Hard rock

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hard rock (ose Heavy rock) është një nën-zhandër i muzikës rock që ka zanafillën nga mesi i viteve të 60ta. Kjo muzikë bëhet duke ekzekutuar me instrumente si kitarë elektrike, bas kitarë, bateri dhe të shoqëruara shpesh me piano dhe tastierë.

Hard Rocku u zhvillua dhe u popullarizua në një formë shum të madhe në vitet e 70ta, me grupe si The Jimi Hendrix Experience, Led Zeppelin, Deep Purple, Aerosmith, AC/DC, dhe Van Halen, ndërsa kulmin e arriti në gjysmen e dyt të viteve të 80ta. "Glam metal" bendet tjera si Bon Jovi dhe Def Leppard si dhe tingujt e Guns N' Roses kanë ndjekur me sukses shum të madh në pjesën tjeter të kësaj dekade, para se të humbte popullaritetin me suksesin komercial në vitet e 90ta. Pavarësisht nga kjo, shumë bende kan futur tinguj të hard rock-ut dhe pas vitit 2000 erdhi sërish një interesim nga disa bende, të cilët bënë përpjekje për ta ringjallur (Hard Rock-un), që përseri sjellën frymë të këtij zhandri.

Definicioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Hard rock-u është një formë e muzikës rock që karakterizohet me zë të lartë dhe agresiv. Kitara elektrike shpesh është më e theksuar, përdoret me "distortion" si dhe efekteve të tjera, si një instrument për ritme të përsëritura në shkallë të ndryshme, dhe si instrument solo. Tek bateritë karakteristike është të fokusohet në ritëm, goditje të forta të bas-daulles, nganjëherë duke përdorur cembalet për theksim. Kitara bas punon në bashkpunim me bateritë, herë pas here duke luajtur ritme, por zakonisht duhet të përputhet me ritmin dhe kitaren. Këngëtarët mund të këndojnë me zë të ulët, të ashpër, ose zë ulëritës apo bërtimë, nganjëherë në një gamë shumë të lartë, por edhe zë falso.

Në fund të viteve të 60ta termi "heavy meta" është përdorur si zëvendësues i Hard Rock-ut, por gradualisht ky term filloi të përdoret për të përshkruar muzikën me volum dhe intensitet edhe më të madh. Ndërsa hard rock-u mbeti me identitetin e "rock and roll".

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjina (vitet e 60-ta)[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi Cream

Në mes të viteve të 60ta, rock grupet amerikanë dhe në veçanti ato britanike filluan të ndryshojë rock and roll-in, duke shtuar pjesë nga zhandri blues, tinguj të ashpër, rifa të ashpëra me kitarë, bateri bombastike dhe vokal me zë të lartë. Format e hershme të hard rock-ut mund të dëgjohet në versionin e The Kingsmen të këngës "Louie, e Louie" (1963), që ishtë plotësisht me standardet e hard rockut, dhe këngën me ritëm dhe bluz e bërë nga britanikët si "You Really Got Me" nga The Kinks (1964), "My Generation" nga The Who (1965) dhe "Satisfaction (I Can't Get No)" (1965) nga Rolling Stones. Nga fundi i viteve të 60ta ky lloj zhandri u nda në "Hard Rock" dhe "Soft Rock".

Të parët që bënë "Blues-Rock" ishin: Cream, Jimi Hendrix Experience dhe Jeff Beck Group. Cream në këngët e tyre si "I Feel Free" (1966) kishin kombinuar bluz-rock me pop, veçanërisht me rifa dhe solo kitarë nga Eric Clapton. Jimi Hendrix bënte një formë të blues-rock të përzier me psychedelic-rock, ku kishte kombinuar elementet nga blues, jazz dhe rock and roll. Prej vitit 1967 Jeff Beck solli me kitarë të gjëra të reja të virtuozitetit teknik dhe zhvendosi blues-rock-un në drejtim të "heavy rock-ut" me bendin e tij, The Jeff Beck Group. Dave Davies nga The Kinks, Keith Richards nga Rolling Stones, Pete Townshend nga The Who, Hendrix, Clapton dhe Beck të gjithë këta filluan përdorimin e efekteve të reja në kitarë. Edhe The Beatles u përpoqën për të prodhuar këngë në stilin e ri të hard rock-ut, duke u përpjekur për të krijuar një nivel më të madh të zhurmës se sa The Who, nga albumi me emrin "The Beatles" (1968) (i njohur si "White Album") e më tej, duke vazhduar me "Helter Skelter". Disa kritikë e lavdëronin punën e tyre ndërsa disa e cilësonin si të turpshme.

Në fund të dekadës doli në skenë grupi Led Zeppelin që bënë ndryshim të muzikës hard rock, të cilët përzien muzikën rock nga bendet e hershme me një formë më agresive të blues rock-ut me dy albumet e para "Led Zeppelin" (1969) dhe "Led Zeppelin II" (1969). Gjithashtu edhe Deep Purple, të cilët arritën të pëparojnë në treg me albumin e tyre të katërt "In Rock" (1970). Gjithashtu i rëndësishëm ishte albumi i grupit Black Sabbath "Paranoid" (1970), i cili kishta rifa të kombinuara në kitarë. Të tre këto grupe njhet si shumë të rëndësishme në zhvillimin e muzikës hard rock, por ku metali filloi ta theksoj edhe më shumë intensitetin e muzikës, me bendet si Judas Priest të ndjekur nga Black Sabbath bënin muzikë më të "frikshme dhe kërcënuese", hard rock-u u mundua që të vazhdojë të mbetet më i pasur.



Përhapja (vitet e 70-ta)[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi The Who në vitin 1975.

Në fillim të viteve të 70ta Rolling Stones zhvillun hard rock-un duke lansuar albumin "Exile on Main St." (1972). Fillimisht kishin marrë kritika të ndryshme, ku sipas kritikut Steve Erlewine ku tha se ky "konsiderohet përgjithësisht si albumi më i mirë i Rolling Stones". Ata vazhduan të ndjekin tingujt me rifa të rëndë në albumet duke përfshirë albumet si "Only Rock n' Roll" (1974) dhe "Black and Blue" (1976). Led Zeppelin filloi të përziejnë elemente të folk muzikës në hard rock-un e tyre në albumet "Led Zeppelin III" (1970) dhe "Led Zeppelin IV" (1971). Ky i fundit përfshinte këngën "Stairway to Heaven", e cila do të bëhet kënga më e dëgjuar në historinë e albumeve në radio. Deep Purple vazhduan në "definimin" e hard rock-ut, sidomos me albumin "Machine Head" (1972), që përfshinte këngët "Highway Star" dhe "Smoke on the Water". Në vitin 1975 kitaristi Ritche Blackmore u largua nga Deep Purple, duke formuar grupin e ri Rainbow dhe më pas u bë shpërbërja e grupit një vit më vonë, ku këngëtari David Coverdale formoi grupin Whitesnake.

Grupi Kiss

Në Britani grupet e reja, përfshirë ate Free, të cilët lëshuar këngën e tyre "All Right Now" (1970), këngë e cila kishte marrë famë të madhe në radio si në Britani të Madhe ashtu edhe në SHBA. Pas shpërbërjes së grupit në vitin 1973, këngëtari Paul Rodgers iu bashkua supergrupit Bad Company, të cilët lansuan albumin me të njëjtin emër (1974) album i cili u bë një hit ndërkombëtar. Bendi skocez Nazareth lansoi albumin e vet me po të njejtin emër, në vitin e debutimit të tyre 1970, duke prodhuar një përzierje mes hard rock-ut dhe pop-it që do të rezultonte me shitje shumë të madhe, pastaj "Hair of the Dog" (1975), album i cili përmbante baladën "Love Hurts". Përzierja e hard rock-ut dhe rock-ut progresiv, evidente në veprat e Led Zeppelin dhe Deep Purple, janë ndjekur nga bende të tjera si Uriah Heep dhe Argent. Duke pasur një sukses vendor në fillim të viteve të 70a, Queen, pas lansimit të "Sheer Heart Attack" (1974) dhe "A Night at the Opera" (1975), fituan edhe famë ndërkombëtare me një muzikë që përdorte vokal të shtrirë dhe kitare si dhe hard rock të përzier me heavy metal, progressive rock, madje edhe me opera. Kjo e fundit u përdor në këngën "Bohemian Rhapsody", këngë e cila qëndroi si numër një në top-listat në Britani të Madhe për nëntë javë.


Epoka e "Glam Metal-it" (vitet e 80ta)[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të viteve të 80ta u pa një numër i madh ndryshimesh në grupet e hard rock-ut, duke përfshirë vdekjen e Bon Scott, këngëtari kryesor i AC/DC, dhe John Bonham, bateristi i Led Zeppelin. Led Zeppelin u thyen pothuajse menjëherë, derisa AC/DC regjistroi albumin "Back in Black" (1980) me këngëtarin e tyre të ri, Brian Johnson. Ai u bë albumi i pestë më i shitur në të gjitha kohërat në SHBA dhe albumi i dytë më i shitur në botë. Nga Black Sabbath ishte larguar këngëtari Osbourne Ozzy në vitin 1979 të cilin e zëvendësoi Ronnie James Dio, dikur këngëtar tek Rainbow, duke i dhënë grupit një tingull të ri dhe një periudhë me kreativitet dhe popullaritet duke filluar me albumin "Heaven and Hell" (1980). Ndërsa Osbourne filloi një karrierë solo me "Blizzard of Ozz" (1980), në bashkpunim me kitaristin amerikan Randy Rhoads.

Grupi Van Halen

Disa benda si Queen, u larguan nga hard rock-u dhe fillian të lansojne muzikë pop rock, ndërsa të tjerët, duke përfshirë Rush me "Moving Pictures" (1981), filluan të kthehen në tingujt e hard rock-ut. Krijimi i thrash metalit, që ishte një përzierje mes heavy metalit dhe elementeve të punk hardcore nga viti 1982, veçanërisht nga Metallica, Anthrax, Megadeth dhe Slayer, ndihmoi për të krijuar metalit ekstrem dhe më pas filluan ta heqin këtë stil nga hard rock-u, edhe pse një numër i këtyre grupeve apo anëtarëve të tyre do të vazhdonin për të regjistruar disa këngë të afërta me tingujt e hard rock-ut. Grupi Kiss u larguan nga tingujt e hard rock-ut duke vazhduar me pop metal: Në vitin 1983 nxorrën albumin "Lick It Up" duke i hequr maskat dhe duke zbuluar fytyrat, dhe më pas vazhduan edhe me tinguj nga glam metali në vitin 1984 lansimin e albumit "Animalize", ku të dy albumet shënuan një kthim në suksesin komercial. Pat Benatar ishte një nga gratë e para që arriti sukses komercial në hard rock, në tre prej 5 top albumeve në mes të viteve 1980 dhe 1982.


Grunge dhe Britpop (vitet e 90ta)[redakto | redakto tekstin burimor]

Hard rock-u hyri në vitin 1990 si një prej formave dominuese të muzikës komerciale. Grupi AC/DC nxorri albumin "The Razors Edge" (1990), Guns N' Roses "Use Your Illusion I" dhe "Use Your Illusion II" (të dyja në vitin 1991), Ozzy Osbourne "No More Tears" (1991), dhe Van Halen "For Unlawful Carnal Knowledge" (1991) ekspozuan këtë popullaritet. Për më tepër, Black Crowes lëshuan albumin e tyre debutues, "Shake Your Money Maker" (1990), i cili përmbante një tingull blues, rock klasik të cilët shitën pesë milion kopje.

Grupi Rush

Derisa këto bende të hard rock-ut arriten të mbajë suksesin dhe popullaritetin në fillim të dekadës, alternativat në hard rock kishin arritur sukses të madh në formën e grunge në SHBA dhe Britpop në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u vërejt veçanërisht pas suksesit të albumit "Nevermind" nga bendi Nirvana (1991), të cilët kishin kombinuar elementet e punk hardcore dhe heavy metalit, që u bë me përdorimin e distirtion-t në kitarë, fuzit, duke trajtuar tema të errëta në tekste. Edhe pse shumica e bendeve grunge kishte një tingull që ishte në kontrast të madh nga hard rock-u, një pakicë, duke përfshirë edhe Pearl Jam, Alice in Chains, Mother Love Bone dhe Soundgarden, ishin fuqishëm më të influencuar nga vitet 1970 dhe 1980 në rock dhe metal, ndërsa Stone Temple Pilots arritën të kthejnë alternative rock-un në një formë të stadium rock. Megjithatë, të gjitha bendat grunge i shmangeshin kësaj, (që lidhet veçanërisht me glam metal). Në Britani, Oasis ishin të pazakonshëm në mesin e bendeve Britpop në mes të viteve 1990 duke inkorporuar një tingull hard rock.

Mbijetesa dhe ringjalljet (nga viti 2000-prezent)[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi Aerosmith

Disa hard rock bende nga vitet 1970 dhe 1980 arritën karriera tejet të suksesshme në këngët e incizuara. Bon Jovi ishin ende në gjendje për të nxjerrur një hit në treg duke lansuar "It's My Life" këngë kjo nga albumi Crush (2000), ndërsa bendi AC/DC lansoi albumin "Stiff Upper Lip" (2000). Aerosmith gjithashtu lansoi një album i titulluar "Just Push Play" (2001). Gjithashtu u bënë ribashkime e ndërrime duke filluar nga Van Halen (me Hagar në vitin 2004 dhe pastaj Roth në vitin 2007), The Who (në fund të vitit 2002 me vdekjen e basistit John Entwistle deri në vitin 2006) dhe Black Sabbath (me Osbourne 1997-2006 dhe Dio 2006-7) dhe madje edhe një performancë nga bendi Led Zeppelin (2007), me personel të renovuar nga epokat e mëparshme.

Grupi Bon Jovi

Përveç kësaj, supergrupet hard rock, të tilla si Audioslave (me ish-anëtarët e Rage Against the Machine dhe Soundgarden) dhe Velvet Revolver (me ish-anëtarët e Guns N' Roses, ish antarët e punk bendit Wasted Youth dhe ish-këngëtari i Stone Temple Pilots, Scott Weiland), të cilët me përvojën e tyre shfaqën mjaft sukses. Megjithatë, këto bende ishin jetëshkurtër, duke i dhënë fund në vitin 2007 respektivisht 2008. Albumi i shumëpritur nga Guns N' Roses, "Chinese Democracy", u lansua përfundimisht në vitin 2008, por dështoi të arrij afër suksesit të viteve 1980 të grupit dhe në fillim të viteve 1990. Me më shumë sukses, AC/DC lansoi albumin "Black Ice" (2008). Bon Jovi vazhdoi të gëzojë sukses, me muzike country, ku nxorrën këngën "Who Says You Can't Go Home", që arriti numrin një në sondazhe në vitin 2006, si dhe rock/country albumi "Lost Highway", album i clili arriti të rradhitej në numrin një në vitin 2007. Në vitin 2009, Bon Jovi lansoi një tjetër album të suksesshem, "The Circle", i cili shënoi një kthim në hard rock-un e tyre.

Burimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Hard rock [1]