Jump to content

Universiteti i Edinburgut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Edinburgut
University of Edinburgh
Stema e Universitetit
Latin: Universitas Academica Edinensis
MotojaNec Temere, Nec Timide
LlojiUniversitet publik
Themelimi1583
Studentë41,312 (2017/18)[1]
KampusiEdinburgh, Skoci
Faqja zyrtarewww.ed.ac.uk
Kolegji i Vjetër
Kolegji i Ri

Universiteti i Edinburgut (en: University of Edinburgh), i themeluar në vitin 1583, është një qendër me famë ndërkombëtare për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, e cila ndodhet në kryeqytetin e Skocisë, në Edinburg. Ai është universiteti i gjashtë për nga vjetërsia në Britaninë e Madhe dhe i katërti në Skoci.

Universiteti është renditur vazhdimisht në mesin e universiteteve më të mirë në botë, duke u renditur i 17-ti në renditjen aktuale QS World University Rankings[3]. QS World University Rankings e ka renditur vazhdimisht Universitetin e Edinburgut si universitetin më të mirë në Skoci dhe ndër universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në reputacionin e qytetit të Edinburgut si një nga qendrat madhore të Epokës së Iluminizmit, aq sa qytetit iu vendos nofka "Athina e Veriut". Në radhët e nxënësve të këtij Universiteti bëjnë pjesë disa nga figurat më të mëdha të historisë moderne.

Themelimi i Universitetit të Edinburgut i atribuohet peshkopit Robert Reid të Katedrales së Shën Magnusit, i cili la pas vdekjes së tij më 1558 fondet e nevojshme për krijimin e Universitetit. Universiteti u themelua më 1582 me një Dekret Mbretëror të dhënë nga James VI i Skocisë (Mbreti James I i Anglisë). Kjo ishte një gjë e pazakontë në atë kohë, pasi universitetet zakonisht themeloheshin me Dekret Papal. Çka e bën Universitetin e Edinburgut edhe më të pazakontë, është fakti se ai financohej nga Këshilli i qytetit të Edinburgut, duke e bërë atë në shumë mënyra universitetin e parë civil në histori. Në kohën kur universiteti u themelua ai ishte Universiteti i katërt i themeluar në Skoci, në një kohë kur në Anglinë fqinje kishte vetëm dy universitete. Në shekullin e 18-të, Edinburgu ishte një nga qendrat kryesore të Iluminizmit Evropian dhe gjatë kësaj periudhe Universiteti u bë një nga universitetet kryesorë të kontinentit.

Në vitin 2002, Universiteti u riorganizua nga 9 Fakultete në 3 Kolegje, respektivisht: Kolegji i Shkencave Humane dhe Shkencave Sociale (HSS), Kolegji i Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë (CSE), dhe Kolegji Mjekësor dhe Veterinar (MVM). Në varësi të këtyre kolegjeve janë 21 Shkolla, të cilat janë afërsisht të së njëjtës madhësi dhe janë shumë më të vogla se Departamentet që ato zëvendësuan.

Universiteti i Edinburgut është anëtar i Russell Group, një grup prestigjioz i universiteteve kërkimore britanike. Ai është gjithashtu i vetmi universitet skocez që së bashku me Universitetin e Oksfordit dhe Kembrixhit është njëkohësisht anëtar i Coimbra Gruop dhe League of European Research Universities (LERU): dy shoqata kryesore të universiteteve evropiane. Universiteti është gjithashtu anëtar i Universitas 21, një organizatë ndërkombëtare e universiteteve kërkimore.

Në ceremonitë e Diplomimit, Zëvendës-Kancelari i “kurorëzon” të sapo-diplomuarit me kapelën Geneva Bonnet, një kapelë e cila legjenda thotë se është bërë fillimisht nga rrobat e priftit Presbiterian John Knox ose ato të George Buchanan. Në 2006, një stemë e Universitetit që qe marrë në hapësirë nga Piers Sellers u qep në kapelën Geneva Bonnet.

Njerëz të Famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universiteti ka pasur shumë nxënës dhe pedagogë të famshëm gjatë viteve, nga të cilët mund të përmendim ekonomistin Adam Smith, firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-ve James Wilson dhe John Witherspoon, kryeministrat britanikë Gordon Brown, Lord Palmerston dhe Lord John Russell (ky i fundit u regjistrua në Edinburg, por nuk i përfundoi studimet), inxhinierët Alexander Graham Bell dhe William Rankine, natyralistin Charles Darwin dhe biologun Ian Wilmut, fizikantët James Clerk Maxwell, Max Born, Sir David Brewster, Tom Kibble, Peter Guthrie Tait dhe Peter Higgs, shkrimtarët Sir Arthur Conan Doyle, Robert Louis Stevenson, J.M. Barrie, dhe Sir Walter Scott, aktorin Ian Charleson, kompozitorët Kenneth Leighton, James MacMillan, dhe William Wordsworth, kimistët Joseph Black, Daniel Rutherford dhe Alexander R. Todd, botanistin Robert Brown, pionierët e mjekësisë Joseph Lister dhe James Simpson, matematikanin Colin Maclaurin, filozofin David Hume, gjeologun James Hutton, menaxherin Tony Hayward, ish Zëvendës-Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edith Harxhi, e shumë të tjerë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Student figures". Governance & Strategic Planning, The University of Edinburgh. 31 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 qershor 2014. Marrë më 3 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  2. ^ "Staff Headcount & Full Time Equivalent Statistics (FTE) as at January 2017". Human Resources, The University of Edinburgh. 1 maj 2019. Marrë më 3 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ QS World University Rankings 2013/14