Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/13

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha e Shna Ndout në Laç

Pamje nga Kisha e Shna NdoitLaç ku që një natë para mblidhen afro 1 milionë besimtarë pelegrinë duke besuar dhe shpresuar në shërimin e sëmundjeve, zgjidhjes së problemeve e daljes nga vështirësitë e jetës kur i ndjeshëm ishte dhe kthimi i shikimit për një pelegrin nga Vlora sipas fretërve të Kishës. Objektivi mbetet Shenjtëria e Shna Ndout dhe është një shpellë diku, një shkrep i madh para dhe një kryq gjigand, në bazën poshtme të të cilit janë ndezur pafund qirinj. Ndërsa sipas kujtimeve të At Zef Pllumit: "Prej disa shekujsh, kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. Ky vend thirret “Shejt” sepse Zotu u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout. Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: “Aty asht edhe shpella e Shën Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës”. Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretënve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë”.