Teorema e fundit e Fermatit
Në teorinë e numrave, Teorema e fundit e Fermatit (në tekstet e vjetra është quajtur edhe konjektura e Fermatit) thotë se nuk mund të gjenden tre numra të plotë pozitivë a, b, c që kënaqin ekuacionin an + bn = cn për vlera të plota të n më të mëdha se dy.
Teorema u formula për herë të parë nga Pierre de Fermat në vitin 1637 dhe në një kopje të librit Arithmetica pretendonte se e kishte edhe vërtetimin e teoremës por nuk kishte vënd ku ta shkruante. Asnjë vërtetim nuk u arrit deri në vitin 1995, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të matematikanëve për 358 vite rradhazi. [1] [2] [3]
Problemi i pazgjidhur çoi në zhvillimin e teorinë algjebrike të numrave në shekullin XIX dhe vërtetimin e teoremës së modularitetit në shekullin XX. Kjo është një nga teoremat më të njohura në historinë e matematikës dhe deri para vërtetitmi nga Andrew Wiles kishte hyrë në Librin Gines të Rekoredeve si "problema më e vështirë matematikore".
Shiko edhe [redakto]
Referenca [redakto]
- ^ Wiles, Andrew (1995). "Modular elliptic curves and Fermat's Last Theorem" (PDF). Annals of Mathematics 141 (3): 443–551. Annals of Mathematics. doi:10.2307/2118559. OCLC 37032255.
- ^ Taylor R, Wiles A (1995). "Ring theoretic properties of certain Hecke algebras". Annals of Mathematics 141 (3): 553–572. Annals of Mathematics. doi:10.2307/2118560. OCLC 37032255.
- ^ Neil Pieprzak: Fermat's last theorem and Andrew Wiles. Plus Magazine. Vizituar në 30. Prill 2012.