Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/20

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e UNESCO-s


...Qëllimi i Projekteve si REVATO që janë pjesë e Rijetëzimit të Trashëgimisë Kulturore në zonat e UNESCO-s në Shqipëri (Berat, Gjirokastër, Butrint) me mbështetjen e Bashkimit Europian sipas drejtorit të Fondacionit Gjirokastra Sadi Petrela, është që të krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe donatorëve që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë profesionalizmi si aset identiteti kombëtar dhe europian, zhvillimi e punësimi duke respektuar mjedisin?

...Londra është qyteti i miliarderëve dhe numri i miliarderëve britanikë sipas "The Guardian" tashmë numërohen 104 miliarderë të cilët së bashku kanë një pasuri që vlerësohet rreth 300 miliard funta?

...Çadra juaj së shpejti mund të bëjë më shumë se sa vetëm të ju mbrojë nga shiu sepse një shkenctar nga Holanda ka krijuar një sensorë për ombrellë që mbledhë të dhëna nga retë për të ju treguar informata nëse do të bie shi brenda 10-15 minutave apo jo?

...Shkencëtarët amerikanë dhe ata britanikë kanë krijuar një algoritmi i ri për analizimin e ADN-së, që njihet si Struktura e Gjeografisë së Popullsia, ose GPS dhe thonë se ky mund të lokalizojë fshatin, apo fisin ku gjenet që krijuan ADN-në e njerëzve u bashkuan, apo u lidhën për herë të fundit?

...Përveç efektit që jep fara e zezë “Nigella Sativa” në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri , metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve dhe është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj poleneve?

...Statutet e Shkodrës, sidomos kapitujt e shumtë që iu kushtohen grave të cilat, që në 1300-ën e largët, në këtë qytet kishin hapësira të gjera lirie dhe gëzonin të drejta të mirëpërcaktuara, ngase njiheshin si person juridik duke pasur parasysh pikërisht atë imazh që na përçojnë Statutet, mund të kuptojmë më mirë se si gratë e Shkodrës mundën të mbartin me vete në territoret e Serenissima-s (Venediku) pas dy rrethimeve osmane vitet 1474 dhe 1478, imazhin e tyre si gra fisnike gjer aty sa të shndërroheshin në ikona të mitit venedikas?

...tek ra për herë të parë në dashuri me bukuroshen leshraverdhë ojonakse Hugon Sophie Josephine Annette, 15-16 vjeçare, dhe kur u bë me të me djalë në qershor 1897, në Sent-Zhil të Brukselit, djalë të cilit Faik Konica i vuri emrin Henrik Lohengrin beg Konitza Schischgo me siguri prej kompozitorit gjerman i ndikuar për arsyen e thjeshtë se ai do shihte te Vagneri të ndërthureshin mjeshtërisht e mrekullisht dy elementë themeltarë: Drama e jetës dhe Muzika hyjnore?

...themeluesi i kalorsisë moderne shqiptare ishte mjeshtri i hipizmt Ali Ohri?

...llogaritet se ndër 4,200.00 emigrantë evropianë të cilët hynë në Argjentinë në mes të viteve 1881 – 1914 rreth 20.000 apo 30.000 ishin arbëreshë e bazuar kjo në të dhëna statistikat dhe regjistrimi ku ata llogariten si italianë sipas autorit të studimit, Dedier Norberto Marqueigui?