Bojani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bojanë
Бојане
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej2,230
Emri i banorëveBojanali
{{{postal_code_type}}}
f. Bojane
TargatSK

Bojanë, (maqedonisht: Бојане/Bojane) ёshtё fshat nё komunën e Sarajit, Maqedoni. Fshati shtrihet në veriperendim të Dërvendit ,reth 17–18 km larg Shkupit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bojona shtrihet në veriperendim të Dërvendit ,reth 17–18 km larg Shkupit .Në vitin 1994 kishte 1990 banorë shqiptarë (tash janë difishuar por nuk e kemi numërin e saktë ),Emri i saj vjen nga emri i një lumi ,që në mesjetë kalonte nëpër Maqedoninë e atëhershme e që shpiente në “Shën Nikollë” .Kë tu gjendet edhe Lagjja e këtij fshati Dufçe po si dhe malhalla Bukurovoj.Emri Bojona vjen nga fjala e vjetër Bunë ,e shënuar qysh në mesjetë ,përkatësisht në shekullin XV.Ky emër është i njohur edhe në malësinë e Tropojes –Dhima .

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri Bojana vjen nga emri i një lumi, që në mesjetë kalonte nëpër Maqedoninë e atëhershme e që shpiente në “Shën Nikollë”. Kë tu gjendet edhe Lagjja e këtij fshati Dufçe po si dhe malhalla Bukurovoj. Emri Bojona vjen nga fjala e vjetër Bunë, e shënuar qysh në mesjetë, përkatësisht në shekullin XV. Ky emër është i njohur edhe në malësinë e Tropojes –Dhima. Ruzhdi Ushaku në Seminarin XVIII Ndërkombëtarë për “Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare” të mbajtur më 19-21 gusht të vitit 1996 në Tiranë, duke bërë fjalë për etimologjinë e fjalës Bunë, në referatin e tij mes tjerash thotë se është e afrueshme si në nivelin morfo-fo-nik, ashtu edhe në atë semantik, me trajtën e hershme Bunë të shqipes nga shekulli XVs si dhe më vonë te Gjergj Fishta dhe Ndre Mjeda. Edhe në krijimet folklorike e hasim trajtën Buenë. Për emrin Buenë e Buna si termë hidronomike mendime të ndryshme kanë dhënë gjuhëtarë të ndryshëm. Mendojmë se emri Bojanë vjen nga rrënja Bunë e shqipes, Bunjë. Fjala Bunjë e ka kuptimin: mur i ndërtuar vetëm me gurë pa baltë e pa çimento. Vlen për të theksuar se mure të tilla janë ndërtuar sidomos në shekullin VI. Fjalët Bunë e Bueno lidhen me fjalën Bojanë. Fjala Ban emërton një kasolle stanarësh në bjeshkë e mbuluar me dërasa e djethe thanash. Ndërsa Haxhi Hasani toponimin Bujan-“pellg” me shumë ujë përbrenda e kam hasur në vendin Kurvelesh. Për etimologjinë e kësaj fjale janë shprehur edhe disa gjuhëtarë të huaj. Bie fjala, Mazhuraniqi thotë se fjala Bunë vjen nga sërbokroatishtja Buna –“lart”, ose nga topiku Bunac, që ka në Zagreb. Kurse Mlladenovi fjalën Bojanë e njer emër të lashtë me burrim nga trakishtja, si “Jana”Kinse lumi Bu kishtare- në sllavishten e vjetër si biu –i egri, ngjashëm si në bullgarishte, që nuk përkon me të dhënat gjuhësore e as me përndarjen gjeografike. Ndërsa për fjalën Barbana, ai thotë Barbana-ka topikë në Istrië Dallmacisë, konkretisht në Dubrovnik dhe është me prejardhje Ilire. Profesor Eqerem Çabej regjistron edhe një emër vetjak Ebua-prijës i stradiotëve, shqiptar prej Moreje, kurse fjalën Bun-im e shpjegon si kasollë e vogël e mbuluar me gjethe barishte në stanet ku bjeshkohet. Për kuptimin e këtij emri kanë shkruar edhe disa gjuhëtarë të huaj si N.Jokli, Puscariu Breneceri e tjer. Pêr sa i përket Joklit ai dha disa opcione kuptimesh:këtë fjalë e krahason me fushën ilire dhe e nxjer prej fisit ilir Buni. Ose sipas Skokut: Buni, shqip buj (fle). Me “Bunë” ky i fundit kupton kasollë stanarësh në bjeshkë e mbuluar me drasa e djethe. Çabej shkruan se trajtat: Boenë, Bujenë e Boenë hasen edhe në të folmen e Dukagjinit. Gjithashtu, Jokli shton se fjala Buj, Bun është fjalë shqipe, haset në dialektet shqiptare veriore të përziera me dialektet sllave, por kjo fjalë mund të haset edhe në dialektet e jugut. Në fund te paraqesim edhe mendimin e Joklit se fjala Bunjë shënon një kasollë primitive, shtëpizë e ndërtuar me gurë si bhe Bunjac-kotes e thark.[1]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bojana është vend i banuar me shqiptare.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati me heret kryesisht është marrur me bujqesi, por viteve 70 deri vitet e 90 kane emigruar per te siguruar egzitencen e tyre . Nga ky fshat është edhe kompanija Dauti Komerc qe perfshin 4 shtete ne regjion te profesionalizuar per distribuim , me afer 1000 te punesuar dhe nje numer mjaft i madh nga fshati Bojane. Nga ky fshat është edhe kompanija Dervent Promet e profesionalizuar per distribuim.


== Historia ==nje nder historit qe vendasit do mbajn mend eshte rushi i fshatit bojan

Daut Sulejman Dauti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(1913-1944)

Atdhetari, luftëtari,dëshmori dhe heroi kombëtar i Dërvendit të Shkupit,Daut Sulejman Dauti ,lindi me 28 nëntor 1913 ne fshatin Bojanë te Shkupit nga një familje e njohur patriotike shqiptare nga Shkupi .Gjyshërit e tij ,Rexhepi dhe Feleki,ishin bylikbashllarë(bab e bir) ,kishin këtë titull te lartë ushtarakë dhe mbanin edhe dhomën e tyre të njohur ne Bojanë “Oda e bylikbashllarëve”.Në këtë dhomë bëheshin konsulltime,analiza dhe organizimin e popullit shqiptarë për çlirimin e tyre nga robëria shekullore nga turqit: po edhe bënin intervenime të shpejta kur egërsoheshin xhandarmeria turkene Dërvend.Feleku dhe Rexhepi, babë e bir,organizuan luftën në Dërvend kundër turqëve ,duke iu bashkuar drejtuesit të kryengritësit te madh Dervish Carës .Bylikbashllarët shqiptarë u hodhën në ketë lufte mbarë kombëtare me një zemër luani dhe ne lufte e sipër kunder turqëve ranë dëshmorë babë e bir Rexhepi dhe Feleku .Feleku e la pas birin i tij fare foshnjë me emrin Daut .Dauti u rrit nën mbykeqyrjen e dajës dhe kur i mbushi 17 vjet,paria e fshatit Bojanë e emerojnë “Kryeplak Katundi”,që e shtyu ta ndihmojë organizimin e popullit shqiptarë kundër sundimit osman,Një hap të këtillë ,ai e bëri në bashkëpunil me shumë ithtarë te LIRISË KOMBËTARE SHQIPTARE ,po edhe duke kontaktuar me LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT,nëpërmjet Ibrahim Qehës nga fshati Matkë të Shkupit .Dauti ,ashtu si dhe babai i tij dhe gjyshi Rexhepi dhe Feleku ,organizoi Dërvenasit për të marë pjesë ne luftë për çlirimin e tyre nga robëria.Dauti,për dallim nga të parët e tij , mbeti dhe rriti 9 vajza dhe djalin e vetem Sulejman.Sulejmani i cili trashëgoi patriotizmin kombëtar shqiptarë nga të parët e tijn,u bë një nder nacionalistet më të rryer nga kjo anë.Bajram Curri ,Sulejmanin e kishte krah të djathtë për Dërvendin dhe rethinë .Nëpermjet Sulajmanit Bajram Curri shpërndante armë në Dërvend ,e cila ishte detyra kriesore e Plakut të Maleve.Në të njejtin nivel Sulejmani pat kontaktuar edhe me Isa Boletinin dhe së bashku me shumë Dervenas morën pjesë në luftën kundër pushtetit osman,mrëpo fatkeqësisht Dërvendi i tij mbeti ne një robëri te re të quajtur Sërbi.Kështu që ,Sulejmani si edhe babai i tij ,iu përkushtua familjes së vet,dy vajzave Adiles dhe Zymbiles dhe katër djemve:Ramizit,Ilazit,Naipit dhe Dautit(i cili mban emrin e te jatit të tij).Si djemtë ,poashtu edhe vajzat e tij mbanin në gjak atdhedashurinë .Të katër vëllezërit gjithmonë ushqeheshin me atdhedashurinë.Nga kjo dashuri për popullin e vet,ra sakrifica e vëllai(djali i dyte i Sulejmanit)Ilazi,i cili punonte në shkollën e fshatit Bojanë.Meqe,në këtë shkollë jepte mësim mësuesi Boro Alaksiq(më vonë Aleksievski),i cili ishte një komunist i përbetuar,po ky Boroja me bashkëpunëtoret e tij ia kurdisën edhe vrasjen e tij ne gjumë me ndihmen e spiunëve shqiptarë.Të tre vëllezërit tjerë u egërsuan eshe më shumë ndaj komunistëve.Ky ishte edhe një shkak më tepër që të organizojnë kryengritje të armatosur kundër komunistëve maqedonaso-jugoslavë dhe sahanlëpirësve shqiptarë,kështu që Së bashku me patriotët Dervenas ata i pushtuan të gjitha malet e Shkupit deri te Ura e Sarait.Kjo luftë gjithpërfshirëse,betejen e saj më të njohur e ka ne lumin Treska ,mu te fshati Gllumovë të shkupit .Në këte vend u përqëndruan edhe forcat e Xhemë Hasë Gostivari,që komandonin edhe shumë kapedanë të tjerë me brupet e tyre,një ndër ta ishte edhe Kapedan Memish Bukoviqi nga Shkupi.Daut Sulejman Dauti,gjithmonë gjindej ne vijën e parë të frontit.Gjatë këtyre luftimeve gjithmonë vullnetarët shqiptarë (siç quheshin forcat e armatosura shqiptare),dilnin si fitimtarë,ashtu që shpesh ndodhte që focat komuniste te dëboheshin përtej Kodrës së Lisit(Vodnës)dhe përsëri ktheheshin ne qendër ,pra ne Gllumovë ku e kishin vendtubimin dhe merrnin urdhëra te reja .Këtu ,takoheshin me vullnetarët e tjerë ,që luftonin në Karadak të Shkupit.Aksionet e luftës vazhdonin.Dhe kjo luftë e organizuar mirë kundër komunistëve te cilët i shkatëruan keq sa që dolën ne maje te Lisit të Madh dhe rane ne fshatrat tjera shqiptare të Karshiakës duke i çliruar një nga një .Kur e panë partizanët këtë force të vullnetarëve shqiptarë,komandanti i brigadës 12 partizanekomuniste,kërkoj marëveshje.Në këte Marëveshje që u bë në fushë të gjërë në Karshiakë ,në të cilën vend arritën 5 veta nga radhët e partizanëve dhe pesë nga vullnetarët shqiptarë ,e që ndër këta 5 veta ishin edhe kapedan Memishi dhe Daut Sulejman Dauti.Në këtë takim,nuk arrit asnjë marrëveshje,përkundrazi bandat partizane tentuan që ti vritnin grupin 5 anëtarësh të vullnetarëve shqiptarë.Në këtë moment,Daut Sulejman Dauti ,duke e kuptuar tradhtinë e banditave partizanë ,të parin i cili tentoj te gjuaj me automatik ndaj grupit shqiptarë e vret ne vend,sepse deshi që ti pres ne besë.Për ta ndal gjakderdhjen e mëtutjeshme komandanti i baditëve partizan që e udhëhiqte këte grup anëtarësh të tyre ,ngriti dorën për paqë ,duke e pranuar fajësinë e partizanit që tentoj ti vriste vullnetarët shqiptarë,vendosi që të ndahen,mirëpo kerkuan që të takohen përsëri.Këtyre fjalëve ,Daut Sulejman Dauti që në fakt udhëhiqte me grupin,komandantit të bandave partizane iu drejtua:Ju nuk keni besë…të gjithë Ju komunistët e keni zakon prerjen në besë siç ishte edhe ky(duke shikuar partizanin e vrar),pra marëveshja Juaj u pa në këtë takim që tentuat të na vritni në besë .Më pasta Daut Sulejman Dauti me shokët e tij kthehen ne çetat e tyre ne Qendër,duke mos u dakorduar në asgjë me forcat armike .Në mbrëmje të asaj dite Dauti kthehet në shtë pi,e me të e marrë vesh që ka ardhur Dauti atë natë në Bojanë ,të afërmit e tij dhe miqtë e tij e mbushën odën e madhe të familjesh Dauti (asajkohe Sulejmani).Daut Sulejman Dauti,u tregonte për ngjarjet më të reja ,për tentimin e mareveshjes,por edhe për tentimin e tyre për ti vrarë që të gjithë antarët e grupit negocues të vulnetarëve shqiptarë nga Dërvendi.Në më ngjesin e e asaj vjeshte te vonshme ,të vitit 1944,po sa u zgjuan vëllezërit,ku nëna Metllahe,e kishte përgaditur mëngjezin,e shtroj sofrëndhe filluan te hanë buke.Edhe duke ngrëne bukë ,nuk kaloi kot ,pa mos përseritur luftën ne Gllumove ,kundër komunistëve apo shkijeve të pa fe Mirëpo,sa u ngritën nga sofra ,krisi belaja ndërmjet vëllezërve ,se kush prej tyre do të shkoje ne betejat e reja .Kur dëgjoj nëna Metllahe se pse po hahen te tre vëllezerit(Naipi,Ramizidhe Dauti°u tha:Oh,Lum nana që ju ka ,shkoni të gjithë ,e luftoni ata te pa fe.Të tre djemtë u shtangën nga guximi i nanës se tyre ,dhe ashtu të befasuar,Naipi iu kthye nënës :Po,mos nënë,ne po shkojmë të gjithë ,por tash kemi vetëm një pushkë ,e kur të bëjme me shum pushkë ,shkojmë të gjithë .Na rrofsh sa malet moj nënë që edhe ti na jep krah për ta mbrojtur secillin pëllembe te tokave shqiptare.Mirëpo ,sot do të shhkoj une në luftë ,sepse Dauti është i lodhur që sa ditë vetëm ai po lufton prej nesh.Dauti,duke e shfritëzuar këtë qetësi të cilën e kishte krijuar nënä e tij,pa një pa dy ,meqe e kishte pushkën ne krah,u përqafua me nënën ,i përshëndeti vëllezërit Naipin dhe Ramizin,me gruan e tij dhe me fëmijët e vegjël të Ramizit( Nexhbiun,Rizahin,Arifin dhe Shafiun)dhe fëmijët të tjerë që rrinin para derës së shtëpisë ,dhe rrugës i mblodhi edhe shokët e tjerë nga Bojana që të gjithë shkuan nëpër çetat e veta ,edhe Dauti me shokët e tjerë pritnin momentin kur do te duhej të sulmonin përsëri fircat e armikut.Atë ditë bandat partizane kishin kaluar Lisin e Madh dhe ishin afruar urës se Shishovës me tendence që te kalonin në anën e tyre.Daut Sulejman Dauti me çetën e tij,ishte i pari që u vërsulen në sulm kundër forcave partizane .Kështuqë duke i çliruar fshatrat një pas një arritën te hyjnë thellë në Karshiakë .Kështu i çliruan fshatrat Barovë ,Satapetkë dhe Çiflik .Kur e kaluan fshatin Çiflik sipas luftëtarit Faik Hasan Kovaçit ,kështu që luftëtarët shqiptarë filluan te terhiqen.Me këtë rast Daut Sulejman Dauti ,mbeti me shkoët e tij në vijën e frontit dhe ra heroikisht ne mbrojtje të shokëve te vet.Shokët nga çeta e Daut Sulejman Dautit,kur e panë që i pari i tyre rra heroikisht në këtë betejë ,me një furtunë plumbash i zbrapsën forcat armiqësore dhe e tërhoqën trupin e Dautit.Meqe,Dauti e kishte dhënë amanetin e vet,në atë rrëmujë plumbash përmes ritualit islam dhe flamurit kombëtar shqiptarë e kishin me veti e varrosën diku neë malet e Dobri Dollit afër fshatit Çiflik të Karshiakës.Me humbjen e Daut Sulejman Dauti nuk humbi vetëm çeta e tij të cilën e drejtonte ai ,por humbi në peshë edhe lëvizja e vullnetarëve të Dërvendit ,të ciletme aq entuziazëm dhe sinqeritet kishin rrokur armët që të mbronin tokat shqiptare të Shkupit nga bandat partizane që i udhëheqnin shkijet.Kur vullnetarët u kthyen në Qendrën kryesore të Dervendit në Gllumovë ,kapedani i tyre (për te cilin nuk edim cilli ka qen Memish Kapedani apo ndonjë tjetër)mbajti një fjalim të shkurtër duke i njoftuar te gjitha çetat ai potencoi;Sot,ne humbem patriotin ,luftëtarin dhe dëshmorin e kombit Daut Sulejman Dautin ,megjithatë ai nuk ka vdekur ,sepse ai gjithmon do të jetë me përpjekjet tona për lirinë të tokave shqiptare.Ne,na mbetet që të vazhdojmë amanetin e kryeheroit tonë kombëtar nga Dërvendi,Daut Sulejman Dauti.Lavdi.Familja ,Dauti (atëherë Sulejmani),vazhdoi patriotizmin e vet edhe më vonë ,kur në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare Ramizi dhe Naipi së bashku me kushëririn e tyre Sefë Ajdinin vepruan në formën e “treshit”Edhe pse ,përafërsisht ,dihet varri i Daut Sulejman Dautit,me saktësi nuk ështe shënuar për shkak të luftës dhe kohës së gjatë të kaluarfamilja Dauti perkundër perpjekjeve ta gjej varrin me saktësi ,nuk ka arritur ta gjej ,edhe për shkak të thashethënieve që dallojnë në vërtësine e varrit.Si varianti më i sakte mendohet që të jetë territori i quajtur Dobr Doll në Karshiakën e Shkupit. P.S. Tash,kur më duhet të ndërtojmë historinë kombëtare në bazë të të vërtetave historike,propozoj që shkolla e fshatit Bojanë të mbaj emrin “DAUT SULEJMAN DAUTI”ne shenjë respekti atdhetare që e flijoi jetën e tij po për këtë fshat dhe për Shkupin e lirë.


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hulumtimet onomastike në Dërvendin e Shkupit, Vebi Rustemi, Derveni.Com[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]