Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryeminstri i shtetit modern shqiptar pas Kongresit të Lushnjës


Kongresi i Lushnjës që u mbajt në janar të vitit 1920 zgjodhi dhe qeverinë e tij, në krye të së cilës u zgjodh atdhetari dhe njeriu i respektuar Sulejman Pashë Delvina dhe hodhi poshtë gjithë vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo qeveri drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të vendit dhe u përpoq që të kishte jehonë edhe në fushën ndërkombëtare, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht që të respektohej tërësia territoriale e Shqipërisë. Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esatiste më 1920 dhe ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve imperialistë italianë.Po kështu mori pjesë edhe në nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar të datës 2 gusht 1920. Në moshën 37 vjeçare Sulejman Delvina kreu detyrën si Ministër i Brendshëm, 11 korrik 1921 deri më 16 tetor 1921. Në këtë detyrë ndenji 3 muaj e 5 ditë. Mori pjesë në revolucionin e Qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga 16 qershor 1924 - 23 dhjetor 1924. Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end në Evropë për disa vjet si emigrant politik.