Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/12

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • ... ideatori dhe themeluesi i Kopshti Botanik i Tiranës është Profesor Mustafa Demiri njëkohësisht dhe autori i veprave si "Flora e Tiranës", "Flora e vogël e Shqipërisë", "Flora ekskursioniste e Shqipërisë", botime këto që paraprinë veprën "Flora e Shqipërisë" dhe që u shërben si manualë studentëve e shkencëtarëve të vendit, duke i dhënë një dimension ndërkombëtar?
  • ...sipas studjuesit dhe gazetarit Armand Plaka një detaj tjetër nga shtypi i huaj i kohës së Princ Vidit në 100 vjetorin e ardhjes në Shqipëri na vjen në lidhje me dizenjimin e flamurit dhe të emblemave princërore të Vidit si Sovran i shqiptarëve, që sipas artikullit i referohej një heraldisti të madh gjerman nga Berlini, Emil Döpler dhe flamuri trajtohet si “trikolor” me yllin pesëcepësh të Skënderbeut, dhe përshkruhen gjithashtu me imtësi edhe elementët e tjerë të tij?
  • ...e përditshmja italiane La Repubblica i dedikoi dukurisë së emigrimit italian në Shqipëri një shkrim nga i dërguari në Tiranë gazetari Paolo Berizzi ku thuhej se "Vendi që njëzet vjet më parë lindte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë si të përjashtuarit e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale që në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah të lirë pune, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri madje edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë" ?
  • ...sipas Mixhait Pollozhanit ndonëse jetoi mes maleve të Karadakut në Mateç të Kumanovës, larg qendrave kulturore, piktorin Rexhai Iseni nuk e pengoi asgjë për të shprehur talentin artistik nëpërmjet pikturave të realizuara kryesisht në teknikën vaj në pëlhurë, duke eksploruar rrymat nga Surrealizmi te Kubizmi si njëri ndër themeluesit e parë të artit figurativ shqiptar në Maqedoni?
  • ...sipas Pandeli Panit nga Deutsche Welle rezulton se Profesori gjerman Wilfried Fiedler është një nga albanologët më të njohur të kohës sonë dhe se puna që e bëri më të njohur studjuesin është vepra e përbashkët me Oda Buchholz Albanische Grammatik, Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i gjuha shqipe e sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në fushën sintaksore?