Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Laç)
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Laçi. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Laçi
Laçi
Laçi (Shqipëria)
Laçi
Laçi (Shqipëria)

Koordinatat:41°38′08″ Veri 19°42′47″ Lindje 41.6355556, 19.7130556

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Lezhës
Rrethi Rrethi i Kurbinit
Targat e automjeteve LA
Sipërfaqja 13.5 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
30,059 banorë
2,226.6 ban/km²
Kodi postar 4701-4702 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 53
Aeroporti Nënë Tereza 45 km nga Laçi
Politika
Kryetari Artur Bardhi (PS)
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Laçjanë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Laçi është vendbanim në Shqipëri e ben pjese ne rrethin e Kurbinit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Është qendër e rrethit të Kurbinit. Dikur quhej Sebastë, pasi shtrihej në kodrën përballë kishës së Shën Ndoit, ku sot ndodhen rrënojat e kalasë së Sebastës. Laçi u shpall qytet në vitin 1959.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti i Laçit ndodhet 11 km larg nga bregdeti i Adriatikut. Klima është mesdhetare fushore. Laçi ndodhet ne qarkun e Lezhes dhe eshte qendra e rrethit te Kurbinit.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrethi i Kurbinit kryesisht qyteti i Laçit ka dendesine me te madhe te popullsise me 2.226 banore per km2.Siperfaqja e ketij rrethi eshte 13.5 km2.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Para regjimit komunist,në qytetin e Laçit kishte disa fabrika,mirëpo sot ato nuk funksionojnë.Aktualisht,qyteti ka Gjykatë,Spital Stacion hekurudhorë dhe objekte te tjera social kulturore qe plotesojne kerkesat e banoreve.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Laçi është drejtuar tradicionalisht nga e djathta por, në zgjedhjet e 8 majit fitoi kualicioni i majte AA.[Cito burimet]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kemi dëshmi të ilirëve në këtë zonë, duke u nisur nga rrenojat e kalase se Sebastës dhe Kishës së Shna Ndout.

Kisha e Shna Ndout[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas kujtimeve të At Zef Pllumit: "Prej disa shekujsh, kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. Ky vend thirret “Shejt” sepse Zotu u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout. Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: “Aty asht edhe shpella e Shën Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës”. Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretënve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë”.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]