Hedhja e Bombës Bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki)
Impakti i bombës atomike në Hiroshima.
Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi, kur do të ndodhte impakti i Bombës Atomike 'Fat Man' mbi Nagasaki.
Harta e vendeve ku u hodh bomba atomike

Hedhja e bombës bërthamore mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e SHBA-ve, me në krye presidentin Harry S. Truman kundër Perandorisë Japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 6 gusht, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombes atomike “Fat Man” (Burri i shendoshe) në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.

Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.

Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë (ShBA dhe Japonia) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e ShBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në ShBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët. Operacioni Downfall parashikonte pushtimin e brigjeve japoneze duke rrezikuar një "Normandi tjetër" për amerikanët. Pala japoneze ndërkohë, pretendon se hedhja e bombës atomike, ishte një veprim i shëmtuar dhe aspak i domosdoshëm; një sulm ky që goditi kryesisht civilët. Për shembull më dhjetor 2006, një kompetent i partisë Demokrat Liberale në Japoni, Shoichi Nakagawa, do të deklaronte se hedhja e bombës atomike nga ana e ShBA, ishte një krim. Kjo deklaratë e Shoichit erdhi mbasi ai kishte vizituar një nga muzetë përkujtimorë të bombës atomike në Nagasaki. Të dielave, pak më vonë nga ky koment, Kjodo News Agensy dhe gazeta si Nihon Keizai e vlerësuan këtë koment, duke thënë përfundimisht se hedhja e bombës atomike ishte një krim ndaj njerëzimit. Megjithatë, Japonia nga ana e saj akoma duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e saj të luftës si masakra e Nanjing, tmerret e kryera nga njësia famëkeqe 731, vrasja dhe keqtrajtimi i robërve të luftës, e të tjerë.

Siç përmendet më lartë, debati vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që dihet me siguri është që Japonia Imperialiste do të dorëzohej më 15 gusht 1945, për të nënshkruar përfundimisht dorëzimin e saj më 2 shtator, që është edhe data zyrtare e fundit të luftës së dytë botërore. Përfundimisht, hedhja e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk është cilësuar zyrtarisht si krim lufte..

Të Mbijetuarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Memorial i viktimave të shpërthimit në Nagasaki, ndërtuar në vendin ku bomba ka kryer impaktin.

Me termin Hibakusha (被爆者), nënkuptohen të mbijetuarit e shpërthimit atomik në Nagasaki dhe Hiroshima. Si term Hibakusha do të thotë "Njerëz të prekur (ose të dëmtuar) nga shpërthimi". Vuajtjet e bombardimeve janë një element i rëndësishëm i popullit japonez, për pankartat e paqes të pas luftës (theksohet se pas luftës së dytë botërore, kushtetuta konstitucionale e Japonisë mori një formë të re; kushtetuta japoneze hapet me fjalët se populli japonez është një popull që e don paqen dhe respekton popujt e tjerë). Që nga ajo kohë, popullsia japoneze kërkon disintegrimin (flakjen tutje) të armëve atomike nga faqja e botës. Deri më vitin 2005, numërohen të paktën 266 000 të mbijetuar nga impakti i bombës atomike që akoma jetonin në Japoni.

Përveç hibakusha-ve japonezë, pas shpërthimit do të kishte edhe plot të mbijetuar koreanë që ndodheshin në vendet përkatëse gjatë shpërthimit. Gjatë luftës, forcat ushtarake japoneze do të dërgonin me forcë në Japoni shumë qytetarë koreanë, si punëtorë. Sipas zërave më të fundit, numërohen rreth 20 000 koreanë të vdekur në shpërthimin e Hiroshimës. Ndërkohë që në Nagasaki numri i të vdekurve ulet deri në 2 000. Sipas këtyre të dhënave, mendohet se një nga shtatë të vdekur nga impakti i bombës atomike në Hiroshima, i përkiste grupit të punëtorëve koreanë. Koreja e ngre akoma zërin, që vendet e huaja të pranojnë të humburit e saj gjatë shpërthimit atomik. Megjithatë edhe pse kjo kërkesë vjen gjithmonë në rritje, Koreja nuk ka përfituar nga një gjë e tillë.

Filma në Lidhje me Ngjarjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Hiroshima - Dokumentar në lidhje me bombardimet në Hiroshima ; vendimet politike për të hedhur bombën atomike me regjisor Koreyoshi Kurahara dhe Roger Spottiswoode (1995).
  • Hachi-gatsu no kyôshikyoku (Rapsodi në gusht) - film nga Akira Kurosawa.(1991)
  • Kuroi ame (Shiu i Zi) - film i Shohei Imamura bazuar në novelën e Masuji Ibuse.(1989)
  • Hadashi no Gen (Gen Këmbëzbathur) - Film i tipit anime, bazuar në dëshmitë dhe rrëfimet e të mbijeturave. Ky film mund të ndiqet gjithashtu edhe në muzeun përkujtimorë të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Site zyrtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lexim i Mëtejshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të Tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Bombardimi atomik i Hiroshimës dhe Nagasakit – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale