Alpha Bank

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Alpha Bank është themëluar në vitin 1879 në Kalamate, Greqi nga John. F. Costopoulos i cili krijoi një kompani komercialë në qytetin e Kalamata-s.

Në vitin 1918 departamenti bankar i ‘’J. F. Costopoulos’’ u quajt Banka e Kalamata-s.

Në vitin 1924 Zyrat Qendrorë të Bankës, u transfëruan në Athinë dhe u quajt ‘’Banque de Crédit Commercial Hellenique".

Në vitin 1947 ndryshoi sërish në ‘’Commercial Credit Bank’’, në vitin 1972 në "Credit Bank" dhe në mars 1994 në "Alpha Credit Bank".

Banka është rritur në mënyrë të konsiderueshme në dekadat e fundit. Përveç shërbimeve dhe produkteve bankarë, është zhvilluar në një grup të rëndësishëm i cili ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiarë në Greqi, Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Ukrainë, Shqipëri, F.Y.R.O.M. dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 1999 banka bleu 51 % të aksioneve të Bankës Ioniane, një bankë e zotëruar nga shteti. Në 11 prill 2000, u aprovua bashkimi i Bankës Ioniane më Alpha Credit Bank.

Emri i Bankës së re, tashmë më të madhe që doli nga ky bashkim është Alpha Bank.

Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në Greqi. Aktiviteti i Bankës mbulon një gamë të plotë shërbimesh financiarë.

Alpha Bank-Albania që nga fillimi i aktivitetit të saj në Shqipëri në vitin 1998 ka qënë një partner i fuqishëm dhe dinamik në zhvillimin e vendit. Shumë projekte me karakter kombëtar siç janë ndërtimi i seksionit Rrëshen-Kalimash, dhe ndërtimi i Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës ‘’Nënë Tereza’’ janë financuar nga Alpha Bank-Albania në bashkëpunim të ngushtë më Qeverinë Shqiptare.

Alpha Bank në Shqipëri operon me 47 degë në të gjithë vendin, dhe gjithashtu ka prezencë në qendra të rëndësishme tregtarë të ngritura kohët e fundit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje[redakto | redakto tekstin burimor]