Xhemajl Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhemajl Jashari (lindur në vitin 1904) është një superqindvjeçar shqiptar nga Besiana e Kosovës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhemajl Jashari lindi në Besianë (Podujevë)Kosovë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Në kohën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte vetëm 7 vjeçar. Sot ai jeton në Prishtinë. Pavarësisht moshës, ai shkon në xhami çdo të premte. Ai kujton shumë ngjarje që kanë ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore. [1]

Operacioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhemajl Jashari nuk njihet aq shumë për jetëgjatësinë e tij, por për diçka tjetër. Më 21 nëntor 2012 në moshën 108 vjeçare, ai iu nënshtrua një operacioni. Operacioni ishte i suksesshëm. Kështu ai u bë personi më i vjetër që është operuar ndonjëherë. Ai u operua nga Dr. Naser Salihu. [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ 28 Nëntori, festë nga gjenerata në gjeneratë[lidhje e vdekur përfundimisht]
  2. ^ "The oldest person in Kosovo gets operated" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2014. Marrë më 21 gusht 2014.