Aeroporti Nënë Tereza
| Aeroporti Nënë Tereza | |
|---|---|
| Kodi-IATA | TIA |
| Kodi-ICAO | LATI |
| Koordinatat | 41° 24' 54" Gjer. Ver. 19° 43' 14" Gjat. Lin. 38m mbi nivelin e detit |
| Itinerari i trafikut | |
| Largësia nga qendra e qytetit |
25 km nga Tirana |
| Lidhja me shina | xxx(planifikim 20xx) |
| Lidhja me rrugë | Taxi |
| Operatori lokal | Tirana International Airport SHPK |
| Të dhëna bazë | |
| Sipërfaqja | xx |
| Terminalet | x |
| Linjat ajrore | 19 Linjat ajrore (2009) |
| Vendet e fluturimit | xxx destinacione |
| Pasagjerë | 1,394,688 (2009) |
| 1,711 ton (2009) (posta ajrore=x.xxx ton) |
|
| rreth 24 në ditë (2009) | |
| xxx në vit |
|
| 920 persona (2009) | |
| Sistemi i pistës | |
| 18D/36M | 2750 m |
| xxM/xxD | xxxx m |
Aeroporti Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.
Përmbajtja |
Vendndodhja dhe trafiku [redakto]
Aeroporti gjendet rreth 18 km në veriperëndim të qendrës së kryeqytetit, si dhe rreth 7 km nga kryqëzimi i rrugës automoblistike që lidh Tiranën me qytetin bregdetar të Durrësit. Nuk ekziston akoma një linjë hekurudhore direkte, që të mundësojë transportimin e pasagjerëve deri në aeroport. Rruga ekzistuese pranë aeroportit është rikonstruktuar dhe është e ndricuar teresisht. Është bere ndertimi i rrugës se re hyrese per ne Aeroport nga qafa e Kasharit me gjatesi 7 km, gjë e cil është bere qe ne prill te vitit mars te vitit 2006 dhe ka lehtesuar ndjeshëm fluksin e madh të pasagjerëve, duke përmirësuar njëkohësisht dhe shërbimin ndaj tyre. Koha normale e udhëtimit nga qendra e kryeqytetit deri në Aeroportin Nënë Tereza zgjat rreth 20 deri në 30 minuta.
Koordinatat gjeografike janë:
Statistika vjetore [redakto]
| Viti | Transfer pasagjerësh | Lëvizje avionësh | Të ardhurat |
|---|---|---|---|
| 2005 | 785,000 | 15,856 | xxx Mio. € |
| 2006 | 906,103 | 15,856 | xxx Mio. € |
| 2007 | 1,105,770 | 18,258 | xxx Mio. € |
| 2008 | 1,267,041 | 19,194 | xxx Mio. € |
| 2009 | 1,394,688 | 20,064 | xxx Mio. € |
Si shkohet [redakto]
Tirana International Airport Nënë Tereza ofron një gamë të limituar, por efektive shërbimesh të transportit rrugor. Udhëtarët mund të zgjedhin ndërmjet mjeteve të mëposhtme të transportit:
Taksitë e Aeroportit
Rruga më e shpejtë për të arritur në TIA është me taksi. Shërbimet e taksive mundësohen në të gjithe qytetet e Shqipërisë dhe në të gjitha zonat e banuara, me shërbim telefonik. Udhëtimi nga Tirana për në aeroport zgjat 20-25 minuta, duke konsideruar trafikun, dhe kushton 2000 LEK ose (17 EUR) për rrugë (një drejtim). Shërbimi i taksive në aeroportin e Tiranës sigurohet nga kompania ATE-x. www.atex.al është websit-i i cili u ofron pasagjerëve mundësinë e rezervimit paraprak të taksive, online. Kompania ATE-x është e specializuar në lëvizjen me taksitë e aeroportit në/nga Tirana, e më tej në të gjithë qytetet e Shqipërisë për individë dhe grupe individësh, duke theksuar mirësjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin personal me çmime të favorshme. 24 orë në ditë. 7 ditë në javë.
Shënim:Rekomandohet që pasagjerët të përdorin vetëm taksitë e licensuara nga aeroporti, të cilat janë me ngjyrë të verdhë dhe logon ATEx të kuqe në të dyja anët e automjeteve taksi. Në aeroport këto automjete taksi parkojnë në zonën përballë terminalit dhe pranë zonës së pick-up-it të terminalit.
Me Automjet
Tirana International Airport ndodhet 17 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe mund të arrihet lehtësisht nëpërmjet autostradës Tiranë - Durrës, në një rrugë me 4 korsi, që lidh këto dy qytete kryesore të Shqipërisë.
Me Autobuz Për t’u shërbyer pasagjerëve është vendosur një linjë autobusi që ofron shërbim nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 pasdite e quajtur Rinas Express, e cila udhëton nga Tirana në Aeroport e kthim çdo një orë. Autobusi është i parkuar në Tiranë pranë Muzeumit Kombëtar. Bileta kushton 250 Lek vetëm vajtje.
Historia [redakto]
Aeroporti i Rinasit, sot i quajtur Tirana International Airport "Nënë Tereza" është ndërtuar gjatë periudhës kohore 1955 -1957. Aeroflot, Jat, Malev, Tarom dhe Interflug, ishin kompanitë ajrore që operonin në Shqipëri deri në vitin 1960. Trafiku arrinte deri në dy fluturime në ditë. Mbas vitit 1960 deri në vitin 1978, shoqëri të shumta ajrore ndërprenë operimet e tyre në Shqipëri, për shkak të izolimit politik të vendit mbas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik, i cili solli si rezultat një ulje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Gjatë periudhës 1965-1974 u kryen dhe u zbatuan disa përmirësime të shërbimeve në aeroport. Gjatë viteve 1980 dhe 1990, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm teknologjik në fushën e aviacionit civil në të gjithë botën, edhe Shqipëria ndërmori një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare. Si rezultat i ndryshimeve politike në Europën Lindore, u rritën në mënyrë të konsiderueshme kontaktet e zyrtarëve qeveritarë me vendet perëndimore. Si rrjedhojë e ndryshimeve politike dhe sociale në Shqipëri gjatë viteve 1992 - 2000, u rrit numri i fluturimeve dhe kompanive ajrore që operonin në Shqipëri. Duke u ballafaquar me nevojat për zhvillim të mëtejshëm të Tirana International Airport "Nënë Tereza", Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë për investitorët ndërkombëtarë ndërtimin e një terminali të ri dhe shërbimeve të tjera, si dhe operimin e aeroportit. Procedurat konkurruese u mbyllën në fund të vitit 2003 dhe në datën 23 Prill 2005 Tirana International Airport (TIA, konsorciumi i përbërë nga HOCHTIEF AirPort GmbH, Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft bmH (DEG) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN)) filloi operimet tek Tirana International Airport "Nënë Tereza".
Kapaziteti dhe Siguria [redakto]
Veprimtaria operacionale ne Aeroportin Nënë Tereza është e manaxhuar nga Departamenti i Sherbimeve Aeroportuale, i cili garanton infrastrukturën e nevojshme për të gjithe perdoruesit apo nënkontraktorët në shërbim të sigurisë dhe të performances profesionale ndaj pasagjerëve
Infrastruktura [redakto]
Kane filluar germimet për ndërtimin e një jë terminali i ri pasagjerësh, punimet e së cilit i ka marrë përsipër konsorciumi ndërkombëtar Tirana Airport Partners, me në krye kompaninë gjermane Hochtief, e cila ka një përvojë shumëvjeçare për ndërtimin e aeroporteve.
Vendet e fluturimit [redakto]
- Ancona/Ankona (AOI)
- Antalya/Antalja (AYT)
- Athens/Athinë (ATH)
- Bari (BRI)
- Bergamo (BGY)
- Bologna/Bolonja (BLQ)
- Bonn/Cologne
- Bon/Kolonjë (CGN)
- Budapest (BUD)
- Chania/Hanja (CHQ)
- Cuneo/Kuneo (CUF)
- Florence/Firence (FLR)
- Forli (FRL)
- Frankfurt/Frankfurt (FRA)
- Genoa/Xhenova (GOA)
- Istanbul/Stamboll (IST)
- Kalamata (KLX)
- Liege/Ljezh (LGG)
- Ljubljana (LJU)
- London/Londër (LGW)
- London/Londër (STN)
- Milan/Milano (MXP)
- Munich/Mynih (MUC)
- Parma (PMF)
- Patrasso/Patraso (GPA)
- Perugia/Peruxha (PEG)
- Pisa/Piza (PSA)
- Pristine/Prishtinë (PRN)
- Pescara/Peskara (PSR)
- Rimini (RMI)
- Roma (FCO)
- Sharm El Sheikh (SSH)
- Sofia (SOF)
- Stuttgart/Shtutgart (STR)
- Treviso/Trevizo (TSF)
- Trieste (TRS)
- Turin/Torino (TRN)
- Thessaloniki/Selanik (SKG)
- Verona (VRN)
- Vienna/Vjenë
- Zakynthos/Zakintos (ZTH)
- Zurich/Zyrih (ZRH)
Linjat ajrore [redakto]
Ka disa shoqata të tjera fluturimi, të cilat përdorin këtë aeroport si nyje lidhëse
për fluturimet e tyre. Më poshtë dhe lista e këtyre shoqatave të fluturimit:
| Star Airways | Ada Air | Adria Airways | Albanian Airlines |
| Alitalia | Austrian Airlines | Hemus Air | |
| JAT Yugoslav Airlines | Malév | Olympic Airlines | |
| Turkish Airlines | Volareweb.com | Belleair |
| Nga Tirana fluturohet me linja ajrore për në këto qytete:
| Athinë | Beograd | Bolonjë |
| Bari | [[Aeroporti Budapest Ferihegy|Budapest | Frankfurt mbi Main |
| Stamboll | Ljubljanë | Milano |
| Pescara | Prishtinë | Roma |
| Sofia | Selanik | Vjenë |
| Zyrih | Forli | [[ ]] |
Shiko dhe [redakto]

