VeriChip
VeriChip (shqiptimi, Veriçip) është një aparat RFID (Radio Frequency IDentification - Identifikim Radio Frekuencor) për njerëzit nga VeriChip Corporation, (Firma Veriçip), një pronë e plotë me pak rëndësi e Applied Digital Solutions, shkurt ADS (Zgjidhjet e Zbatuara Digjitale) në Delray Beach (Delrej Biç),Florida.
Ky çip është i injektueshëm, i ngjitshëm ose i mbajtshëm nga njeriu. Ai përbman një numër identifikimi (njohjeje), një bobinë elektromagnetike për tejçimin e të dhënave, dhe një aftësues përshtatës. Përbërësit janë të mbyllur në një mbajtës silikoni dhe qelqi që është i pranueshëm nga indet njerzore.
Çipi u prodhua me synim të ruajë të dhënat shëndetsore të një pacienti me ndonjë organ të transplantuar, që mjekët në rast urgjence të ndërhyjnë në mjekimin e tij.
Ka madhësinë e dy kokrrave orizi, me përmasa: 12mm i gjatë dhe 2 mm i gjerë.
Sipas ADS është aparati i parë i implantueshëm RFID-çip për njerzit.
Për herë të pare iu dha leja e përdorimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mars të vitit 2002 nga Ministria e Shëndetësisë Amerikane.
Në një proces (ecuri) që zgjat vetëm pak minuta e krejt pa dhimbje , çipi mund të injektohet me një gjilpërë të posaçme nën lëkurë. Pastaj ai është pothuaj i padukshëm. Nuk ka nevojë për ushqim me rrymë pasi bobina magnetike e tij aktivizohet nga një skaner (scanner-lexues, kërkues), që kap më pas të dhënat si radio.
Sipas ADS VeriÇip nuk përmban në vete asnjë të dhënë mjekësore, vetëm kode, me ndihmën e të cilëve një mjek mund të thërrasë nga një bankë e sigurt të dhënash informacionet e pacientit përkatës. Kjo bankë të dhënash, dhe jo çipi "ushqehet" pastaj me të dhënat e reja.
Vetë firma prodhuese ADS ka dëshmuar se, ky çip mund të bëjë edhe gjëra të tjera - deri në mbikqyrjen dhe ndjekjen e personave: VeriÇip iu është injektuar një milion kafshëve shtëpiake në SHBA , që këto të rigjehen nga pronarët e tyre në çdo kohë.
ADS nuk e fsheh në asnjë rast se, VeriÇipi mund të përdorej edhe për "qëllime sigurie", siç shpjegoi drejtuesi i firmës Scott Silverman (Skot Silverman). Sipas të dhënave të ndërmarrjes, përdorimi i çipit është i përfytyrueshëm edhe në mision në luftimin e kriminalitetit dhe të mbrojtjes kombëtare. Përsëri duket shumë i papajtueshem me diçka tjetër fakti që, edhe më parë qëllimi i qartë i ADS ishte që, VeriÇip nuk donte t´ja shiste çipin askujt, që ua injekton(mbjell) njerzve pa pëlqimin e tyre.
Sipas Silverman, sfera private e bartësve të paktën mund të mbrohej, pasiqë VeriÇip të ruante vetëm të dhëna mjekësore me rëndësi jetesore si grupin e gjakut ose alergjitë. Hyrja në treg e ADS kushton pak ; 200 spitale morën falas skanerat, që kushtojnë 650 dollarë sejcili.
Mbrojtja e të dhënave dhe sferës private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]VeriÇipi ka shqetësuar shumë mbrojtës të të drejtave qytetare, pasiqë ky vezullues i vockël mundet jo vetëm të ruajë të dhënat shëndetsore të bartësit por, edhe të gjitha llojet e tjera të informacioneve - nga sjellja e përdoruesit deri te prova dëshmie policore.
Shqetësimi i kishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shume te krishtere mendojne, se Çipat RFID janë shenja e shtazës, e parathene ne Zbulesen e Gjonit, ku flitet se Çdo njeri do te marre vulen e qeverise se udhehequr nga antikrishti, ne dore apo ne balle, me shenjen gjashteqind e gjashtedhjte e gjashte (666).
- «16. Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,
- 17. dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.
- 18. Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e shtazës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.» Zbulesa, Kreu 13, 16-18.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Stampa:De Artikull mbi Veriçipin.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqe rrjetore kundër çipëzimit të njerëzve.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Çipa spiunë.