Jump to content

Viktor Karpaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shen Gjergji mund Dragoin

Vittore Carpaccio (1465-1525/1526) është piktor i njohur shqiptar i Rilindja italiane i lindur më 1455 në Kapodistria afër Venedikut nga prindër shqiptarë, të vendosur më parë nga KorçaRumani dhe pastaj në Venecia të Italisë. Mendohet se fjala Karpaçi rrjedh nga termi - shkëmb ose në dialektin e Jugut shqiptar si artizan i dorës së dytë, mballomaxhi. Përfaqësues i denjë i arteve pamore për Shkollën e Shqiptarëve në Venedik - Scuola degli Albanesi , Viktor Karpaçi përmendet fillimisht si shqiptar në veprën e studjuesit Ramadan Sokoli - 16 Shekuj. Viktori ndërroi jetë në Venedik ku dhe ndodhet vendbanimi i fundit i artistit. Karpaçi njihet edhe si piktori i parë Korçar i kulmuar në Perëndim. Piktor po ashtu i njohur i shekullit të 16-të, në Venedik, ishte dhe i biri i Viktorit, Benedikt Karpaçi, i cili la disa piktura të vitit 1528, në Katedralen e Triestes dhe bashkinë e Kapodistrias.


Formimi profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Viktori u rrit në Venedik ku mësoi edhe mjeshtërinë e pikturës; fillimisht nga miku i tij Xhorxh Vasari e më pas e perfeksionoi pranë mjeshtrit të njohur të pikturës italiane Xhentile Belini. Në vitet 60 të shek të 15 - të Belini pati skicuar direkt heroin tonë kombëtar Skënderbeun, kur ky vizitoi Romën. Këtë portret të tijin e zbuloi si premierë Faik Konica në Galleria degli Uffizi të Firences.
Triumfi i Shen Gjergjit
  • Motivi i Skënderbeut shpërfaqet tek tabloja e "Shën Gjergjit vret Dragoin" si dhe motivi i mallit për atdhe haset në pikturen "Nisja", ku paraqitet nisja e burrave arbër nga bregdeti për në eksod. Duket sikur piktori u kujton shqiptarëve të mërguar sesi janë larguar nga atdhe dhe erdhën në Itali.


  • Nga piktura te punuara në kishat e Shën Ursulës, piktori shqiptar fitoi famë në Venedik e përtej kufijve. Paralel pikturoi edhe tablonë "Çlirimi i një të xhindosuri".


  • 1490 - 1495 - Puna e parë deri sot nga penelat e Karpaçit është cikli i legjendës së Shën Ursulës, të cilën e përfundoi kur ishte në moshën 40 vjeçare.
  • 1478 - Një kërkesë nga vete Sulltan Mehmeti i II - Fatihu e ftoi Viktor Karpaçin në Stamboll bashkë me dy prej piktorëve të njohur venedikas; ku kryen punime artistike në kryeqytetin turk, por këto punime ende nuk njihen nga publiku dhe studjuesit e artit.
  • 1480 - Viktor Karpaçi pas kthimit nga Stambolli ngarkohet të pikturojë Pallatin Dukal Venedikas dhe njëkohësisht edhe zografis afresket e kishës së Shën Jeronimit (shenjtor ilir).
  • 1505 - Angazhohet nga shoqata e shqiptarëve të Venedikut të pikturojë pjesë të Scuola degli Albanezi, ku realizon gjashtë tablo me permasa të mëdha dhe njëra paraqet betejën e pasuksesshme të turqve për marrjen e Shkodrës.
  • 1505 - Së bashku me Belinin punoi në sallën e Këshillit të Madh në Pallatin Dukal.
  • 1507 - Punoi tabllonë "Adhurimi i nënës"
Lajmërimi i Shën Marisë
  • 1508 - Realizoi tabllonë "Vdekja e Maries"
  • 1510 - Pikturoi në tempullin e madh "Paraqitja e tempullit". Po atë vit, ka punuar edhe piktori tjetër i njohur shqiptar në Venedik, Mark Bazaiti.
  • 1511 - Pikturoi "Pamje nga Jerusalemi" dhe "Pesë tregime rreth Shën Stefanit".
  • 1514 - Pikturoi Shën Sebastianin dhe Shën Pjetrin (të cilat tani ndodhen n galerinë artistike në Zagreb ).
  • 1515 - Pikturoi "Manastirin e Araratit" dhe afreskat e katedrales së qytetit të tij të lindjes, Kapodistrias.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]