestiboli, salla hipostile, atrio-ja dhe kolonada e arreduar me shumë statuja të faraonit. Në krahun perëndimor gjendej për më tepër salla e nikeve me vlera rituale dhe simbolike me statuja që paraqisnin emërtimin e plotë zyrtar të faraonit sipas teorisë të egjiptologut gjerman Uvo Holscher. Vazhdonte një serdab dhe, duke nisur nga Dinastia e V, një sallë e madhe ofertash me derë false në faqen perëndimore dhe tryezë ofertash;; ishin të pranishme edhe shumë kthina dytësore midis të cilave magazinat. Ishte i ndarë thelbësisht në dy pjesë: e para kushtuar riteve publike dhe e dyta atyre të rezervuar klasës priftërore në të cilën mund të hynin vetëm të iniciuarit.
Mbretëria e Mesme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Mbretërisë së Mesme u shfaq tradita e vënies së një emri tempullit mortor siç u jepej piramidave dhe monumenteve të tjerë. Njohuritë tona mbi funksionimin e tempujve mortor vijnë si nga Tekstet e piramidave ashtu dhe nga arkivat e papiruseve të Userkhaut që dokumentojnë në mënyrë të satkë dhe të detajuar shumë aktivitete të tempullit.
Mbretëria e Re
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Mbretërisë së Re, tempulli mortor u nda nga varri sepse varret u zhvendosën në Luginën e Mbretërve dhe u gërmuan në shkëmbinjtë e lartësive të vargmaleve libike që rrethonin fushën e gjerë të Tebës. Ndërsa tempujt mortor u realizuan në fushën e Tebës perëndimore, disa prej të cilëve me karakteristikën e rreshtimit të përkryer përkundrejt hipogjeve përkatës mbretërorë. Kushtuar kultit të Amonit dhe të faraonit të vdekur, edhe vetë ai një hyjni, janë gjetur rreth tridhjetë, shumë të katandisur si grumbuj të vegjël dhe disa të tjerë të shkatërruar tërësishtë. Gjithësesi, nuk janë identifikuar të gjithë pasi qenë ndërtuar me tulla të thara balte që nuk i kanë rezistuar shekujve dhe ndoshta për shkak të veprimtarisë shkatërruese të njeriut. Midis tempujve mortor përmenden kryesisht: Tempulli i Ramsesit të III, Tempulli i Ay-së dhe Horemhebit, Tempulli i Tutmosit të II, Tempulli mortor i Amenhotepit të III, Tempulli i Amenhotepit (birit të Hapu-së); Tempulli i Tutmosit të I; Tempulli i Merenptahut; Tempulli i Tauseretit; Tempulli i Tutmosit të IV; Ramseumi ose Tempulli mortor i Ramsesit të II; Tempulli i Amenhotepit të II; Tempulli i Siptahut; Tempulli i Tutmosit të III; Tempulli mortor i Hatshepsutit në Deir el-Bahari; Tempulli mortor i Montuhotepit të II në Deir el-Bahari.
Tempulli mortor i Montuhotepit të II
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Montuhotepi II, faraoni i Dinastisë së XI që ribashkoi Egjiptin në fillim të Mbretërisë së Mesme. Ai urdhëroi ndërtimin e shumë tempujve, megjithëse pak mbijetojnë deri më sot. E mirëkonservuar është një kapelë funerare që në 2014 u zbulua në Abidos. Shumica e mbetjeve të tempujve të tjerë gjenden gjithashtu në Egjiptin e Sipërm, më saktësisht në Abidos, Asuan,Tod, Armant, Gebelein, El Kab, Karnak dhe Dendera.[2] Në këtë mënyrë, Montuhotepi ndoqi traditën që nisi me gjyshin e tij, Intefi II: ndërtimet mbretërore në tempujt provincialë të Egjiptit të Sipërm filluan nën mbretërimin e Intefit të II dhe vazhduan përgjatë Mbretërisë së Mesme.[3] Megjithatë projekti më ambicioz ndërtues dhe inovativ i Montuhotepit të II mbetet tempulli i tij i madh mortor, i cili është shumë i pazakontë. Tempulli i tij mortor u ndërtua mbi disa nivele në gjirin e madh në Deir el-Bahri, ku hyej nga një rrugë e shtruar 16 metra e gjerë që e lidhte tempullin mortor me tempullin në luginë, që nuk ekziston më. Risitë e shumta arkitektonike të tempullit mortor shënojnë një shkëputje nga tradita e komplekseve piramidale të Mbretërisë së Vjetër dhe paraprirja e Tempujve të Miliona Viteve (Tempujt mortor) të Mbretërisë së Re.[4] Si i tillë, tempulli i Montuhotepit të II ishte sigurisht një burim madhor frymëzimi për tempujt e afërt por 550 vjet më vonë të Hatshepsutit dhe Tutmosit të III. Gjithësesi, risitë më të thella të tempullit të Montuhotepit II nuk janë arkitekturore por fetare. E para, është tempulli më i hershëm mortor ku faraoni nuk është thjesht marrës i ofertave, por mjaft i përfshirë në ceremonitë për zotat (në këtë rast Amon-Ra-hu).[5] E dyta, tempulli e identifikon faraonin me Osirisin, një perëndi që skishte pasur lidhje me kultin mbretëror, që mori rëndësi duke nisur nga Dinastia XI Egjiptiane e më tej. Në të vërtetë, dekorimet dhe statujat mbretërore theksonin aspektin osirian të sovranit të vdekur, një ideologji e dukshme në statujat mortore të faraonëve të mëvonshëm. E fundit, shumica e dekorimit të tempujve është vepër e artizanëve vendorë tebanë. Kjo është dëshmuar nga stili artistik i tempullit që paraqet njerëz me buzë dhe sy të mëdhenj si dhe trupa të hollë.[6] Ndërsa kapelat e rafinuara të grave të Montuhotepit II janë me siguri vepër e artizanëve memfitë që ishin tepër të ndikuar nga standardet dhe konvencionet e Mbretërisë së Vjetër. Ky fenomen i fragmentimit të stileve artistike dallohet sidomos përgjatë Periudhës së Parë të Ndërmjetme dhe është pasoja e drejtpërdrejtë e fragmentimit politik të vendit.[6]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendndhodhja e tempullit gjendet në rrëpirën shkëmbore të Deir el-Bahrit në bregun perëndimor të Tebës. Zgjedhja e këtij vendi është me siguri e lidhur me prejardhjen tebane të Dinastisë së XI: Paraardhësit e Montuhotepit në fronin teban janë varrosur në varre të afërta. Për më tepër, Montuhotepi mund ta ketë zgjedhur Deir el-Baharin sepse është i lidhur me tempullin e Karnakut, në bregun tjetër të Nilit. Në veçanti, statuja e Amonit sillej përvit në Deir el-Bahri gjatë Festivalit të bukur të luginës, diçka që faraoni mund ta ketë perceptuar si të dobishme për kultin e tij mortor.[4] Rrjedhimisht dhe deri në ndërtimin e Djeser-Djeseru-së rreth pesë shekuj më vonë, tempulli i Montuhotepit të II ishte destinacioni final i barkës së Amonit gjatë festivalit[7][Shpjegimi 1]
Zbulimi dhe gërmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të shekullit të XIX, rrënojat e tempullit të Montuhotepit të II ishin plotësisht të mbuluara detrite. Për rrjedhojë ato ishin të pa dallueshme deri në gjysmën e dytë të shekullit, megjithë gërmimet e mëdha të kryera në tempullin e afërt të Djeser-Djeseru të Hatshepsutit. Kështu, qe vetëm në vitn 1859, që lordi Dufferin dhe asistentët e tij, Dr. Lorange dhe Cyril C. Graham, nisën të gërmojnë këndin jugperëndimor të sallës hipostile të tempullit të Montuhotepit. Duke pastruar masën e madhe të detriteve, ata shpejt zbuluan varrin e plaçkitur të mbretëreshës Tem, një nga gratë e Montuhotepit. Duke kuptuar potencialin e sitit, ata atëherë e punuan gradualisht rrugën e tyre deri te faltorja, ku gjetën altarin prej graniti të Montuhotepit me një paraqitje të Amon-Ra-hut dhe gjetjeve të tjera si varri i Neferu-së TT319. Më në fund, në 1898, Howard Carter zbuloi strehën e fshehtë të Bab el-Hosanit[8] përballë oborrit, ku zbuloi të famshmen statujë të zezë ulur të faraonit.[9] Punimet e tjera gërmuese të rëndësishme morën udhë nga viti 1903 deri në 1907 nën drejtimin e Henri Édouard Naville, i cili punoi aty në emër të Egypt Exploration Fund. Ai ishte i pari që ndërmori një eksplorim sistematik të tempullit. Rreth dhjetë vjet më vonë, midis viteve 1920 dhe 1931, Herbert Eustis Winlock gërmoi më tej tempullin për the Metropolitan Museum of Art. Gjithësesi, rezultatet e tij u publikuan vetëm në formën paraprake të përmbledhjes së raportit.[10] Në fund, nga viti 1967 deri në 1971, Dieter Arnold drejtoi kërkimet mbi sitin në emër të Institutit Arkeologjik Gjerman. Ai i publikoi rezultatet e tij në tre volume.[11]
Ofertat e themeleve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poshtë katër këndeve të tarracës së tempullit, H. Winlock zbuloi katër gropa të mëdha gjatë gërmimeve të tij në 1921–1922. Këto gropa ishin gërmuar në tokë para ndërtimit të tempullit si rite themelimi. Në të vërtetë, kur H. Winlock i zbuloi, ato përmbanin akoma shumë oferta: një kafkë gjedhi, broka dhe baule të mbushura me fruta, elb dhe bukë si dhe një tullë që mbante emrin e Montuhotepit II.[12] Gërmimet e mëtejshme të gropave të ndërmarra në 1970 nga Dieter Arnold treguan më tepër oferta ushqimore si bukë dhe brinjë lope, por gjithashtu disa objekte bronxi, një skeptër fajence dhe copa pëlhure. Pëlhurat ishin ngjyrosur në të kuqe në cep, shtatë me emrin e Montuhotepit II dhe tre me atë të Intefit të II.[13]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rruga e shtruar dhe oborri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëlloj si komplekset mortore të Mbretërisë së Vjetër, kompleksi mortor i Montuhotepit II përfshinte dy tempuj: Tempulli i lartë i Deir el-Bahrit dhe një tempull në luginë që gjendet pranë Nilit në tokë të kultivuar. Tempulli në luginë ishte i lidhur me tempullin e lartë me një rrugë të shtruar 1.2 km. të gjatë dhe 46 m. të gjerë të pazbuluar. Rruga e shtruar çonte në një kopësht të madh përball tempullit të Deir el-Bahrit. Kopështi ishte i zbukuruar me një shtrat të gjatë drejtkëndor lulesh, me pesëdhjetë e pesë Ficus sycomorus dhe tetë pemë bruke të mbiella në gropat e thella të mbushura me dhe.[14] Ky kopësht prej shumë pak kopshteve të tempujve të dokumentuar arkeologjikisht të Egjiptit të Lashtë që janë njohur mjaft rreth pamjes së tij të rindërtuar. Mirëmbajtja e një kopshti të tillë më shumë se 1 km. që nga Nili deri në shkretëtirën e thatë duhet të ketë kërkuar punën e vazhdueshme të shumë kopështarëve dhe një sistem të mirë vaditjeje.[14] Majtas dhe djathatas rrugës ceremoniale gjendeshish të paktën 22 statuja ulur të Montuhotepit të II duke mbajtur, në anën jugore, kurorën e bardhë të Egjiptit të Sipërm (Hedjeti) dhe në anën veriore kurorën e kuqe të Egjiptit të Poshtëm (Deshreti). Këto me gjasa i janë shtuar tempullit për të celebruar Festivalin Sed të Montuhotepit të II gjatë vitit të tij të 39 në fron.[15] Disa statuja me gurë ranor pa koka gjenden akoma edhe sot në sit. Një tjetër u zbulua në vitin 1921 gjatë gërmimeve të Herbert Winlock-ut dhe tashmë gjendet e ekspozuar në Metropolitan Museum of Art.[16]
Pjesa ballore e tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në perëndim të rrugës së shtruar është tempulli kryesor, që konsiston në dy pjesë. Pjesa ballore e tempullit i është kushtuar Montu-Ra-hut, një shkrirje e zotit të diellit Ra me zotin teban të luftës Montu, veçanërisht i adhuruar gjatë Dinastisë së XI. Një shkallë e shtrirë sipas aksit qendror të tempullit çonte në tarracën e sipërme. Rruga e pjerrët që është e dukshme edhe sot është ndërtuar në vitin 1905 nga Édouard Naville mbi mbetjet e shkallës zanafillore, që është e dukshme vetëm në dy vende si më e ulta e dy shtresave të veshjes anësore me gurë gëlqerorë.[17] Pjesa ballore lindore e tempullit, në të dy anët e shkallës ngjitëse, konsiston në dy portikë me një një kollonadë me radhë të dyfishta, që e bëjnë tempullin të duket si një varr shkëmbër, varri tradicional i paraardhësit të Montuhotepit të II të Dinastisë së XI.[18] Mbi tarracën e tempullit, një podium 60 m. i gjerë, 43 m. i thellë dhe 5 m. i lartë mbështet sallën e sipërme që përfshin një ambulator dhe ndërtesa qendrore. Ambulatori, i ndarë nga salla e sipërme nga një mur 5 kubit i trashë, përfshinë një tërësi prej 140 kolonash tetëkëndore të radhitura në tre rreshta.[Shpjegimi 2] Shumicës së këtyre kolonave tashmë u mbetet e dukshme vetëm baza.[17] Oborri i ambulatorit ishte tërësisht i zënë nga ndërtesa qendrore, një ndërtim masiv 22 m i gjerë dhe 11 m. i lartë. Kjo ndërtesë, e gjendur në qendër të kompleksit të tempullit, u gërmua në 1904 dhe 1905 nga Edouard Naville. Ai e rindërtoi atë si një strukturë katrore me në majë një piramidë të vogël, një simbol i kodrës zanafillore që me gjasa i ngjante superstrukturës të varreve mbretërore të Abidosit. Ky rindërtim, i përkrahur nga H. E. Winlock, u kontestua nga Dieter Arnold, i cili argumentoi se, për arsye strukturale, tempulli mund të mos e ketë suportuar peshën e një piramide të vogël. Ndërsa ai propozoi se ndërtesa ishte me çati të sheshtë.[19]
Pjesa e mbrapme e tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbrapa ndërtesës qendrore ishte qendra e kultit të faraonit të hyjnizuar. Pjesa e mbrapme e tempullit ishte prerë direkt në rrëpirën shkëmbore dhe konsiston në një oborr të hapur, një sallë me 82 kolona tetëkëndore dhe një kapelë për një statujë të faraonit.[5] Kjo pjesë e tempullit i ishte kushtuar Amonit. Oborri i hapur është i shoqëruar përbri në pjesët veriore dhe jugore nga një rresht prej pesë kolonash dhe në pjesën lindore nga një rrersht i dyfisht me 16 kolona gjithësej. Në qendër të oborrit të hapur qëndron një dromos (shëtitore ceremoniale) i thellë që çonte në varrin mbretëror. Gjetjet arkeologjike në këtë pjesë të tempullit përfshijnë një altar prej guri gëlqeror, një stelë granit dhe gjatë statuja graniti të Senuseretit të III.[20] Në perëndim, oborri çon në sallën hipostile me dhjetë rreshta me nga tetë kolona secili, plus dy kolona shtesë në të dy anët e hyrjes. Salla hipostile ndahet nga oborri nga një mur dhe, duke qenë edhe i lartë, është një rrugë e kalueshme me një shkallë të vogël.[21] Në skajin perëndimor të sallës hipostile qëndron vendi më i shenjtë i tempullit, një faltore kushtuar Montuhotepit dhe Amon-Ra-hut që çon në një tempull të vogël shkëmbor (speos) që bujt një statujë me përmasa më të mëdha se natyrore të faraonit. Vetë faltorja bujt një statujë të Amon-Ra-së dhe ishte e rrethuar në tre nga anët nga mure dhe në te ana e mbetur nga rrëpira shkëmbore. Faqet e brendshme dhe të jashtme të këtyre mureve ishin të dekoruara me mbishkrime të pikturuara dhe paraqitje të faraonëve dhe zotave në alto-reliev.[22] Relievet e mbijetuara tregojnë faraonin e hyjnizuar të rrethuar nga perënditë kryesore të Egjiptit të Sipërm dhe të Poshtëm, Nekhbeti, Seti, Horusi dhe Wadjeti.[23] Zotat e prezantojnë faraonin me tufa degësh palme, simboli i miliona viteve. Ky reliev është një shfaqje e ndryshimit të thellë fetar në ideologjinë mbretërore që nga Mbretëria e Vjetër:
Në Mbretërinë e Vjetër, faraoni ishte zotëruesi i kompleksit piramidal, [...] tani ai është reduktuar në një prijës njerëzor që varej nga vullneti i zotave. Pavdekësia e tij nuk është më e vetëvetishme; ajo duhet ti dhurohet atij nga zotat.[24]
Varri mbretëror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siç u përmend më lartë, oborri i hapur i pjesës së mbrapme të tempullit paraqet një dromos në qendrën e tij. Ky dromos, një korridor i drejt 150 m. i gjatë, të çonte në një dhomë të madhe të nëndheshme 45 m. poshtë oborrit që padyshim është varri i faraonit. Kjo dhomë është tërësisht e veshur me granit të kuq dhe ka një çati me majë. Ajo përmban një kapelë alabastri në formën e një faltoreje Per-wer të Egjiptit të Sipërm.[25] Kjo kapelë dikur ishte e mbyllur me një derë me dy kanata që tani mungon. Pëmbante një qivur dhe enë me balsame që ka lënë gjurmë në dysheme. Shumica e objekteve të varrit që duhet të kenë qenë depozituar këtu, janë zhdukur prej kohësh si rezultat i plaçkitjes së varrit. Objektet e pakta të mbetura ishin një skeptër, mjaft shigjeta dhe një koleksion medelesh duke përfshirë anije, hambare dhe furra.[26]
Tempulli mortor i Hatshepsutit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli mortor i mbretëreshës Hatshepsut, Djeser-Djeseru ("I shenjti i të shenjtëve"), gjendet poshtë rrëpirës shkëmbore në Deir el Bahri në bregun perëndimor të Nilit pranë Luginës së Mbretërve në Luksor. Tempulli mortor i është kushtuar perëndisë së diellit Amon-Ra dhe gjendet pranë Tempullit mortor të Montuhotepit të II, që shërbeu si frymëzim dhe më vonë si gurore. Është konsideruar si një nga "monumentet e pakrahasueshme të Egjiptit të Lashtë".[27] Tempulli është vendi ku u masakruan 62 njerëz, kryesisht turist, nga terroristët që morën nën kontroll sitin në 17 nëntor 1997. Akademia Polake e Shkencave në Varshavë është përgjegjëse për studimin dhe restaurimin e tre niveleve të tempullit. Që në vitin 1995, dy nivelet e para ishin pothuajse të përfunduara dhe niveli i sipërm ishte akoma nën rindërtim.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Senenmuti, këshilltari dhe arkitekti mbretëror, mbikqyri dhe me gjasa projektoi ndërtimin e tempullit.[28] Megjithëse tempulli mortor më i hershëm i Montuhotepit u përdor si model frymëzimi, dy strukturat janë gjithësesi në mënyrë domethënëse të ndryshme në shumë drejtime. Tempulli i Hatshepsutit përdor një tarracë gjatësore me kollonadë që ndryshon nga struktura e qendërzuar e modelit të Montuhotepit – një anomali që mund të jetë shkaktuar nga vendndodhja e shkëputur e dhomës mortore.[27] Ka tre shtresa të tarracuara që arrijnë 35 metra lartësi. Secila prej tarracave është e formuar nga një rresht i dyfishtë kolonash katrore, me përjashtim të këndit veri-perëndimor të tarracës qendrore, që përdor kolona proto-dorike për të strehuar kapelën. Këto tarraca janë të lidhura midis tyre me shkallë të gjata dikur të rrethuara nga kopështe me bimë ekzotike, midis të cilave pemë temjani dhe mirre.[28] Tarracimi i tempullit të Hatshepsutit korrespondon me formën klasike tebane, duke vënë në përdorim pilonët, oborret, sallat hipostile, oborret diellore, kapelat dhe faltoren.
Relievet dhe skulpturat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skulptura relivore brenda tempullit të Hatshepsutit paraqet mitin e lindjes hyjnore të një faraoni femëror – i pari i llojit të tij. Cikli tekstor dhe piktorik tregon gjithashtu për një ekspeditë në Vendin e Puntit, i quajtur edhe Pwenet ose Pwene nga egjiptianët e lashtë,[29] një vend ekzotik në bregun e Detit të Kuq. Ndërsa statujat dhe zbukurimet që atëherë janë grabitur ose shkatërruar, tempulli dikur bartëte dy statuja të Osirisit, një shëtitore sfinksash ashtu si dhe shumë skulptura të mbretëreshës në poza të ndryshme – në këmbë, ulur ose në gjunjë. Shumë prej këtyre portreteve u shkatërruan me urdhër të thjeshtri i saj, Tutmosi III pas vdekjes së saj, pasi e konsideronte si një uzurpatore.
Pozicionimi astronomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aksi kryesor i tempullit është vendosur në një azimut rreth 116½° dhe është drejtuar nga lindja e diellit gjatë solstiksit dimëror,[30] që në kohën moderne ndodh rreth 21 ose 22 dhejtorit çdo vit. Drita e diellit depërton përmes murit të mbrapëm të kapelës, para lëvizjes djathtas për të fokusuar një nga statujat e Osirisit që qëndron në anën tjetër të portës në dhomën e dytë.[30] Një tjetër hollësi e këtij pozicionimi krijohet nga një kuti drite, e cila dregon një bllok të dritës së djellit që lëviz ngadal nga aksi qendror i tempullit për të ndriçuar fillimisht zotin Amon-Ra për të ndriçuar pastaj figurën e përgjunjur të Tutmosit të III para në fund të ndriçoi zotin e Nilit Hapi.[30] Për më tepër, për shkak të këndit të rritur të diellit, rreth 41 ditë në të dy anët e solstiksit, drita e diellit është e aftë të depërtoi përmes një kutie të dytë ndriçimi të dhomës më të brendshme.[30] Kjo kapelë kryesisht e brendshme u rinovua dhe zgjerua në periudhën ptolemease dhe ka referenca kultore të Imhotepit, ndërtuesit të Piramidës së shkallëzuar të Djoserit dhe Amenhotepit birit të Hapu-së – mbikqyrësi i punëve të Amenhotepit të III.[31]
Ndikimi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Hatshepsutit është konsideruar më përfaqësuesi i arkitekturës klasike egjiptiane.[27] Përfaqësues i arkitekturës mortore të Mbretërisë së Re, ai lartëson faraonin dhe përfshin gjithashtu faltore në nder të zotave të rëndësishëm të botës së përtejme.[32] Ky shënon një pikë kthese në arkitekturën e Egjiptit të Lashtë, i cili braktis gjeometrinë megalitike të Mbretërisë së Vjetër për një tempull që lejonte adhurimin aktiv, duke kërkuar praninë e pjesëmarrësve për ta krijuar madhështinë. Akset lineare të tempullit të Hatshepsutit pasqyrohen në tempujt e mëvonshëm të Mbretërisë së Re. Arkitektura e tempullit origjinal është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e rindërtimit të keq-udhëzuar në fillim të shekullit të XX.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pas mbretërimit të Hatchepsutit, barka e Amonit vizitonte gjithë komplekset e kultit mbretëror në bregun perëndimor që ishin akoma në aktivitet
- ^ Të ngjashme me kolonën e Intefit të II në Karnak
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Salima Ikram, Antico Egitto, Ananke, ISBN 978-88-7325-477-5, fq. 117
- ^ Grajetzki: The Middle Kingdom; fq. 20-21
- ^ Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt fq.127
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 142–143
- ^ a b Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 74
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 144
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 95
- ^ "Discovery of Bab el-Hosan". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Discovery of the Bab el-Hosan cache
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 70.
- ^ Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep in Deir el-Bahari. 3 vols.
- ^ Dieter Arnold: The Temple of Mentuhotep at Deir el-Bahri, fq. 49, Dieter Arnold: Dictionary of Egyptian architecture fq. 95
- ^ Dieter Arnold, Mentuhotep vol 3, fq. 52
- ^ a b Dieter Arnold: Lexikon der Ägyptischen Baukunst; fq. 159 dhe Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens; fq. 140.
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, fq. 75, Cornell University Press; 2nd Revised edition , ISBN 0-8014-3399-1
- ^ T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari; fq. 21
- ^ a b Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 16
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 11
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 27.; Dieter Arnold: Lexikon der Baukunst, fq. 159 dhe Höveler-Müller Am Anfang war Ägypten, fq. 142.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 33.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 34.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 15
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 33
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq.74-75
- ^ Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I. B. Tauris editions, ISBN 1-86064-465-1
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 44
- ^ a b c Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5, fq. 71
- ^ a b Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56
- ^ Ian Shaw & Paul Nicholson: The Dictionary of Ancient Egypt, British Museum Press, London. 1995, fq. 231.
- ^ a b c d David Furlong: Winter Solstice Alignment at Deir El Bahari Arkivuar 17 nëntor 2013 tek Archive.today – dëshmi fotografike të pozicionimit në drejtim të solstiksit dimëror
- ^ Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3, fq. 178
- ^ Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1, fq. 80
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I.B.Tauris (10 Feb. 2001), ISBN 1-86064-465-1.
- Dieter Arnold, Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 1997, 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1.
- Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens, München, Zürich: Artemis & Winkler; 1992, ISBN 3-7608-1073-X.
- Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep von Deir el-Bahari (Archäologische Veröffentlichungen / Deutsches Archäologisches Institut, Abteilung Kairo), 1 Jan 1974.
- Dieter Arnold, Herbert Eustis Winlock: Temple of Mentuhotep at Dier El Babari/E0512P, Egyptian Expedition Publications of The Metropolitan Museum of Art, 1979, New York: Metropolitan Museum of Art, ISBN 0-87099-163-9.
- Dieter Arnold: Lexikon der ägyptischen Baukunst; Artemis & Winkler, München / Zürich 1994, ISBN 3-7608-1099-3..
- Paul Bahn: Dizionario Collins di archeologia, Gremese Editore, ISBN 88-7742-326-9.
- Edda Bresciani: Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, De Agostini, ISBN 88-418-2005-5.
- Alessandro Bongioanni - Luxor e la Valle dei Re; Edizioni White Star, 2005.
- Betsy M. Bryan: "The 18th Dynasty Before the Amarna Period." The Oxford History of Ancient Egypt. Ed. Ian Shaw. fq. 218–271. Oxford University Press, 2000.
- Margaret Bunson: Enciclopedia dell'Antico Egitto; Fratelli Melita Editori, La Spezia, 1995, ISBN 88-403-7360-8.
- Gae Callender: The Middle Kingdom Renaissance, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, Oxford University Press, Oxford, 2000, ISBN 0-19-815034-2, fq. 148–183.
- Marshall Clagett: Ancient Egyptian Science. Vol. 2. Philadelphia: American Philos. Soc., 1995. Print.
- Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, Mondadori, ISBN 88-7813-611-5.
- Aidan Dodson: Amenhotep I and Deir el-Bahri. Journal of the Ancient Chronology Forum, vol.3, 1989/90.
- W. Grajetzki, The Middle Kingdom of Ancient Egypt: History, Archaeology and Society; Duckworth, London, 2006, ISBN 0-7156-3435-6, 18-23.
- Nicolas Grimal: A History of Ancient Egypt. Librairie Arthéme Fayard, 1988. ISBN 90-04-12989-8.
- Labib Habachi: King Nebhepetre Menthuhotep: his monuments, place in history, deification and unusual representations in form of gods. Annales du Service des Antiquités de l'Égypte; nr. 19 (1963), fq. 16-52.
- Michael Höveler-Müller: Am Anfang war Agypten; Philipp von Zabern; 2. Auflage. edition; 2013.
- Salima Ikram, Antico Egitto, Ananke, ISBN 978-88-7325-477-5.
- Peter Jánosi - Le piramidi, Il Mulino, ISBN 88-15-10962-5.
- Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56.
- T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari.
- Barbara Mertz: "Temples, Tombs and Hieroglyphs". 1964. New York: Coward-McCann, ISBN 0-87226-223-5.
- Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, Gremese Editore, ISBN 88-8440-144-5.
- Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, vol. II, Ananke, ISBN 88-7325-115-3.
- Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5.
- Ian Shaw dhe Paul Nicholson: The Dictionary of Ancient Egypt. The British Museum Press, 1995.
- Ian Shaw: Exploring Ancient Egypt. Oxford University Press, 2003.
- Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1.
- Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Egypt Index at Bluffton University.
- The Cache at Deir el-Bahri Arkivuar 20 tetor 2005 tek Wayback Machine – Archaeology at About.com.
- "The Temple Djeser djeseru".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hatshepsut: from Queen to Pharaoh, an exhibition catalog from The Metropolitan Museum of Art (fully available online as PDF), which contains material on Deir el-Bahari.