Xhamia e Shenjtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pamja e Qabesë e rrethuar me Xhaminë e Shenjtë.

Xhamia e Shenjtë, e njohur edhe si el-Mesxhid el-Haram (Arabisht: المسجد الحرام, Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe) është në qytetit e Mekës, Arabi Saudite. Është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon një prej vendeve më të shenjta në Islam, Qabenë. Muslimanët gjatë namazit drejtohen kah Qabeja, ky drejtim njihet si Kibla. Një prej Pesë Shtyllave të Islamit kërkon që çdo Musliman ta kryej Haxhin më së paku një herë në jetë nëse ka mundësi ta kryej, kësaj shtylle i takon edhe sjellja rreth Qabesë.

Struktura aktuale përfshin një sipërfaqe prej 356,800 metra katrorë duke përfshirë hapësirat e jashtme dhe të mbrendshme për falje dhe mund të akomodoj më shumë se dy milion besimtarë gjatë periudhës së Haxhit, që e bën një prej tubimeve më të mëdha të përvitshme të njerëzve në botë. Ndryshe nga shumë xhami të tjera që janë të veçuara për meshkuj dhe femra, në këtë xhami ata falen së bashku.

Rëndësia fetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Kibla[redakto | redakto tekstin burimor]

Kibla është emri që Myslimanët e përdorojnë pët të përshkruar drejtimin që kanë ata gjatë namazit. Kjo është pika qendrore për lutje. Drejtimi gjatë namazit është drejtimi kah Qabeja, gjegjësisht Xhamia e Shenjtë.

Pelegrinazhi[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhamia e Shenjtë është pika qendrore gjatë pelegrinazheve islame: Haxhit dhe Umrës. Haxhi ndodh në muajin Dhulhixhekalendarit Islamik ndërsa Umra gjatë gjithë vitit. Haxhi është një ndër Shtyllat e Islamit, i obligueshëm që të kryhet një herë në jetë nga të gjithë Myslimanët që kanë mundësi ta kryejnë. Në kohët e fundit, rreth 6 milion Mysliman kryejnë Haxhin çdo vit.

Haxhi është i lidhur me jetën e profetit Muhamed prej shekullit të 7-të, por rituali i pelegrinazhit për në Mekë është i konsideruar nga Musliamanët se daton që nga koha e profetit Ibrahim.