Vargjet satanike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vargjet satanike është një shprehje e krijuar nga historiani Sir William Muir në lidhje me disa vargje menduar të sjella nga Muhamedi si pjesë e Kuranit dhe më vonë të hequra prej tij. Muslimanët e lidhin këtë përçim dhe heqjen e dy vargjeve si ndodhia Gharanik. Rrëfimet lidhur me këto vargje mund të lexohen në disa vende të tjera, në jetëshkrimet e Muhamedit nga Al-Vakidi (745-822, Ibn Sadi, Muhamad Ibn Xharir al-Tabari (839-923), dhe Ibn Ishaku (704-761). Në suren 53 "Ylli" (al-Naxhm) përshkruhet adhurimi i perëndeshave në Qabenë e Mekës. Në tekstin e përçuar të historianit dhe mësuesit islamik Tabarit[1] , Muhamedi e lejon adhurimin e tyre, ndërkohë që në tekstet kanonike ai e ndalon ktëë.

Rrënjët në burime historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngjarja e ‘Vargjeve Satanike’ i ka rrënjët edhe në burime historike. Pretendimet të këtij rrëfimi duan të na e mbushin mendjen se në një rast, pejgamberi i Islamit, Muhamedi, në vend që të recitonte gjoja shpalljen hyjnore, recitoi vargje që iu diktuan nga shejtani (djalli). Kur diskutohen vargjet satanike, në kontekstin e historisë islame, nuk është fjala për romanin kontrovers të Salman Rushdiut, por incidentin e rrëfyer, ku profeti Muhamed gjoja lejoi të futeshin në recitimin e tij të Sures en-Nexhm, dy ajete që iu përshpëritën nga Shejtani, ndaj dhe termi ‘vargje satanike’.

Kjo histori ritregohet së tepërmi nga historianët orientalistë dhe për vërtetësishmërinë e saj janë bërë pohime shushatëse. Dy referencat kryesore të përdorura janë burime të hershme islame: Tarikhu i Taberiut dhe et-Tabakat el-Kubra i Ibn Sa‘dit. Arsyeja kryesore pse ajo është diskutuar nga të gjithë muslimanët është fakti se ajo shfaqet në veprën e Taberiut - një ndër përmbledhjet e hershme më gjithpërfshirëse të jetës së pejgamberit e fese Islame.

Duke patur parasysh këto vargje, është e habitshme të vërehet se vetëm një pakicë e vockël dijetarësh janë marrë ndopak me këtë çështje në debate, Arsyeja kryesore përse ajo diskutohet në qarqe akademike islame është gatishmëria e orientalistëve për ta paraqitur si fakt të kryer.

Kurani thotë se Zoti i zbriti shpalljen: Pasha yllin që perëndon! Shoku juaj nuk ka rrëshqitur e as nuk është mashtruar, dhe nuk flet nga dëshira... (53:1) Kur arriti te fjalët e Zotit: A e keni parë Alatin dhe Uzzanë dhe Menatin, të tretin, tjetrin? (53:19-20) Shënimi se bihet këtu, në përputhje me shumicën e dijetarëve të Islamit, është që Shejtani (gjoja) i vuri në gojë - për shkak të asaj që ai kishte menduar në vete dhe kishte patur ëndje t’ua sillte të vetëve - fjalët ′Këto janë lejlekë [Gharanik] që fluturojnë lart e ndërmjetësimi i tyre shpresohet.′ Kur e dëgjuan këtë, Kurejshët u gëzuan.

Kur erdhi tek përgjunja [suxhud] dhe e përfundoi suren, ai vuri ballin në tokë dhe muslimanët e ndoqën profetin e tyre në këtë gjë, duke patur besim në atë që ai u kishte sjellë dhe në bindje të urdhrit të tij. Kurejshët dolën dhe u gëzuan pa masë nga ajo që kishin dëgjuar për mënyrën se si kishte folur ai për zotat e tyre.

Ata thonin: ‘Muhammedi i ka përmendur zotat tanë më së favorshmi. Në atë që recitoi, ai tha se ata janë “lejlekë që fluturojnë lart, ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet”.’ [...] Xhibraili i erdhi Profetit dhe tha: ‘O Muhammed, ç’bëre kështu?! U ke recituar njerëzve diçka që unë s’ta kam sjellë nga Zoti, dhe ke folur atë që Ai nuk ta ka thënë’, me çka Profeti u trishtua së tepërmi dhe iu frikësua Zotit shumë. Por Zoti, me mëshirën e Tij, i dërgoi një shpallje, duke e ngushëlluar dhe duke ia pakësuar rëndesën e asaj që kishte ndodhur. Zoti i tha se nuk kishte patur kurrë më parë ndonjë lajmëtar apo të dërguar që ishte ëndur dhe kishte dëshiruar si Muhammedi, por Shejtani ishte hedhur në ëndjen e tij tamam siç i kishte hedhur [fjalët] në gjuhën e Muhammedit. Por Zoti fshin atë që ka hedhur Shejtani dhe i vendos ajetet e Tij në renditjen e duhur [22:52]. Pra, ‘ti je tamam si lajmëtarët dhe të dërguarit e tjerë[2].

Përveç kësaj të mete të rëndësishme, vetë ndërtimi i Sures en-Nexhm e përgënjeshtron ngjarjen, duke e bërë një përzgjedhje të dobët për futjen e vargjeve satanike. Në fillim të sures, Zoti mohon faktin se Pejgamberi mund të fliste sipas dëshirës ose të mashtrohej: Shoku juaj as ka rrëshqitur e as që është mashtruar; ai nuk flet nga mendja e tij, ajo s’është tjetër, veçse shpallje që i shpallet; atë ia mëson i fuqishmi (53:2-5)

Tregimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas përçimeve Muhamedi dëshironte ta kthente popullsinë mekane në Islam. Sura iu zbulua Muhamedit në Mekë, ku perëndesha Al-Lat adhurohej si një statujë në trajtën e një gruaje, Al-Uzza si pemë, dhe perëndesha e fatit Manati adhurohej si një gur. Që të tre hyjneshat adhuroheshin në Mekë sëbashku me Allahun (Hubalin, perëndia e hënës) në Qabe.

Muhamedit iu desh të merrte qëndrim rreth këtyre tre hyjneshave para mekanëve të cilët i adhuronin ato, dhe ai ia filloi:

(19) A i keni parë Lat dhe Uzza ,
(20) edhe Manat-in, këtë tjetrën, të tretën?

Këtu fut variantin:

Këto janë kojrrilat madhështore.
Në përkrahjen e tyre mund të shpresohet[3]

Mëngjesin tjetër, Muhamedi i mori mbrapsht fjalët që kishte thënë ditën e kaluar, duke sqaruar se fjalët i ishin pëshpëritur në veshin e majtë nga dreqi, e jo në të djathtin, siç bënte kryengjëlli Gabriel.

Vargjet satanike u mohuan dhe në vend të tyre u shtua nga profeti zbulesa e vërtetë që tani thoshte:

(19) A i keni parë Lat dhe Uzza ,
(20) edhe Manat-in, këtë tjetrën, të tretën?
(21) Për ju meshkujt, e për Atë, femrat?
(22) Kjo do të ishte atëherë një shpërndarje e padrejtë.
(...) Ato janë vetëm emra bosh, të cilët ju e etërit tuaj i keni sajuar, për të cilët Allahu nuk ka dhënë asnjë leje; ata ndjekin vetëm mendimet e tyre dhe trillimet e shpirtërave të tyre

Zhgënjimi për keqkuptimin e Muhamedit bëri që Amr ibn Hisham (i njohur nga muslimanët si Abu Jahl) ti kërkonte xhaxhait të profetit, Abu Talibit, të mos e mbronte më nipin e tij, që ta detyronte të ndërpriste veprimtarinë e tij, që sipas pikëpamjes së tij e të shumicës së paganëve mekanë, ishte kundër vlerave trashëgimore, dhe duhej luftuar.

Kjo ndodhi e njohur si "Gharaniq" është një fjalë e thënë vetëm në këtë vend. Komentatorët thonë se nënkuptohen gharaniq-et (shqipëruar: gjeraqinat) numidiane të cilat fluturojnë shumë lart. Nënteksti me këtë thënie nënkupton se Muhamedi po tërhiqet nga monoteizmi i tij i pakompromistë duke thënë se këto perëndesha ishin të vërteta dhe ndërmjetësia e tyre efektive.

Mekanët u ngazëllyen kur dëgjuan këto fjalë dhe u bashkuan me Muhamedin në ritin gjunjëzues (sujud) në fund të sures. Muslimanët e arratisur në Abisini dëgjuan mbi fundin e përndjekjes dhe nisën të riktheheshin në shtëpitë e tyre. Tradita islamike pohon se Muhamedi u qortua nga Gabrieli (Xhibrili) për falsifikimin e zbulesës, në pikën (Kurani 22:52) ku i zbulohet për ta qetësuar atë, "Ne kurrë nuk dërguam një lajmëtar apo profet përpara teje, por, kur ai sajoi një dëshirë, Satani hodhi diçka sipas dëshirës së tij: por Allahu do të fshijë çdo gjë që Satani nxjerr, dhe Allahu do të përforcojë Shenjat e Tij: sepse Allahu është plot dituri e njohuri." Muhamedi mori mbrapsh fjalët e tij dhe përndjekja nga mekanët mori fund.

Ky përçim është renditur si një histori tunduese, në të cilën në vend të kryengjëllit Gabriel, që sipas traditës islamike ka diktuar Kuranin e mësipërm, Satani i ka diktuar vargjet e përbuzura Muhamedit, të cilat janë ndrequr në një zbulesë të mëvonëshme nga engjëlli.

Romani Vargjet satanike që u botua në vitin 1988, i shkrimtarit Salman Rushdi paraqet zbehtazi këtë ndodhi dhe ishte shkak kryesor i një grindjeje të dhunshme mes autorit dhe regjimit islamik iranianAjatollahut Khomenei, i cili nxorri një fatva (urdhër) dënimi me vdekje kundër shkrimtarit indo-britanez, që paditej për apostasi(femohues) (ridda).

Përçimi i tregimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikëpamjet akademike perëndimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Tregimi i Tabarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tabari, Annalen I, S. 1192–1196
  2. ^ Havting, 1999, The Idea of Idolatry and the Emergence of Islam: from polemic to history
  3. ^ tilka l-garaniqu l-'ula wa-inna safa'atahunna la-turtaga

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]