Teodor Kollokotroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Teodor Kollokotroni

Theodoros Kolokotronis (greqisht: Θεόδωρος Κολοκοτρώνης) (3 pril 1770 – 15 shkurt 1843) ishte gjeneral arvanitas në luftën për pavarësinë e Greqisë. Varri i tij ndodhet ne Korfuz.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshe niheje dhe si “Plaku i Moresë” u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrinjnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë...”. Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

  • Mbiemri i Kolokotroni është perkthim në greqisht i emrit Bythguri,por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini,mbiemer arbrorë,që do të thot : çer= i meçur dhe gjin(gjinja)= njerez,pra Njerez të meçur do te ishte varianti ne standard. Fjala "gjin" ne gjuhën shqipe,sidomos tek Arvanitika dhe tek Gegerishtja nënkupton njerez,fjal e cila perdoret edhe ne ditet e sotme.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Brewer, David L. The Greek War of Independence: The Struggle for Freedom from Ottoman Oppression and the Birth of the Modern Greek Nation. Woodstock & New York, Overlook Press: 2001.
  • Kolokotronis, Theodoros. Memoirs from the Greek War of Independence, 1821–1833 Argonaut Publishers: 1969.
  • Kolokotronis, Theodoros (translated by Elizabeth M. Edmonds). The Old Man of the Morea: An Autobiography. Reprint. Boston, Holy Cross Orthodox Press: 1984.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]