Dita e Shën Gjergjit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dita e Shën Gjergjit festohet për t'a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Fillon me 5 maj mvarësisht prej krahinës shqiptare vazhdon deri me 15 maj. Karakterizohet me lojera të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë. Gjurmët shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur ata besonin në shumë përëndi. Ardhja e krishtërimit si duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë të tyre dhe per t'i duruar (ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve të vjetra nën petkun e fesë së re) ia vunë emrin Shën Gjergj. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliat, hoxhallarët, shehleret apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t'i qëndruar besnik traditës ìa përshtatën tani, edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Festa në Kosovë psh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit. Mirëpo fakti se "ajo është festë e romëve dhe ashkalinjëve" nuk qëndron sepse ata janë pakicë në këtë vend dhe kanë ardhur gjatë mesjetës së zhvilluar perkatësisht gjatë shek. XIII-XV me çrast i përshtaten vendit dhe vendasve. Në qytetin e Prizrenit psh. festohet me 5 maj që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë "Karabash" (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit sepse aty në atë fushë gjenden vorrezat e vjetra të qytetit, por njerëzit ulen aty dhe s'e kanë pasur kurrë bezdi, sepse ka vetëm rrasa të vjetra. Aty hynin banorët e qytetit dhe të rrethit dhe kërkonin shpëtim duke lënë ndonjë lek apo duke pirë ujin e tyrbes. Dihet që kjo festë deri në vitet e vona (1980-1985 në Gjakovë) është mbajtur. Në anën tjetër në Prishtinë po në ato vite shumë fëmijë nga ana e Kosovës e kanë parë këtë si ditë festive të maxhypëve dhe shkijeve, gjë e pasaktë kjo, mbase kjo duhet të ketë qenë mbeturinat e fundit e ndikimit osman në këtë pjesë dhe e propagandës që i bëhet për t'a përgënjështruar. Ja si përshkruhet një ditë e Shën Gjergjit

Ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar heret në mëngjez, të laheshe pastaj varej kungulli i egër në qafe që e pergatisin nënat zakonisht (bëhet nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë); pastaj shkohej rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, pastaj shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit i lanim degët e shelgut, lanim fytyrën, dhe sillnim degët në shtëpi por duhej patur kujdes se mos të prekej toka, pastaj këto degë vareshin në portë të shtëpisë (më kujtohet çdo portë ishte e stolisur me degë shelgu)

Pastaj bëhej edhe një ritual tjetër ku dilnin fëmijët në kodrën e afërt groponin rreth ndonjë druri deri sa zbulonin ndonjë rrenje, hiqnin dheun dhe bënin një si kanal që të përbihen nën rrënjë të drurit.

Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me "ujë pa fol", shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.