Beteja e Berlinit (Bombardimet Ajrore)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
B-17 duke Fluturuar mbi Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Avionët i përkasin divizionit Ajror Amerikan USAAF Eighth Air Force.

Beteja e Berlinit (Bombardimet Ajrore) përfshin një fushatë të gjerë bombardimesh mbi Berlin, të ndërmarrë nga Arthur "Bomber" Harris (në shqip Artur "Bombarduesi" Herri). Përkrah tij AOC dhe RAF Bomber Command do të jepnin kontributin e tyre në bombardimet mbi Berlin. Bombardimet do të fillonin në vitin 1943. Me mendimin se kjo metodë (pra bombardimet ajrore) ishin çelësi i mposhtjes së Gjermanisë naziste, një fushatë e gjërë bombardimesh do të fillonte jo vetëm kundra kryeqytetit por edhe kundra qyteteve të tjera gjermane, duke mos i lënë mundësi trupave gjermane të përqendronin një mbrojtje të fortë mbi Berlin. Herris ishte shprehur se e dinte që një gjë e tillë do mund të kishte humbje, por sipas tij humbja e 400 ose 500 avionëve ishte e pranueshme në se kjo i kushtonte Gjermanisë luftën. 800 bombardues me rreze të gjerë veprimi mund të vendoseshin në dispozicion për sulmet ajrore. Avionët mund të fluturonin në çdo orë të ditës dhe natës, duke ditur që avionët do të pajiseshin me teknologji më të sofistikuar. Një shembull i mjeteve të sofistikuar ishte radari H2S, që lejonte zbulimin e objekteve natën si edhe në mot të keq. Midis nëntorit të 1943-it, deri në mars të 1944-ës, RAF Bomber Command kishte kryer 16 sulme masive mbi Berlin.

Sot pranohet nga shumë opinione, se Beteja Ajrore e Berlinit ishte një dështim për RAF (Royal Air Force). Me sa duket, bombardimet nuk ishin çelësi i mposhtjes së Gjermanisë ashtu si Herris kishte presupozuar. Forcat ajrore britanike do të humbnin shumë nga kjo betejë. 1 047 bombardues do të rrëzoheshin. Në se kjo nuk do të mjaftonte, 1 682 avionë të tjerë do të dëmtoheshin. Vetëm gjatë bombardimit të Nurenbergut, 94 bombardues do të do të rrëzoheshin dhe 71 të tjerë do të dëmtoheshin rëndë. Këto shifra përfshinin avionë nga një numër i përgjithshëm prej 795 avionësh të përdorur gjatë betejës. Bombardime të tjera do të shënjestronin Berlinin. Royal Air Force në bashkëpunim me forcat ajrore amerikane USAAF Eighth Air Force do të bombardonin vazhdimisht kryeqytetin. Këto dy forca ajrore, gjatë fushatës bombarduese të viteve 1940 dhe 1945, do të jepnin kontributin e tyre për mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Në të vërtetë fushata bombarduese kundra Gjermanisë formalisht do të fillonte gjatë konferencës Kasablanka të komandantëve të aleatëve më 21 janar 1943. Citati në këtë konferencë tregon shumë rreth qëllimit të bombardimeve: "Objektivi juaj primarë do të jetë shkatarrimi progresiv dhe zhvendosja e trupave militare gjermane, industrisë dhe sistemit ekonomik. Për të bërë të mundur kështu uljen e moralit të popullatës gjermane në një gradë që ata të mos kenë më shpresë për të rezistuar". Pas konferencës siç dihet mirë RAF do të fillonte bombardimet ajrore natën, ndërsa USAAF do të vazhdonte këto bombardime gjatë ditës. Një numër i madh avjonësh të rëndë do të errësonte qellin gjerman gjatë ditës dhe një mori dritash shpërthyese do t'a ndriconin atë natën, ku mendohet se në këtë operacjon merrnin pjesë më shumë se 1000 bombardues të vënë në dispozicjon për të goditur objektivat armike.

Një ilustrim i përpjekjes së avjonëve të luftwaffe kundra karvaneve bombarduese të USAAF gjatë ditës.

USAAF do të ishte e aftë të siguronte një rreze të largët gjuajtëse për bombarduesit e saj ditën. Mbrojtësit shoqërues të bombarduesve dhe mbrojtja e vetë bombarduesve të USAAF ishin aq të suksesshëm, sa që kamuflazhi nuk u pa më si një nevojë. Si bombarduesit dhe avjonët gjuajtës u lanë të lirë të lyenin avjonin e tyre me ngjyrat që ata dëshironin.

Nuk dihet saktë në se kjo pati efekt në uljen e moralit të trupave gjermane, megjithatë Luftwaffe u përpoq më kot të ndalonte këto sulme. Trupat ajrore gjermane u përpoqën të kthenin mbrapsht sulmet. Në mënyrë dëshpëruese gjermanët do të projektonin disa nga avjonët më të shkëlqyer të prodhuar në historinë e avjacionit. Sipas nevojave të luftës, inxhinjerët e të dy palëve kundërshtarëve po punonin shumë për të vizatuar projektin e avjonëve që do mund të sillnin avantazhin kundra palës kundërshtare. Ndër këto ishin “armët e kundërpërgjigjjes”, të prodhuara më shumë për të sjellur shkatarrime në masë, se sa një mënyrë teknike ose strategjike për të fituar avantazh.

Bombardimi i aleatëve kundrejtë bazave industriale ushqimore dhe kryesisht industrisë militare përgjegjëse për avjonët, do të ishte me rëndësi jetësore për rrjedhën e luftës në favor të aleatëve. Suksesi i këtyre bombardimeve (edhe pse me shumë humbje), do të rrënonte industrinë gjermane dhe do të bënte që rezervat e naftës të shteronin gjithashtu, duke shënuar përfundimisht fatin e Luftwaffe.


Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]