Vllahat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vllahat-i është nje fshat ne rrethin e DelvinësShqipërisë.Nga Delvina është vetëm 2 kilometra larg ndërse nga Saranda është 13 kilometra.

Gjeografia dhe Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Vllahati ka nje pozitë të favorshme gjeografike pasi gjëndet midis Delvinës dhe Sarandës
.Vllahati është nje vend malor por megjithate ka dhe fusha qe zënë nje pjes te fshatit. Ne vllahat ka dhe disa burime ujrash mineral.

  • Klima është mesdhetare me verë të nxehte dhe të thatë dhe me dimër të ftohtë me shum shira.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë periudhës komuniste fshati kishte një aktivitet të rëndësishëm si në shkallë rrethi ashtu edhe në shkallë republike. Regjimi i atëhershëm i kishte dhëne njëfarë rëndësie fshatit te vogël duke ndërtuar në gjirin e tij disa fabrika që ishin krenaria e fshatit:

  • Fabrika e Miellit
  • Fabrika e Vajit
  • Fabrika e Reçelit
  • Fabrika e Salcës (Përpunimi i domates)
  • NPA (Ndërmarrja e Përpunimit Artizanal, veshmbathje, tapiceri etj)
  • Rrobaqepësia (veshje ushtarake etj)
  • Ekonomia e Vllahatit i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e vogla të fshatit si dhe ndërtimi.

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Fetë më të zakonshme të praktikuar në Shqipëri janë Islami dhe Krishterimi.Vendi nuk ka një histori të ekstremizmit fetar dhemerr krenari në harmoninë që ekziston në traditat fetare.Në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri, dhe pasrëniesse komunizmit të shtetit, në vitin 1991 rifilluan aktivitetet fetare. Në Vllahat ka patur nje xhami por sistemi qe ekzistonte ne shqipëri e shkatëroj.Tani ka nje Teqe dhe një Vakëf,megjithatë shumica e popullsis te Vllahatit nuk beson shum te fetë.

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Futbolli është sporti me i përhapur ne fshatin e Vllahatit.Disa nga emrat qe kanë lozur me skuadrën e KS Delvina janë Taulant Rexho,Gjergji Rexho dhe Laert Hoxha.

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ka shkollë 4vjeçare dhe pastaj nxënsit vazhdojn në Delvinë
  • Ka dhe kopësht për fëmi