Deep Purple

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Deep Purple' është një grup anglez hard rock, i krijuar në Londër në vitin 1968. Së bashku me Led Zeppelin dhe Black Sabbath, janë konsideruar si pionierët e heavy metal dhe hard rock. Grupi ka kaluar plot ndryshime gjatë karrierës së tij, mes të tjerash dhe ndarja e grupit për 8 vjet dhe dy ribashkime. Pas kryesimit të toplistave të hitparadave botërore, në vitin 1976 vjen ndarja, për tu bashkuar sërish pas 8 vjetësh në vitin 1984. Emra këngëtarësh kanë hyrë e kanë dalë nga grupi, por momentalisht banda përbëhet nga Ian Gillan, vokalist, Steve Morse në kitarë, Don Airey në tastierë, Roger Glover në kitarë bass dhe Ian Paice në bateri. Disa nga albumet e tyre janë Machine Head, Deepest Purple, Burn, Fireball, Perfect Strangers, etj.

Ian Gillan ka lindur në Londër në vitin 1945. Përveçse i njohur si vokalisti i Deep Purple, ai njihet edhe përmes grupit Black Sabath. Gjithashtu ka interpretuar rolin e Jezu Krishtit në rrok-operën e kompozitorit Andrew Lloyd Webber "Jesus Christ Superstar". Edhe pse me një vokal të jashtëzakonshëm operistik u bë i njohur kur nisi të këndojë rrok.

Ritchie Blackmore ka lindur në vitin 1945. Është kitarist i njohur, një ndër themeluesit e Deep Purple. Përpara se të bëhej pjesë e grupit ka performuar me artistë të njohur dhe të tjera bandamuzikore. Është një nga krijuesit kryesorë të këngëve të grupit, sidomos gjatë periudhave 1968-1975 dhe 1984-1993.

Jon Douglas Lord ka lindur në vitin 1941. Është kompozitor dhe pianist. Ka qenë anëtar i shumë grupevemuzikore, që nga Deep Purple, Whitesnake, Paice, Ashton & Lord, The Artwoods dhe Flower Pot Men. Është i njohur për mënyrën e veçantë të të kompozuarit dhe tingujt e veçantë blues-rock. Në vitin 1968 krijon grupin Deep purple. Është larguar dhe kthyer sërish në grup.

Roger Glover ka lindur në vitin 1945 pranë Brecon në Uells Wales dhe në moshën 10-vjeçare vendoset në Londër me familjen. Që herët fillon të shfaqë interes për muzikën rrok dhe në moshën 13- vjeçare nisi të mësonte kitarën. Është krijues i disa grupeve si Madisons, Episode Six.

Ian Anderson Paice ka lindur në vitin 1948 në Nottingham në Angli dhe u bë i njohur si baterist i grupit Deep Purple.Ai është i vetmi anëtar i bandës që vazhdon të performojë me bandën. Muzika e tij është e ndikuarnga ritmet swing dhe jazz. Karakteristikë e tij është të luajturit me dorën e majtë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shades of Deep Purple (1968)
  • The Book of Taliesyn (1968)
  • Deep Purple (1969)
  • Deep Purple in Rock (1970)
  • Fireball (1971)
  • Machine Head (1972)
  • Who Do We Think We Are (1973)
  • Burn (1974)
  • Stormbringer (1974)
  • Come Taste the Band (1975)
  • Perfect Strangers (1984)
  • The House of Blue Light (1987)
  • Slaves and Masters (1990)
  • The Battle Rages On... (1993)
  • Purpendicular (1996)
  • Abandon (1998)
  • Bananas (2003)
  • Rapture of the Deep (2005)
  • Now What?! (2013)
  • Infinite (2017)
  • Whoosh! (2020)
  • Turning to Crime (2021)