Xhamia e Profetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Xhamia e Profetit, gjatë mbrëmbjes.

Xhamia e Profetit, e njohur edhe si Al-Masjid al-Nabawī (Arabisht: اَلْمَسْجِد اَلنَّبَوِي‎, Xhamia e Profetit), është xhami e ndërtuar nga profeti Islamik MuhamediMedinë, Arabi Saudite. Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam (e para është Xhamia e Shenjtë). Është xhamia e dytë e ndërtuar në tokë dhe është një prej xhamive më të mëdha në botë. Pas një zgjërimi të bërë gjatë udhëheqësisë së al-Ualidit I, ajo përfshin tani edhe vendin e prehjes së Muhamedit dhe udhëheqësve të hershëm musliman Ebu Bekrit dhe Umarit.

Ky vend origjinalisht ishte afër shtëpisë së profetit. Ai u vendos aty pas Hixhrës nga MekaMedinë më 622. Origjinalisht ishte ndërtesë e hapur pa çati. Plani themelor i ndërtesës është adoptuar në xhami të tjera nëpër botë.

Xhamia shërben si qendër komunitare, gjykatë dhe shkollë fetare. Më 1909 u bë vendi i parë në Gadishullin Arabik që të jetë i paisur me drita elektrike.

Një nga veçoritë më të njohura të këtij vendi është Kupola e Gjelbërt në cepin juglindor të xhamisë, originalisht shtëpia e Aishes (gruas së Muhamedit), ku është i vendos edhe varri i tij. Më 1279, një kupolë druri u ndërtua mbi varr, pastaj në shekullin 15 dhe vitin 1817 është rindërtuar dhe restauruar disa herë. Më 1837 është ngjyrosur për herë të parë me ngjyrë të gjelbërt, dhe më vonë i njoh si Kupola e Gjelbërt.

Xhamia gjendet në qendrën tradicionale të Medinës, me shumë hostela dhe tregje afër saj. Është vend i rëndësishëm gjatë Haxhit. Shumë pelegrinë që e krye Haxhin shkojnë në Medinë të vizitojnë xhaminë dhe Profetin. Kjo xhami është e hapur për shërbim çdo kohë në të gjithë vitin.