Adam Smith

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Adam Smith
Libri ekonomik Pasuria e Kombeve.

Adam Smith lindi më 16 qershor 1723; vdiq më 17 korrik 1790. Ishte një filozof skocez që u bë i njohur si pionieri i Ekonomisë Politike. Ai dha një kontribut të madh në krijimin e një perceptimi modern mbi ekonominë. Si një nga figurat kyçe të lëvizjes së njohur si Iluminizmi Skocez, ai u njoh fillimisht si autor i dy traktateve Teoria e ndjenjave morale (1759), dhe Pauria e Kombeve (1776). I dyti ishte një nga përpjekjet e para për të studiuar në mënyrë sistematike zhvillimin historik të industrisë dhe tregtisë në Europë si dhe një sulm ndaj doktrinës së merkantilizmit. Vepra e Smithit ndihmoi për të krijuar disiplinën akademike të Ekonomikut (Econimics) në kuptimin modern dhe zhvilloi në mënyrën më të mirë intelektuale konceptet mbi tregtinë e lirë, kapitalizmin, dhe liberalizmin.

Shih dhe këtë [redakto]