Wikipedia:Projekti Fjalori/Mitologji/H

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Projektfjalori.GIF
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
Fresko pamjen ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Mitologji apo Vitrina Projekti Fjalori/H ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije
A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N · Nj · O · P · Q · R · RR · S · Sh ·  T · TH · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh / W
H-ja në lëmi tjera

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Politika
Biologjia

H[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Hefesti
    1. Hefesti - Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë.<> Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.<> Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.<> Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI. [1]
  • Hera
    1. Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen. <>Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.<> Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj. <>Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën. [1]
  • Hermesi
    1. Hermesi - Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.<> Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.<> Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ... [1]
  • Helena
    1. Helena, gruaja e Menelaut, një nga herojinat më kryesore të "Iliadës" dhe të ciklit trojan. Ashtu si Klitemnestra, Kastori dhe Poluksi, ajo ishte lindur nga një vezë që kishte përftuar Leda, gruaja e Tindarit. Që e vogël Helena ishte e dëgjuar për bukurinë e saj. Një ditë, kur po kërcente në tempullin e Artemidës, atë e rrëmbeu Teseu që e çoi në Atikë. Helena u çlirua nga vëllezërit e saj, Kastori dhe Poluksi, të cilët e sollën në Spartë. Atë e kërkuan për grua shumë heronjë grekë si Odiseu, Menelau, Ajaksi, Diomedi etj, por Tindari nuk vendoste kujt t'ia jepte. Ai kishte frikë se heronjtë tjerë nga smira, do të fillonin luftën kundër dhëndrit të lumtur. Më në fund Odiseu dinak e këshilloi Tindarin që Helena ta zgjidhte vetë burrin e saj, kurse të gjithë pretenduesit e tjerë të jepnin betimin se nuk do të mbanin mëri kundër burrit të saj dhe se do ta ndihmon atë për çdo gjë. Kur Paridi e rrëmbeu Helenën dhe e çoi në Trojë, Menelau thirri në ndihmë gjithë heronjtë grekë dhe ata organizuan fushatën kundër Trojes (Lufta e Trojës). Pas vdekjes së Paridit Helena u martua me vëllan e tij Deifobin, por shpejt e tradhëtoi atë dhe gjatë plaçkitjes së qytetit ajo atë ia dorëzojë Menelaut, i cili e vrau. Në inat e sipër Menelau donte të vriste edhe Helenën, por e ndali Agamemnoni, kurse hyjnesha Afërditë zgjoi përsëri në zemrën e Menelaut dashurinë për Helenën. Më në fund burr e grua u pajtuan dhe që të dy u kthyen në Spartë. Pas vdekjes së Menelaut, Helena e dëbuar nga Sparta, vajti në Rod, ku e vranë. Një legjend tjetër thotë se Tetida e ngjalli Heenën përkohësisht dhe ajo u vendosë në ishullin e Leukës, këtu ajo u martua me Akilin, i cili edhe ky u njall përkohësisht nga Tetida. Me Akilin ajo lindi një djalë, Euforionin. Miti mbi Helenën ka frymëzuar shumë shkrimtarë të vjetër dhe të rinj (tragjedia e Sofokliut dhe e Euripidit "Helena"; Gëtja në pjesën e dytë të "Faustit" e bën Helenën grua të Faustit etj). Ky mit është pasqyruar edhe në krijimtarinë e piktorëve e të kompozitorëve të ndryshëm.[2]
  • Hestia
    1. Hestia - Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.<> Ka qenë motra e Zeusit.<> Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.<> Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë<> Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës. <> DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES. <> Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.[1]
  • Hesiona (gjer. Hesione)
    1. "Mbretresha pre Azisë", një përemër syrianë i Atargatis-it ose Meri-Yamm, Zojë e Madhe e Detit që vije në lidhje luptimore me gjarpërin. Grekët thonin se, Herakles-i e ka shpëtuar Hesionën nga gjarpëri i detit. Është ky një version tjetër që paraqetë mitin e Perseus-it dhe Andromeda-së. Zanafillja e mitit, si duket gjendet diku në luftën e zhvilluar në mes të Baal-it dhe gjarpërit të detit Yamm. Një luftë me qëllim përvetsimi adhurimin e Zojës aziate.[3]
  • Hijet
    1. Hijet - figura të papërcaktuara, me kuptimin e një demoni, të një fantazme. Në Kosovë me fjalën "hije", në kuptimin mitologjik, mund të përfshihen demonë të ndryshëm, por para së gjithash - bota "andej varrit", të vdekurit, zakonisht shpirtra të ligj. [4]


Dëftime[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>