7 Korriku është dita e 188-të e kalendarit gregorian (dita e 189-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 177 ditë.
- 1307 – Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi I, në një udhëtim drejt veriut për të marrë pjesë në një kryengritje në Skoci. Froni mbretëror u pasua nga Eduardi II.
- 1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre.
- 1854 – Vdiq fizikani George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike e mban emrin e tij.
- 1898 – SHBA-ja e aneksoi Havain.
- 1937 - Forcat ushtarake japoneze sulmojnë Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
- 1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
- 1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi incizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
- 1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
- 2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
- 2009 - Jordania njeh Republikën e Kosovës.
- 1860 - Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
- 1887 - Marc Chagall, piktor franko-ruso
- 1893 - Miroslav Krleža, letrar i madh kroat
- 1901 - Vittorio De Sica, regjisor italian
- 1915 - Yul Brynner, aktor amerikan
- 1922 - Pierre Cardin, kreator mode nga Franca
- 1930 - Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
- 1940 - Ringo Starr, muzikant anglez
- 1943 - Toto Cutugno, këngëtar italian
- 1981 - Omar Naber, këngëtar slloven
- 98 - Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.
- 1973 - Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.
- 1997 – Vdiq Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosnja. Boban, presidenti i parë i “Herceg-Bosnja”, i shpallur në kulmin e luftës kroato-myslimane, në gusht të vitit 1993, ishte hequr nga ky funksion pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, ku u krijua Federata Myslimano-Kroate.
[redakto] Festa dhe përvjetore