Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mustafa Qemal Ataturku (1918)


Ataturku lindi në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa mamaja e tij kishte origjinë nga Maqedonia. Pas largimit të babait, fillimisht nënpunës otoman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të ëmës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit fitoi pseudonimin Qemal ("i përkryer"). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stambolli, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Në 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Otomane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte okupuar Smirnën dhe bregdetin e Anadollit15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 krijoi qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjodhi kryeministër më 2 maj 1920.