Vampir

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Emërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjala anglisht "vampire" mendohet se e ka prejardhjen nga frëngjishtja "vampyre", ose nga gjermanishtja vampir, fjalë e prejardhur nga gjuhët proto indo-evropiane. Thuhet se fjala mund ta ketë prejardhjen vetë nga gjuha shqipe "dhampir" (dham - dhëmbë dhe pir - pirës) por me kalimin e kohës mund të ketë ndryshuar. Madje kjo fjalë në zona të thella Shqipërisë zëvendëson fjalën vampir.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vampirë quhen ato qenie mitologjike ose popullore që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e njerëzve. Në tregimet popullore, Vampirët shpesh kanë vizituar të dashurit e tyre duke shkaktuar shkatërrime dhe të vdekur në ato lagje të banuara, kur ata ishin gjallë. Ata janë përshkruar shpesh si shumë të bardhë në lëkurë dhe me tipare të errëta të fytyrës. Gojëdhënat janë të shënuara në shumë kultura dhe sipas historianit Frost Brian : "Besimi në vampirë dhe djajtë gjakpirës është aq i vjetër sa vetë njeriu". Megjithatë, vampirët nuk ishin të populluar deri në fillim të shekullit të 18. Pas shumë paragjykimeve vampirët në Evropën Perëndimore nga zonat ku legjendat ishin të shpeshta si Ballkani dhe Evropa Lindore ishin të njohur edhe me emra të ndryshëm, të tilla si vampir (вампир) në Serbi dhe Bullgari, vrykolakas në Greqi, dhampir në Shqipëri dhe strigoi në Rumani.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fund të shekullit të 17, fillimi i shekullit të 18 në pjesën perëndimore të Evropës nisën të bënin bujë gjithnjë e më shumë historitë e vampirëve. Historitë ishin nga më të ndryshmet, shpesh herë të frikshme dhe njerëzit të shtyrë nga padituria jo vetëm që nisën t'i besonin, por puna shkoi deri aty sa shumë njerëz filluan të akuzoheshin për vampirizëm. Këta njerëz "vampirë" duhej tu vrisnin përmes nguljes së një tehu të mprehtë në kraharor.

Mënyra se si vampirët u përshkruanin në legjenda e gojëdhëna ndryshonte nga përshkrimi që i bëhej atyre në letërsi. Do të jetë pikërisht libri i John's Polydore i 1819,The Vampyre që do të shënojë lindjen e vampirit Viktorian. Tashmë vampirët paraqiteshin si qenie me kulturë, prejardhje fisnike dhe mjaft tërheqës. Por do të jetë Bram Strock ai që do të krijonte vampirin më të njohur në të gjithë historinë. Stampa:Dracula u botua më 1897, mbështetur në mitologjinë e njerëzve ujq dhe djajve të tjerë. Suksesi i këtij libri ishte shumë i madh i cili shënoi një ndryshim në letërsinë e kohës. Kështu lindi një lloj i ri në letërsi, ai i përfshirjes së vampirëve në letërsinë artistike.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas The Oxford English Dictionary fjala vampir në gjuhën angleze u përdor për herë të parë në vitin 1734, në një shkrim të titulluar "Udhëtimet e tre zotërinjve anglezë", botuar në Harleian Miscellany më 1745. Për vampirët kishte nisur të flitej edhe në letërsinë gjermane. Gjatë vendosjes së trupave austriake në Serbinë veriore dhe në Oltenia të Rumanisë, zyrtarët filluan të kallëzonin ushtrime që kishin të bënin me zhvarrosjen e trupave dhe "vrasjen e vampirëve". Këto kallëzime u përgatiten nga 1725 deri në 1732 dhe patën përhapje të gjerë.