Shën Gjergji
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Gjergji (rr. 275/280 - 23 prill 303) ishte një ushtar romak që u bë më vonë dëshmor i krishterimit. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Jeta
Gjergji lindi ne një familje të krishtere në fund qindvjecarin e 3. I ati ishte nga Kapadocia dhe shërbeu si oficër në ushtri. E ëma ishte nga Lida, e Palestinës. Ajo u kthye në vendlindje si vejushe me të birin, ku ajo e rriti dhe e seliti.
Edhe Gjergji ndoqi shembullin e të atit në rini, dhe hyri në shërbimin ushtarak. Ai deshmoi që ishte një ushtar i mirë dhe u ngrit vazhdimisht në rangun ushtarak. Në moshen 28-29 vjecare ai kishte fituar titullin e Tribunit dhe pastaj atë të Kontit. Këtë kohë Gjergji ishte vendosur në Nikomedia si anetar i rojes (gardes) vetjake të perandorit romak Dioklecianit (qeverisi 284-305).
Në vitin 303, Diokleciani nxori një urdher që lejonte perndjekjen e të krishtereve në të gjithë Perandorine. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet të jetë përgjegjes për këtë vendim dhe do të vazhdonte perndjekjen edhe gjatë qeverisjes së tij (305-311). Gjergji u dhuroi të varferve të gjithë pasurinë e tij. Në Armina (Armenia) ai organizoi dhe udhehoqi bashkësinë e krishtere të Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britanine në njerën prej fushateve perandorake.
Gjergji u urdherua nga Galeriusi të merrte pjesë në perndjekje por në vend të kësaj ai tregoi se ishte vete i krishtere dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zëmërua aq shumë saqë urdhëroi kapjen dhe torturimin e këtij tradhetari dhe vrasjen e tij.