Arbana Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Arbana Osmani (lindur më 7 maj 1983) është prezantuese e njohur televizive dhe radiofonike në Shqipëri.

Fillimet e saj kanë qenë në gazetën dhe radion “Intervista” ku ka punuar për disa muaj si gazetare dhe pastaj si prezantuese radiofonike e Hit parade Top 20. Në vitin 1999 Arbana fillon punën e saj si prezantuese radiofonike në Top Albania Radio ku ndër programet që drejton numërohen “Disco Lancio”, “Goodmorning Albania”, “A night With” etj.

Top Albania Radio[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga 3 korriku i 1999, Arbana është një nga zërat kryesorë të Top Albania Radio ku ka drejtuar vetëm dhe me bashkëpunëtorë një sërë programesh. Aktualisht ajo ka ideuar dhe drejton dy programe në javë, “Road trip”, një emision i bazuar në udhëtime imagjinare me informacione mbi destinacione te caktuara në botë dhe “Radio Cinema”, një radiografi që i bëhet një filmi të caktuar hollivudian. Në muajt e verës Arbana që nga 2010 drejton programin “Made in Albania” një radio show me të ftuar dhe personazhe pikante nga jeta e vendit.

Top Channel[redakto | redakto tekstin burimor]

Si prezantuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, “Select në Top Channel”, një program muzikor i përditshëm ku ajo do të qëndronte deri në vitin 2004.

Në 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulën e më vonë Alban Dudushin edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. Në prezantimin e këtij festivali ajo vazhdon te qëndroje deri në përfundim te edicionit te katërt, ku skenën e ndan me Ledion Liçon.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World.

Nga viti 2005-2007 ajo prezanton së bashku me Alban Dudushin të premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artistë, muzikantë të njohur të skenës Shqiptare.

Në vitin 2008 Arbanës i besohet drejtimi i Reality Show Big Brother, me audience maksimale, program të cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Në shtator te 2008, së bashku me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun ajo drejton E diell, programin maratonë të së dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon. Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm “Pasdite në Top Channel”.

Në tetor 2011 ajo drejton “1001 pse” formatin televiziv te suksesshëm te Endemol, ku protagonistë janë fëmijët, sërisht me audience maksimale.

Si autore[redakto | redakto tekstin burimor]

Arbana ka qene koordinatore dhe asistent regjisore e Top Fest dhe Select deri në vitin 2005. Ajo ka prodhuar se bashku me Fadil Berishën Supermodel of the World për të 4-ta edicionet për Top Channel. Në 2006 dhe 2007 së bashku me Bojken Lakon realizon në New York 2 dokumentare për programin “Exlusive”. Në 2010 punon si autore e “Me and you”, 6 koncerte televizive me duetet më të mira mes artistëve më të mirë të muzikës moderne shqiptare. 2011 punon si autore për “Rewind”, programit prezantues të këngëve më të mira të Top Fest gërshetuar me superhitet e dekadave të ndryshme. Në edicionin e 8 te Top Fest ajo është kujdesur për anën autoriale te Natës Finale.

Media e Shkruar[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç intervistave në gazetën “Intervista” Arbana në vitin 1999 ka realizuar edhe rubrikën rinore “Klubi I Fansave”. Në vitin 2006 ka shkruar disa artikuj për gazetën Shqip që nga viti 2003 e deri më sot Arbana ka qenë gjithashtu vazhdimisht në kopertinat e revistave më prestigjioze te vendit si Anabel, Psikologji, Klan, Jeta etj.

Fushata komerciale[redakto | redakto tekstin burimor]

2005-deri me sot : Arbana ka realizuar edhe një sere spotesh publicitare dhe mesazhesh promocionale për Digitalb.

2000-deri me sot : Arbana është zëri zyrtar femëror për spotet publicitare te kompanisë Lori Caffe.

2011 : Arbana ka qene imazhi përmbyllës në rolin e “nuses se nderit” te Sfilates se “Geraldina Sposa”.

Jeta private[redakto | redakto tekstin burimor]

Qe nga viti 2001 Arbana është e martuar me Ardit Kero. Jeta e saj private është mbajtur gjithmonë larg syrit te medias.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

https://facebook.com/OfficialArbana