Edinburg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Edinburg
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
448,624 banorë
1950 banorë/km²
Sipërfaqja 259 km²
Administrata
Shteti Britania e Madhe (Skoci)
Qarku Midlothian
Adresa e kuvendit City Chambers, High Street, Edinburgh, EH1 1YJ
Kodi postal EH(numër)
Prefiksi telefonik 0131
Faqe zyrtare www.edinburgh.gov.uk
Politika
Kryetar George Grubb
Partia udhëheqëse Partia Liberal Demokrate/Partia Nacionaliste Skoceze
Moto: "Nisi Dominus Frustra"

Edinburgu është kryeqyteti i Skocisë, qyteti i dytë për nga madhësia në Skoci pas Glasgou, dhe është një nga 32 zonat e këshillit të qeverisë lokale si dhe është qyteti i shtatë për nga madhësia në Britaninë e Madhe.

I ndodhur në pjesën juglindore të Skocisë, Edinburgu shtrihet në bregdetin lindor të Ultësirave Qendrore Skoceze, përgjatë lumit Firth of Forth, afër Detit të Veriut.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kalaja e Edinburgut dhe shkëmbi i saj vullkanik kanë qenë të banuara nga njerëzit qysh nga Periudha e Bronzit. Pavarësisht pozicionit të saj të mirëmbrojtur, kalaja ka qenë pushtuar disa herë përgjatë historisë. Edinburgu modern i ka rrënjët qysh në shekullin e 12, kur Mbreti Davidi i Parë i dha Edinburgut, një prej 15 “Burgh” të Skocisë, liri të veçantë në tregti dhe privilegje të tjera për komunitetin lokal. Në 1153 Edinburgu u emërua si kryeqyteti i Skocisë. Gjatë Epokës së Iluminizmit, Edinburgu ishte një nga qendrat kryesore të Iluminizmit në Evropë, aq sa qytetit iu vendos nofka "Athina e Veriut".

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

I kufizuar nga lumi Firth of Forth në veri dhe nga kodrat Pentland, të cilat rrethojnë pjesën jugore të qytetit, Edinburgu shtrihet në pjesën lindore të Ultësirave QendroreSkocisë. Qyteti shtrihet mbi një terren që është produkt i një aktiviteti të hershëm vullkanik dhe një periudhe të mëtejshme akullnajash intensive.

Ashtu si pjesa tjetër e Skocisë, Edinburgu ka një klimë të butë detare, e cila është relativisht e butë përkundër gjerësisë së saj gjeografike. Dimrat janë veçanërisht të butë, me temperatura ditore që rrallë bien nën 0˚C, çka është klimë e favorshme në krahasim me vende të së njëjtës gjerësi gjeografike, të tilla si: Moska, Labrador, dhe Njufaundlend. Temperaturat verore janë zakonisht të moderuara, me temperaturën maksimale ditore që rrallë e tejkalon temperaturën 22 °C. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në qytetin e Edinburgut ka qenë 31,4 °C, e regjistruar më 4 gusht 1975.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Zona e Financiare e Edinburgut

Edinburgu është qyteti i madh më konkurrues në Britaninë e Madhe, në bazë të dhënave nga Centre for International Competitiveness. Ekonomia e Edinburgut është e bazuar kryesisht në sektorin e shërbimeve, ku arsimi, shëndetësia, financat, shërbimet e biznesit dhe turizmi janë punëdhënësit kryesorë. Niveli i papunësisë në Edinburg është relativisht i ulët (3,6%), çka mbetet vazhdimisht nën mesataren skoceze prej 4,5%. Sektori bankar ka qenë një pjesë e jetës ekonomike së Edinburgut për më shumë se 300 vjet, ku spikat Banka e Skocisë - tashmë pjesë e Grupit Bankar Lloyds – e themeluar me një akt të Parlamentit Skocez në 1695-ën.

Sot, së bashku me industrinë e shërbimeve financiare, të një rëndësie të veçantë janë edhe kompanitë e Sigurimeve dhe ato të Investimeve, ku spikasin kompanitë Scottish Widows dhe Standard Life, duke e bërë Edinburgun qendrën e dytë më të rëndësishme financiare në Mbretërinë e Bashkuar pas Londrës, dhe qendrën e katërt më të madhe financiare në Evropë. Në terma botërorë, Edinburgu renditet para Dubait, Amsterdamit dhe Uashingtonit, në bazë të dhënave nga Financial Global Centers Index.

Në tetor 2005, Banka Mbretërore e Skocisë hapi selinë e saj qendrore në Gogarburn, në perëndim të qytetit. Edinburgu është bërë kohët e fundit selia qendrore e Bankës Tesco dhe e kompanisë së shërbimeve financiare Virgin Money.

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në qytetin e Edinburgut gjenden katër universitete, të cilët së bashku kanë mbi 100,000 studentë. I themeluar nga Dekreti Mbretëror i mbretit James VI në 1583, Universiteti i Edinburgut është një nga Universitetet e Lashtë të Britanisë së Madhe dhe është i katërti më i vjetër në Skoci pas universiteteve të St. Andrews, Glasgou dhe Aberdeen. Fillimisht i përqendruar rreth Old College, gjatë viteve Universiteti është zgjeruar në pjesë të ndryshme të qytetit, si në The Mound, Royal Mile (Milja Mbretërore) dhe Sheshi George. Nga universitetet e tjera të qytetit mund të përmendim Universitetin Heriot-Watt dhe Universitetin Napier të Edinburgut.

Institucione të tjera të rëndësishme arsimore përfshijnë Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve të Edinburgut dhe Kolegjin Mbretëror të Mjekëve të Edinburgut, të cilat janë themeluar me Dekret Mbretëror respektivisht në 1506 dhe 1681.

Shëndetësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Infermieria Mbretërore e Edinburgut

Disa nga spitalet në Edinburg përfshijnë Infermierinë Mbretërore të Edinburgut, e cila përfshin Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Edinburgut, si dhe Spitalin e Përgjithshëm Perëndimor, e cila përfshin një qendër të madhe për trajtimin e kancerit dhe Klinikën e Plagëve të Lehta. Në Edinburg gjendet një spital privat, Spitali Murrayfield, i cili është në pronësi të Spire Healthcare. Infermieria Mbretërore është një spital për Aksidente dhe Emergjencë jo vetëm për Edinburgun, por edhe për rajonet e Midlothian dhe East Lothian, dhe është selia qendrore e NHS Lothian, duke e bërë atë një qendër primare për qytetin e Edinburgut dhe për rrethinat.

Banorë të famshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Sir Walter Scott

Skocia ka një histori të pasur në shkencë dhe inxhinieri, me Edinburgun që ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në këto emra të famshëm. JAmes Clark Makswell, themeluesi i teorisë moderne të elektromagnetizmit, ka lindur në Edinburg dhe është shkolluar pranë Akademisë së Edinburgut dhe Universitetit të Edinburgut, si edhe inxhinieri dhe shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell. Të tjerë emra të lidhur me qytetin përfshijnë Max Born, fizikan dhe laureat i cmimit Nobel, Charles Darwin, biologun i cili zbuloi seleksionimin natyror dhe evolucionin, David Hume, filozof i shquar, ekonomist dhe historian, James Hutton, i cili konsiderohet si "Babai i Gjeologjisë", John Napier, shpikës i logaritmeve, kimistin dhe një nga themeluesit e termodinamikës Joseph Black, pionerët e kërkime mjekësore Joseph Lister dhe James Young Simpson, kimistin dhe zbuluesin e azotit, Daniel Rutherford, shkrimtarin Sir Walter Scott dhe Ian Wilmut, dhe gjenetistin e përfshirë në klonimin e deles Dolly, e klonuar pranë Institutit Roslin (Universiteti i Edinburgut) në periferi të Edinburgut. Trupi i balsamosur i deles Dolly është tani e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Skocisë.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]