Vlad Sunduesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vlad III Țepeș ishte sundues vlleh që në histori ka hyrë si një hero popullor e Romunise per te mbrojutur vllehet nga pushitimi i Perandorise Osmane, me mënyra aq sadiste dhe të pamëshirshme që ai u bë një lloj legjende. Keta menyra kan qenur kaq shume te mizore qe shkrimtari gotik-fantastik irlandez Bram Stoker, u frymëzua nga figuren e tij per te shkruar romanin "Drakula", qe ka per nje protagonist nje vampir te Transilvanjes[1].

Pas pushtimit të Trapezis (gjer. Trapezunts ) nga Sulltani, Vllahu, me sjelljet e tija ndaj turqve ja kishte arritur të ta sillte Sulltanin në fushbetejë. Princi Vllahë vepronte edhe më rreptë se vetë Sulltani që kishte vepruar më parë me tirani ç´njerzore. Kështu emri i tij kishte marrë dheun hungarez, vllahë dhe turk. Vojvoda Vlladi në përgjithësi në histori ka hyrë me tre emra Drakulla (Nga pseudonimi i babes e tij Vlad II Tepes "Drakulli" qe ne gjuhe vllehe antike do të thoshte "Dragoi") nga vllahët Çepelpush (Vjerrësi) dhe nga turqit hiq ndryshe se Kaziklü Voda (Zoti i shtyllave).

I njohur për pamëshirshme, varjet dhe kryqëzimet në shtylla, teatri më i dëshiruar i tij ishte goditja me hu dhe sthylla, i pëlqente të ushqehej me oborrtarët e tij në rreth të ngushtë nga turqit, të cilëve në shtylla ju shihej "shpirti". Turqit e kapur, i´u zhveshtë lëkurën nga shputat, nervat e shpluara i kriposte, dhe ju lëshonte dhitë që të lëpinin për të siguruar vdekjen me tortura të shumëfishta. Të dërguarit turq, që nuk pranonin të hiqnin turbanin para tij, me tre-katër gozhda ju gozhdonte turbanin në kokë, ashtu që këtyre të ju përforconte traditën e të parëve të tyre.

Sipas disa legjendave, një ditë kishte ftuar gjithë lypsit, hallexhi e sherraxhi, në një sillë të madhe, dhe pas që i kishte mbush me bukë e verë, ja kishte futur flakën sallës së ushqimit, dhe i kishte djegur të gjithë ; fëmijët e tyre i kishte dhunuar që të hanë nënat e tyre të djegura; nënave ju shtinte në gjoksë, kokat e prera të fëmijëve të tyre. Kishte ndërtuar një aparatura të veçanta me të cilat i shtypte njerëzit si hudrat, i pjektë. Një prift që kishte takuar mbi një gomar, e kishte kryqëzuar së bashku me gomarin në një shtyllë ; Një prifti i cili predikonte që nuk bënë të preket pasurin e huaj, e cili pran tavlinës së bukës së Drakulës ishte, mu aty, në vend e kishte prerë. "Të dashurat" e tij që gënjenin se ishin shtatzënë, me duar të tij ju prente barkun.

Festat më ë mëdha të tij, ishin varjet masive. Katërqind të rinjë nga Hungaria dhe Danubi i asaj kohe, që ishin dërguar në Vllahi për të mësuar gjuhën, i kishte kallë së bashku. Gjashtëqind tregtarë i kishte pjekur në pazare ; Pesëqind bujar e fisnik vllahë, qe i akuzonte per thradhti, i kishte kryqëzuar në shtylla për në padinë : nuk e dinë të tregojnë se sa banorë ka komuna e tyre.

Edhe pse vetë sulltani i kishte ndihmuar që të vije Vladi në fuqi, para njoftimeve për mizoritë e tij, para obligimeve të pa kryera ndaj vetë Sulltanit (10000 dukat në vit, 500 të rinjë për sulltanin dhe vetëparaqitjen e Vlladit para Sulltanit) nuk i mbetej tjetër zgjidhje pos të zbriste në arenë.

Pasi që Sulltani arriti të shpëtojë jetën e vetë nga lufta me Vlladin, ai dërgo disa të njohur të Vlladit, ky duke e ditur situatën e vetë, i zaptojë të dërguarit, dhe duart dhe këmbët e prera të tyre i nguli në shtyllë, Hamzajin pak më lartë se tjerët. Një nder të tillë "njerëzorë" i kishte treguar edhe një të dërguari të lartë më parë, i cili e kishte pyetur se si mund të rrinte në atë erë të cofëtinave, kështu Drakulla e kryqëzojë atë në një shtyllë më të lartë ashtu që "i dashuri" të mos e ndiente erën e cofëtinave.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Geschichte des Osmanischen Reiches Von Joseph Hammer-Purgstall (Pest 1827-33) ff. 10

Shiko dhe këtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]