Armët bërthamore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Arma bërthamore është armë zjarri e cila shpërthen nga forca destruktive (shkatërruese) e reaksioneve bërthamore, ose nga forca që krijohet nga ndarja apo një kombinim i ndarjes dhe shkrirjeve së grimcave bërthamore. Gjatë këtyre dy proceseve lirohet sasi e madhe e energjisë nga një sasi relativisht e vogël e materies.

Një bombë moderne termo-bërthamor peshon pak më shumë se një mijë kilogram dhe mund të shkaktojnë një shpërthim të krahasueshme me shpërthimin e më shumë se një miliard kilogram të materialit shpërthyes cilësorë konvencional. Që nga koha e ndërtimit të bombës së parë bërthamore e deri më sot, pajisja e armëve klasike me materie eksploduese bërthamore edhe nëse është bërë, është bërë në mënyrë pakë a shumë të fshehtas nga opinioni i gjerë. Si duket, kjo rrjedhë si pasojë e konsiderimit të këtyre armëve nga ana e fuqive të mëdha botërore si armë të shkatërrimit masiv të ndaluara.

Përdorimi i armëve bërthamore për qëllime lufte, për njerëzimin është bërë i njohur nga fundi i luftës së dytë botërore me rastin e hedhjes së dy bombave bërthamore. Shpërthimi parë ka ndodhur në mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1945, pasi që një aeroplan i armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Hiroshima (Japoni) kishte lëshuar bombën të mbushur me uran, nën emrin e koduar "Little Boy". Shpërthimi i dytë bërthamorë ka ndodhë tri ditë pas të parit. Ky shpërthim ndodhi pas lëshimit nga aeroplani i ShBA-ve një bombe me plutonium shpërthyes (mision i koduar "Njeriu i shëndoshë") mbi qytetin japonezë Nagasaki. Si pasojë e këtyre shpërthimeve gjetën vdekjen rreth 120.000 njerëz (kryesisht civilë) dhe shumë të tjerë mbeten me plagë dhe sëmundje tjera të shkaktuara nga jonizimi e që ishin të pa shërueshme. Përpos humbjeve njerëzore, si pasoj tjetër ishte shkatërrimi ("rrafsh me tokë") i pjesës më të madhe të të dy qyteteve të goditura. Shikuar nga pikëpamja etike, përdorimi i këtyre armëve ka qenë dhe mbetet i diskutueshme.

"Të drejtën" e zhvillimit dhe të prodhimit të armatimit bërthamorë e kanë marrë dhe ndarë ndërmjet veti fuqitë fituese të dala nga lufta e dytë botërore, ShBA-ja, Bashkimi Sovjetik (Rusia), Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Në vitet e fundit me këtë "të drejtë" janë pajisur edhe India dhe Pakistani. Në hapësirën e informimit të botuar thuhet që përpos këtyre shteteve, kanë bërë kërkime apo kanë armë bërthamore edhe Izraeli, Koreja Veriore, Iraku dhe Irani. Si do që të jetë, pohimet e botuara kanë shkaktuar frikë ndër dashamirët e paqes.

Sot (2008), dihet që për qëllime të garës në armatim, për qëllim të përfitimit të energjisë si dhe për qëllime tjera shoqërore dhe shkencore, në emër të kësaj "të drejte", janë testuar rreth 2000 shpërthime bërthamore të përmasave më të mëdha se dy shpërthimet e fundit të luftës së dytë botërore.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]