Tempulli i Artemidës në Efes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:37°56′59″ Veri 27°21′50″ Lindje 37.949722° Veri 27.363889° Lindje

Tempulli i Artemidës në Efes

Qyteti i Efesit, në breg të Detit Jon dhe në grykëderdhjen e lumit të vogël Meandro.

Historia e ndertimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës, e quajtur më vonë Diana nga romanet. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII para e.s., qyteti pësoi një sulm nga cimerët. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatërrua. Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet e çuditshme prej metali të quajtura "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne... por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistëve dhe ai propozoi të ngrihej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku u kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit.

Llogariste 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën, gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopes. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia : në vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte, provë është që ende i kujtohet emri edhe sot. Por në atë kohë arriti diçka më shumë se fama : duke u treguar të gjithë njerëzve që për çudi Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit. Kjo histori ka një epilog : kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koincidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes, duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (bëhet e treta herë me këtë rindërtim) nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.