Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/30

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plazhi i Golemit në Qarkun e Tiranës


Plazhi i Golemit ka një shtrirje prej rreth 6 kilometrassh, nga Përroi i Agait, në kufi me komunën e Rrashbullit, deri në Qerret . I dyti nga madhësia, pas atij të Durrësit, nis nga Shkëmbi i Kavajës dhe përfundon tek derdhja e përroit të Leshniqes, në një gjatesi prej 5 kilometra. Ka rërë të pastërt, të bardhë, e cila, së bashku me gjelbërimin e përhershëm të Kurorarve të pishave dhe kaltërsine e detit, krijon një harmoni trengjyrësh mjaft tërheqës e shlodhës. Brezi mbrojtës i pyllit me Pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) të mbjellura nga njeriu, ka krijuar një mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shumë vlerat plazhit ranor. Fauna e gjallëron zonën me elementet e dunave dhe të pyllit. Ndër më të përmendurit janë lepuri i egër, nuselale , bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndërsa në pyll rriten qukapiku , laraska , bilbili, gjelza pikaloshe.